... atë ditë të rregullt
kur mungoi në bangën e sheshit
zogjtë, pëllumbat, kumriat e gjithë qytetit
me cicërimat dhe gugutë e tyre
e kërkuan
thërrime buke pritën nga ai...
...dhe nipërve e mbesave
atë ditë pa akullore
shëtitja me gjyshin dorëpërdore
sheshit të qytetit
sa shumë iu mungoi...
As zogjtë, as pëllumbat, as kumriat
as nipërit e mbesat,
s’do e shijojnë më
shoqërimin me te
as thërrime buke
as akullore në sheti
me gjyshin dorë për dore
nuk do të ketë më...
Lamtumira trokiti në derë
për ndarje të përherë...!
Gjyshi kur ikë
zogjve, pëllumbave e kumriave të qytetit
nipërve dhe mbesave
në zemër ju lë një pikë...
Si kujtim në lamtumirë
për njerinë e mirë...!
(s.z.)
תגובות