top of page

MBRËMË MË THANË KUAJT…


NJË POEZI NGA MYSLIM MASKA

MBRËMË MË THANË KUAJT…

Mbrëmë në gjumë,

Një qiell i zi

Plot re, pa hënë:

Dy kuaj azganë

Rendin në univers,

Me mua dhe ty.

Xixat e patkonjëve

Mrekullojnë qiellin me yje

Me mirësi dhe dritë…

Në njërin kalë unë

Në tjetrin kale Ti.

Ku shkoni? – dëgjova një zë,

As unë as ti,

Nuk dimë asgjë,

Thanë Kuajt të ngashëryer… 2 shtator 2022, Athinë.

37 views3 comments

3 Comments


Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Sep 05, 2022

I nderuari Myslim, ashtu siç më thoshe, por edhe për shqetësimin tim i dërgova qysh dje një Email z.Sotir për të ditur rreth tij. Habitërisht nuk më është përgjigjur ende, duke më lënë shumë në merak. Përpiqu mos merr vesh gjë aty në Athinë ku ju e plot të tjerë të njohur banoni dhe më njofto sa më shpejt. Përqafime, K.Gjergji.

Like

mich.maska
Sep 03, 2022

I nderuar Z.GJERGJI

Faleminderit per komentin e mencur per poezine time: " MBREME KUAJT ME THANE"...

ka pak superlative!?...Mbase. Nuk jam kunder superlatives. " Atje ku duhet, duhet _ i tha Milingona - Elefantit te tregimi i famshem i Tolstoit". P.sh. ne ciklin tuaj, poezia "PERLAT" , eshte vertete nje perle qe i kalon kufijte e poezise shqipe per ngjarjet tragjike ne UKRAINE.

Faleminderit, suksese, Myslimi

P.S. Jam i shqetesuar per shendetin e mikut tone Sotir Athanasiu. Nuk kam as telefon as email te tij. Te lutem me njofto. Perqafime, Myslimi.

Like

Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Sep 03, 2022

Është i besueshëm ky teatër poetik me kuajt, të cilët i japin përgjigje dilemës, ngaqë autori e ka vendosur në ëndërr. Janë dy personazhe që përshkojn universin fizikë ose të dijes. Mund të jenë filozofë, prijësa idealistë a udhëheqës të shquar. Në atë rrugëtim historia njeh edhe plot e plot kalorës të tjerë të famshëm, ndër më të spikaturit Don Kishotin dhe Sanço Pançën. Misionet e tyre shpesh kanë përfunduar ashtu siç thonë kuajt. Duhet talent të shprehesh thjesht e bukur për gjërat me peshë.

Urime Myslim Maska!

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page