Për mbretëreshen e lashtë iliriane,Teuta, janë thurur e thuren legjenda pambarim, prej më shumë se 2300 vjet, nga lufta, kundër romakëve, të sprapsur në pushtim.
Teuta, ishte vajza e një mjekje të dëgjuar, që shëronte sëmundjet, me barëra bimore. Mbreti Agron kishte shkuar, për t’u shëruar, kur e pa, u mahnit me atë bukuri femërore.
Thuhet se ajo ishte e bukur, si zanë mali, gjatë luftrave, verbonte sytë e të huajve. E mençur si gjarpëri, guximtare si luani, kishte zemër burri, në krahëror gruaje...
Gruaja e mbretit Agron, me bukuri magjike, pasi mori fronin e burrit, që vdiq i helmuar, synoi të bashkonte, gjithë fiset e shumta ilire, në një shtet të vetëm, nga mbreti pa mbaruar.
Mbretëresha Teuta, si një grua ambicioze, arriti të bashkojë fiseve ilire, me të Dardanisë, krijoi shtetetin më të fortë, në Siujdhesën Ilire, zgjeroi kontrollin, gjer në Gjirin e Ambrakisë.
Mbretëria e Romës, synonte bregun e Adriatikut dhe i dërgoi një delegacion, me kërkesë të rreptë, të ndalte kusarët, që plaçkisnin tregtarët e trafikut, ndryshe, do ta ndëshkonte shumë rëndë në det.
Teuta e ofenduar, me atë arrogancë kërcënuese, dha udhër të vritej kryetari delegacionit romak. Gjatë kthimit për në Romë, me galerë lundruese, urdhri i saj, u krye me saktësi, po atë mesnatë.
Atëherë Roma për t’u hakmarrë, dërgoi 200 anije, me 20 mijë ushtarë legjionarë dhe 2000 kalorës. Sulmoi mbretërinë e Ilirisë, në gjithë pikat e kufijve, me një rrethim, njësoj si unazat, gishtave të dorës.
Komandanti i ushtrisë ilire, një i pabesë, dështak, me prejardhje nga brigjet detar të kolonisë greke, duke justifikur, se s‘i bënte dot ballë, sulmit romak, dorëzoi pa luftë Korfuzin, me tërë flotën e asaj pjese.
Atëherë Teuta u tërhoq në kështjellën e saj në Rizon, ku mblodhi gjithë trimat e paepur të shpatës e ushtës. Mbretëresha me heronjtë e vet, vijoi luftën deri vonë, kur disa prijsa fisesh, dolën kundër vazhdimit të luftës.
Teuta, dorëzoi fronin, por u përjetësua në histori,
me legjenda pa mbarim, deri në ditët tona të sotme.
E bekuar nga zoti, mos përsëritej tjetër me atë bukuri,
ajo mahniti edhe vet historinë, me bëmat e asaj kohe...
Comments