Natë dhe natë
Mbi dritën e syve të mi
Përsëri natë, mes yjesh qëndisur qiellit
Nga duart e mia
Mbrëmjeve të vona, për dritën e diellit
Të kërkoj mes valëve të jetës dhe pikës së lotit
E vetme
Dua të të përqafoj, për besë të bukurisë së motit
Ty
Që lundron me barkën tënde të vogël, plot lumturi
Doja të flinim mbi ylberin e ëndrrave
Mes puthjeve të hareshme, për kohën plot dashuri.
Comments