top of page

Me poezinë e poetit Nuhi Vinca


Dr Nuhi Vinca

Leximi i diskursit të mitit dhe legjendës

Me poezinë e poetit Nuhi Vinca


Dr Fatmir Terziu


Legjenda dhe mitikja si mesazh postmodern janë prej kohësh një ushqim poetik. Poezia, madje edhe vargjet e kategorizuara sipas kësaj, kanë këtë motiv në thelbin e pikëlidhjes artistike të mesazhit. Kështu trupi i mitologjisë greke, që bashkonte mitin dhe legjendën e antikitetit grek, është një arsye më shumë në vargun e poetëve. Në një nga poezitë e tij, Ismail Kadare shkruan: “Unë zjarrin nuk e volla nga perënditë për këto reklama lajkatare...” duke i dhënë një arsye më shumë filozofisë së përdorur herët prej poetit Nuhi Vinca, që të ndërtoj poezinë e tij “Prometeu s’pranon falje”.

Kjo poezi është në mesin e rreth tetëdhjetë poezive, shqip dhe anglisht të vëllimit poetik “Aty buzë liqenit” botuar nga “Rilindja” në Prishtinë në vitin 1986 dhe ribotuar nga “Jalifat Publishing” në Houston të SHBA-së në vitin 2009-të. Botimi në Amerikë u bë nën kujdesin e Ramiz Tafilajt, i cili shprehet në fjalën e botuesit: “Për hir të madhështisë së vjershërimit të po- etit nga Struga, Shtëpia Botuese Jalifat nga Teksasi sjell para lexuesve ribotimin,....Botimi është rishikuar për të përfshirë ato vargje të censuruara nga rregjimi komu- nist, si dhe është plotësuar me përkthime në anglisht”.

Duke parë si pikë determinante referimi pikërisht mitiken dhe ardhjen e saj nga legjendat, në këtë analizë do të sqaroj veçoritë e poezisë së Nuhi Vincës, në një këndvështrim mes lidhjeve të këtyre mesazheve me postmodernen në poezi. Së pari do të analizoj diskursin e gjërave dhe së dyti do të shtroj këndin e arsyes në poezinë e autorit.

Diskursi i mesazheve mes miti dhe legjendës

Në poezinë “Prometeu s’pranon falje” poeti citon: “ra në mendime Prometeu/nga shqetësimet tundej dheu...”. Dhe pastaj shtron se “Kanë vdekur perënditë/ ai rron si Perëndi/në çdo yll e në çdo dritë/vezullon një nur i tij”. Në të dy rastet pikëlidhja është me mitin dhe legjëndën. Është me Prometeun. Duke ditur se sipas mitit, Prometeu krijoi me baltë njeriun e parë, i cili me kohë, u shumëzua, që të mos i linte në mjerim dhe padi- je, shkoi te qerrja e zjarrtë e Diellit (Helios), vodhi një shkëndijë të cilën e vuri në një kallam dhe këtë burim të zjarrit hyjnor ua solli njerëzve, Kjo e bëri Zeusin të tër- bohet nga mëria, dhe të urdhërojë Pushtetin, Dhunën dhe Hefestin ta mbërthejnë Prometeun në një shkëmb në malet e Skithisë në Kaukaz. Këtu fillon dhe veprimi i tragjedisë që zhvillohet në atë vis të egër e të shkretë, ku nuk ka shkelur këmbë njeriu.

Derisa Prometeu është duke u ankuar për këtë ndëshkim të padrejtë, dëgjohet frushullima e flatrave të nimfave oqeanide, që vijnë nga larg për ta ngushël- luar së bashku me babanë e tyre, Oqeanin, i cili i shpreh keqardhjen e heroit dhe orvatet ta bindë që të pajtohet me Zeusin. Por Prometeu pranon më mire të vuajë se sa t’i përulet tiranit. Oqeani largohet. Prometeu i tregon korit të nimfave Oqeanide të mirat që i ka sjellë njerëz- imit. Ndërkaq vjen Ioja, viktimë e Zeusit, të cilën gruaja e tij, Hera, e kishte shndërruar në mëshqerrë dhe e kishte detyruar të bridhte nëpër botë pa gjetur kurrë prehje. Prometeu, i cili ishte i pajisur me dhuntinë profetike për të njohur të panjohurën, i paraflet Iojës për vuajtjet e tjera që ajo do të heqë, dhe se si nga fisi i asaj do të lindë një hero shumë i fuqishëm, i cili do të çlirojë Prometeun nga vuajtjet. Këtu krijohet nyja që lidh tragjedinë me pjesën e tretë të trilogjisë Prometeu i çliruar. Zeusi, i tër- buar nga qëndrimi i paepur i titanit, dërgon Hermesin për ta kërcënuar dhe detyruar t’I zbulojë të ardhmen, por Prometeu hesht. Heshtja e tij shpreh më shumë se çdo fjalë urrejtjen për tiranin. Atëherë Zeusi nuk du- ron më dhe e gjuan me rrufe Prometeun, i cili gropo- set bashke me shkëmbin ku ishte mbërthyer, në fund të dheut.

Pra Prometeu hesht! Heshti dhe gjatë madje edhe poeti Nuhi Vinca, që ashtu siç Tafilaj shkruan ai u cen- surua dhe u dënua nga komunizmi, që deshi që vetëm ai të ishte ashti si edhe Vinca shprehet “vezullon një nur i tij...”.

Ndërsa konflikti midis Prometeut dhe Zeusit ka një kuptim të thellë filozofik në të gjitha rrafshet e mendim- it njerëzor, poezia e Nuhi Vincës e transferon artistiki- sht këtë në një mesazh që pikëtakon postmodernen në mesazhëdhënien e gatuar nga miti dhe legjenda. Eskili përmes tij goditi tragjikisht për vdekje obskurantizmin dhe tiraninë, ndërsa Vinca i alarmoi ato me tërbimin nga vargu i tij filozofik.

Prandaj Prometeun e kanë quajtur “Shënjtin dhe martirin më fisnik në kalendarin filozofik”, dhe poetin Vinca jo më kot e cilësuan në SHBA me rastin e & mar- sit të atij viti kur u botua libri, si studiuesi ‘me punë të palodhshme gjysëmshekullore për letërsinë, arsimin, zhvillimin e gjuhës shqipe, si dhe frymëzimin e vazh- dueshëm të brezave të rinj të Kombit tonë”. Figura e heroit që pranon më mirë të vuajë e të durojë dhembjet më të tmerrshme, sa si t’i nështrohet Zeusit dhe ti shër- bejë si skllav, është dhënë në tërë madhështinë dhe kre- narinë e martirit kryengritës edhe në poezinë e Vincës.

Në fjalët e Oqeanideve që i thonë heroit se kur të çlirohesh ti, do të matësh në fuqi me Zeusin, poeti sheh mundesitë njerëzore për të sfiduar qiellin. Eskili e ka zbritur prometeun hyj në tokë, e ka humanizuar për të simbolizuar me të drejtësinë, arsyen njerëzore kundër arbitraritetit dhe pushtetit absolut të hyjnive: “Jeta jote do ndryshojë/një Sizif s’do mbetesh ti/të dërgova dhe Shën Pjetrin/dëgjon apo jo?”.

Me këtë shembull duket qartë diskursi i gjërave. Diskursi me të cilin Heidegger ndërtoi thelbin e tyre në poezi dhe fjalën e artit.

Këndi i arsyes

Është fjala për më të detajuarën e ardhur në syrin dhe veshin, gojën dhe mendimin që krijohet pas leximit tek lexuesi. Le të shohim poezinë “Para gjyqit të blasfe- muar”, një poezi që vjen në këndin “Kënga e moçme” dhe që autori ia kushton Migjenit. Poeti Vinca shkruan: “Gjithë natën mbrëmë të pashë sulmuar/nga hyjnitë- dreqnitë e zotat...”, dhe ne udhëtojmë larg me këngën e moçme. Udhëtojmë në kreshta kohërrash dhe në derte që lidhen me emrin Migjeni. Kuptojmë hyjnitë, fare qartë nga mitologjia dhe nënkuptojmë dreqin. Dreqi ose Djalli (greqisht Διάβολος, dhiavolos - nga e cila rrjedh fjala djall = “shpifës”, latinisht Diábolus) në shume fe është një qënie e mbinatyrshme që mishëron të keqen. Kjo qënie njihet edhe me shumë emra të tjerë si: Asmodai, Beelcebub, Lucifer, Mefistofel dhe Satan. Por, edhe kuptimin e zotave. Këtu poeti nuk na cilëson. Na lë një kënd të arsyes. Dhe ne rrëmojmë të gjejmë. Janë dymbëdhjetë zotat e Olimpit? Gjurmimi na shpie gjetkë. Para lindjes së filozofisë si një njohuri më racio- nale të të menduarit kolektiv, në Greqinë e lashtë An- tike, dominonte një sistem gjithëpërfshirës mitologjik, i cili funksiononte në mënyrë të përsosur, dhe për nive- lin e vetëdijesimit kolektiv të asaj kohe, ajo ka dhënë një kontribut të pakontestueshëm në të kuptuarit dhe interpretimin e të gjitha realiteteve me të cilat bal- lafaqohej shoqëria e asaj kohe. Pikërisht përmes këtij sistemi, që në shkencën tone të sotme analitike njihet si “perioda mitologjike e Greqisë Antike”, ata jepnin sqa-

rime meritore ekzistimit dhe veprimit të shumë fuqive dhe fenomeneve të ndryshme natyrore, dhe kjo mënyrë e të menduarit, ishte rrënjosur thellësisht në bindjen e tyre kolektive. Pas hyjnive të para dhe betejës së tyre të famshme me ciklopët dhe titanët, grekët e lashtë, u orientuan që t’i besojnë dhe nënshtrohen Zotave aktiv, të cilët, sipas cilësive, veseve dhe virtyteve, do të jenë më afërt qenieve njerëzore. Mu për këtë shkak, ata ishin të magjepsur me fituesit nga OLIMPI, të cilët, kanë qenë të bukur, madhështor dhe me shumë cilësi i ngjasonin qenieve njerëzore... Këta ishin të dymbëdhjetë hyjnorë nga OLIMPI. Që nga momenti kur këta kanë filluar të sundonin me qiellin dhe token, ata, në mes veti, e kishin të ndarë pushtetin, nderin,lavdinë ... Në këtë sistem të përsosur të kijerakisë hyjnore, çdo gjë ka funksionuar sipas dëshirës dhe vullnetit të pakontestueshëm të Zeusit.

Selia e tyre qendrore ka qenë në Olimp, malin më të lartë të Greqisë. Një ndër karakteristikat themelore e 12 Zotave të Olimpit, ka qenë, se ata gjithnjë i përmbush- nin premtimet e tyre...Shpesh vinin në mes të njerëzve të zakonshëm dhe aty krijonin pasardhës. Fëmijët e lindur nga martesat e përziera në mes të zotave dhe njerëzve trajtoheshin si gjysmë Zota dhe dispononin me aftësi të jashtëzakonshme. Zotat e Olimpit ushqeheshin me AMBROZION dhe pinin nektar, pije kjo që ishte dedikuar vetëm atyre...Po këta zota e poetit me se ush- qehen? Poeti na sqaron se ata “vrere e helme derdhnin si gotat: ta gozhdojmë blasfemistin/t’ia presim gjuhën/ t’ia nxjerrim sytë/me gurë ta mblojmë anatomistin/t’i humbet fara, të mos dalë i dytë...!” Dhe këtu këndi i arsye së poeti Vinca është më se i qartë. Aty përjetohet tërë mesazhi që vjen nga legjenda dhe mitikja në vargun e tij të mrekullueshëm e postmodern.

Epilogu

Nuk është e thënë të humbësh në listën e gjatë të poezive të tilla si “Dhe zemrës i vura një gur”; “Histori e unit tim...”; “Degë e këputur”; “Mbrëmë ta kam fshirë emrin nga kujtesa”; “Kur vjen një natë tetori”; “Fatamor- gana e mesnatës”; “Kalorësi ynë”; “Djepi i vazhdimësisë” e mjaft të tjera të gjesh të veçantën dhe postmodernen e vargun legjendë të poetit Nuhi Vinca. Mjafton gjuha, filozofia e tij, mjafton diskursi i gjërave dhe këndi arsyes së tij të lexohet gjatë e shumë gjatë brezave e breznive poezia e tij e mrekullueshme.

Ajo vjen erë Struge, Radolishte të pjekur e stinore të plotë. Nuhi Vinca ishte poet, shkrimtar dhe përkthyes nga Struga, Maqedoni. Ai lindi në vitin 1932 në Veleshtë të Strugës. Shkollën filore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen (normalen) në Shkup më 1953 kur e botoi dhe të parën vjershë për të rritur me titullin “Lamtumirë shkollë” në revistën “Zani i rinisë”. Ka kryer fakultetin filozofik. Dhjetë vite me radhë, që prej hapjes së Gjimnazit të Strugës, punoi si profesor në këtë institucion arsimor.

Tituj të veprave të tij “Dallgë jugu” - (1967); “Vrulle lirike” - (1971); “Aty buzë liqenit” - (1986); “Те guri i kufirit” - (2000); “Trilogji lirike” - (2003); “Sa gjuhë i di Danubi” - (1989); “Lirika popullore shqiptare e dashurisë” (Monografi shkencore) - (1989); IAP – Prishtinë; “Këngë të ndryshme popullore” (Në pesë pjesë), botim i IAP,Pr. - (1982); “Antologji e lirikës populloreshqiptare”-(2004);“Antologjielirikëspopul- lore shqiptare të dashurisë” - (2005); “Lirika popullore shqiptare në trevën e Strugës” (Studim Monografik) - (1992 dhe 2003) janë një arsye më shumë në leximin e duhur të këtij autori të kompletuar, me vlera të paërsërit- shme në mjaft kënde studimi.


106 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page