poezi nga libri, "Dhimbje ka Atdheu", i poetit Kasam Shaqirvela
*
MBI LOTËT E DETITT
Dhe barka e vjetër pa lak
Mbi lotët e detit po tundet
Në pritje të lundërtarit plak
Që n'dremitje dëshirash përkundet
Ëndrrat i sheh për Atdhe
Si për Nish dhe More...
Si për Pirro e Skënderbe.
Mendimet i shkojnë aq larg
Sa atje përtej në horizont
Ku muzgu i vjen si një varg
Me imazhin që i del në front
I fanitet një yll në ardhje...
Bashkë me Agun e Bardhë
Nga gjiri nënës pjellëbardhë
Jepni musht të mos mardhë.
Kujton ata që vanë e s'u kthyen
Dhe gjurmët pas barkës që u fshinë
Pret ata që thanë se e dinë
Por asnjëherë më dritës s'u gdhinë
Se i përpinë dallgët e kohës.
S'u lanë as thërrime të trohës.
Historia që po na përsëritet...
Sa herë lind si një fëmijë i brishtë
Duhet nga ne vetë ajo të rritet
Që më, nga tjerët, të mos na pritet
Sepse, një familje që veç për bujë
I lë fëmijët e vet në dorë të huaj
Nuk mund të presë për vete zhvillim
Dhe breznia, gjithmonë, do t'i vuajë
A kombi do t'i shkojë në prapakthim!
Comentarios