top of page

MBI MBYLLJEN E NJË LIBRARIE



Nga Timo Mërkuri

Në qytetin e Sarandës u mbyll libraria "LOGO", në pronësi të S.V. Arsyeja është shumë e thjeshtë, falimentim si pasojë e mosshitjed së librave.

Në morinë e falimentimeve të bisnesit të vogël në kohën e sotme, që u ngjajnë rrëzimeve massive dhe me rrokopujë të ndërtesave nga tërmeti , falimentimi i një librarie në një qytet të vogël si Saranda nuk dëgjohet pasi ai është në "cep" të ekonomisë së tregut. Veçse dallimi është shumë i duukshëm, nqse bizneset e tjera mbyllen si pasojë e konkurencës në shitje, kjo librari u mbyll si pasoje e mungesës së klientëve. Pas djegies se biblotekës së qytetit në vitin 1997, tani filloi dhe mbyllja e librarive. "Zot na ndihmo se asht tuj u errë" thoshte At Zef Plumbi.

Falimentimi i këtij biznesi çuditërisht gjëmoi me heshtjen e tij në qytetin e Sarandës dhe i bëri të mbanë frymën pezull një pjesë e madhe e banorëve të tij.

Banorët e Sarandës kanë qënë lexues të apasionuar të librave, bibloteka e qytetit, një nga më të frekuentuar në Republikë i ka patur antarë të saj pothuaj 80 përqind të të rinjve, 90 përqind e familjeve kanë patur bibloteka personale të që i pasuonin çdo muaj me tituj të rinj, blerë me lekët që i zbrisnin nga mirëqënia materiale. Të rinjtë dhe të rejat i kishin n jë gjë e zakonëshme diskutimet dhe debatet për librat dhe letërsinë, shkëmbimin dhe huajtjen e librave njeri tjetrit dhe bashkëshortia e S. V., një punonjëse e apasionuar e librit në ish biblotekën e qytetit ishte jo vetëm një nxitëse e tyre në lexim librash por edhe një bashkëbiseduese vizionare dhe pasionante. Mund të themi se pikërisht passioni i saj e orientoi familjen në ekonominë e librit.

Veçse koha ndryshoi me hapa të shpejta, rinia e qytetit iku në mërgim dhe banorët e rinj që erdhën nuk shfaqën atë interesim për ushqim kulturor e dije që kishte traditë qyteti pasi kishin nevojë të plotësonin mungesa të tjera, më konkrete dhe afatshkurtëra. S. V. ndërkohë investonte fitimet dhe kursimet familjare për zgjerimin e bisnesit me shpresën se koha do sillte rininë te dyert e librarisë së tij, por rinia kalonte para librarisë me kokën ulur mbi celularë, duke menduar se aty ishte ushqimi intelektual i kohës modern. Dikush duhet tu thoshte se libri ishte i pazvëndësueshëm në ushqimin e moshës së tyre, ai përmbante kripërat dhe vitaminat e domosdoshme të zhvillimit të intelektit. Mëssuesit nuk jua thoshnin për arsye se dhe ata vetë kishin probleme anemie intelektuale, prindërit mjaftoheshin me notat kaluese që shihnin në dëftesat e fëmijve të tyre, shumica e të cilave ishte si refleksion i dhuratave të shtatë marsit, Në këtë mënyrë nxënësit dilnin në jetë si ata të sëmurët nga sytë shihnin kundër dritës së diellit të gushtit.

S. V. blinte libra te entet botuese me shpresën se do ti shiste në qytetin me namin se banorët e tij ishin ndër lexuesit më të mëdhenj në Republikë, por librat nuk shiteshin dhe stoku sa vinte e shtohej. Kur bëri bilancin pa se kishte disa dhjetra milionë lekë të bllokuara me libra nëpër rrafte dhe një pamundësi të frikëshme për të ushqyer familjen. Bilanci financiar i ra si bombë dhe vendosi mbylljen e dyqanit. Si një qytetar korekt, nisi tu kthejë librat e pashitur krijuesve të qytetit, të cilët dëshironin tja falnin veç të mundnin ta lehtësonin sado pak peshën e defiçitit.

Ky falimentim në aspektin financiar është tërmet për S. V. dhe familjen e tij, por në aspektin intelektual është një tërmet në ndërgjegjen e qytetit të Sarandës, pse shfaq dukshëm largimin e qytetarëve të tij nga libri, nga dija dhe kultura, nga vizioni kulturor dhe intelektual i së ardhmes. Unë ju them se qyteti dhe banorët e tij do ta kërkojnë S. V., pasionin e tij për librat dhe qytetarinë e tij në tregëtimin e tyre. Sepse ai nuk shiste domate e speca të stinës, ai tregëtonte bazë kulture dhe qyetarie për të ardhmen.

Nisur nga ky rast pyes se a nuk ka ardhur koha që financimi i tregëtimit të librave, së paku rimbursimi i defiçitit të tij të jetë pjesë ose së paku ankes i buxhetit të shtetit, sepse nuk është një problem që ka të bëjë me konsum malli afatshkurtër, por shitja e librave është një investim intelektual dhe kulturor afat gjatë në popullin në përgjithësi dhe rininë në veçanti. Ky investim nuk mund të mbetet më si barrë e një familjeje, ajo është një barrë që shoqëria jonë duhet të mbajë me dinjitet dhe mund ta përballojë lehtësisht.

Ligjvënësit tanë që diskutojnë dhe miratojnë fonde për shumë gjera më pak të domosdoshme se sa edukimi i rinisë le të mendojnë së paku për edukimin e fëmijëve nëpërmjet librave.

Sarandë , tetor 2023

8 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page