top of page

Mbyllim EDHE VITIN E TIJ 2020...


2020

VITI I AT GJERGJ FISHTES


-8o VJET-

1940 - 2020

AT GJERGJ FISHTA O.F.M.

ASHT MENDJA, ZEMRA E

SHPIRTI I

POPULLIT SHQIPTAR !

PLLAKAT NGA FRITZ RADOVANI (2019)


Vllazen e Motra Shqiptarë!


Me numrin e 69 viteve të jetës së pafund, të t’ Madhit


Mbyllim EDHE VITIN E TIJ 2020...


Tue falnderue shkrimtarët tanë për Veprat e Tyne: Zonjat dhe Zotnijtë, simbas rendit të botimeve të Tyne; dhe, të gjithë botuesit e Nderuem të Huej e Shqiptarë! Falnderoj të Nderuemit Perkthyesit e mëdhaj të Atyne Veprave të Përjetëshme që i kanë dhanë thesarit tonë t’artë të Letersisë sonë kombtare dhe asaj Botnore. Falnderoj të gjithë Ata të Huej dhe Shqiptarë, që kanë kontribue me shperndamjen e materialeve në njohje dhe kujtim të Perjetshem të Shkrimtarit tonë pashoq At Gjergj Fishta...


Kujtoj…

Sot, mbas 80 vjetësh:

Një vizitë në Tiranë...

Të At Gjergj Fishtës, tek

At Pjeter Meshkalla S.J.


AT PJETER MESHKALLA S.J.

(1901 – 1988) Grafikë nga F.Radovani.

Ishte viti 1965...

Kur At Pjeter Meshkalla më tregonte, se si pat shkue në shkollen e Jezuitve në Tiranë, per një vizitë...


Poeti Kombtar At Gjergj Fishta:


“Ishte pranvera e vitit 1940, nji ditë e bukur me diell kur At Gjergji erdhi me vizitue shkollen tonë në Tiranë. Nxanësit pa perjashtim ishin shumë të knaqun per këte vizitë prej Poetit të madh kombtar e aq popullor që ishte Ai. Kur hini n’ oborrin e shkollës At Gjergji, të gjithë njizani i uruene “mirseardhjen”!

Nxanësit hine nder klasa. At Gjergji kishte ardhë i veshun me zhgunin e Françeskanit e, në gjoksin e Tij, në krahun e majtë kishte vue nji flamur të vogel të Shqipnisë kuq e zi.

At Gjergji filloi vizitat prej klasave ma të ulta, tue i pershndetë me shumë knaqësi dhe, tue i urue që të rriten të vlefshem e të dijtun per familjet e tyne dhe per Atdheun...

Kur mërrijtem nder klasat e nalta, nji nxanës i kerkoi leje per me pyet, Ai ja dha lejen, dhe nxanësi i tha: At Gjergj, Ju keni në gjoks vetem nji Flamur, po a duhet të kishi edhe nji tjeter?

At Gjergji, Ju afrue mjaft afer nxanësit e, me nji knaqësi e tue buzqeshë, mbasi vuni gishtin e dorës së djathtë mbi Até Flamur në gjoksin e vet, i tha nxanësit me shumë dashamirsi:

“Ky asht Dybojshi i Gjergj Kastriotit, e unë këte Dybojsh të Skenderbeut, nuk e ndrroj me asnji tjeter!”

Si t’ i nepte kush komandën atyne nxanësve, brofne në kambë e njizani filluene me këndue:


Porsi fleta e Ejllit t’ Zotit

Po rrehë Flamuri i Shqypnis,

E thrret t’ bijt e Kastrijotit

Me mbledhë tok nder çetë t’ ushtris.

Bini, Toskë, ju, bini Gegë!

Si dy rrfé, qi shkojn tue djegë!

A ngadhnyesë a t’ gjith deshmorë!

Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!”

...

Të Nderuem lexues!

Le të vlejë kjo kujtesë e paharrueshme në prag të 2021:Vitit

AT PJETER MESHKALLA

ME RASEN E 120 VJETORIT

KUR ASHT Lé N’SHKODER

Melbourne, 28 Dhjetor 2020.

17 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page