top of page

"Matador" i fjalës


Faruk Myrtaj

"Matador" i fjalës

Ja që shkrimtari, gazetari, publicisti, pena e tij mjaftohen të jenë gjallë, qoftë dhe me një fjalë. Qoftë vetëm një “llaf i mirë” në një “mexhlis” ku veshët dëgjojnë, ku gojërat hapen të flasin ... ku fjala vjen dhe mbillet tek Fjala. Tek ajo që dikush e quan të lehtë. Të harruar? Jo, mes shumë të tjerave që mund të thuhen, ajo që ndodh në raste të tilla është vërtet një vëmendje. Është më shumë se një vlerësim i munguar! Është vërtet një arsye më shumë për të thënë se kohërat ikin, “kumandarët” vdesin dhe ikin, bien dhe ngrihen, por Fjala, shkrimi dhe mendimi i shkrimtarit jetojnë gjatë, aq gjatë sa vetë “Kumandarët” një ditë e kujtojnë se kohërat shuhen shpejt në harresa... Më qartë, le ta zbresim më thjeshtë...

Prof Dr Sali Berisha, ish Presidenti i Shqipërisë, ish Kryeministër i Shqipërisë, ish Kryetar i PDSH-së, në përkujtim të 27 vjetorit nga rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës, 20 shkurt 1991 - 20 shkurt 2018, në një video që ndodhet online dhe në rrjetin social Facebook, ku spikat Fjala e mbajtur në konferencën e zhvilluar në përkujtim të kësaj ngjarjeje, shembjes së diktaturës komuniste në Shqipëri, organizuar Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer, ka cituar emrin e shkrimtarit Faruk Myrtaj, një shkrim të tij në kohën e përkuar me këtë ngjarje. Duke përmendur një libër të shkrimtarit Besnik Mustafaj, gjithnjë me këtë tematikë, Berisha citon dhe kujton dhe Myrtajn, për këtë kontribut të tij me anë të penës në shërbim të kësaj ngjarje. Dhe padashje na shpie larg në kohën kur Sokrati me “besim tek faktet e shkruara nga ndjesitë e tij të brendshme”, u mundua të sjellë në jetë ato memorje që ne mbajmë dhe rifreskojmë dhe sot mes shkrimit për shkrimin e tij të ardhur në kohëra të tjera, nga pena dhe gojëra të tjera.

Dhe për mua, të paktën, ekziston diçka që shkulmon fuqishëm në dijen time, se truri im mund të zgjedhë të harrojë gjëra vetëm për shkak se e di se nuk ka absolutisht nevojë për t’i kujtuar ato, por do të kujtojë të paktën dhe një togfjalësh, që vjen në një moment rrëmujë për kolegun, mikun e letrave dhe shkrimtarin Myrtaj. (Vlen të theksohet se një prej paradigmave të Sokratesit përfshinte fjalët mbushëse me mendimin e tij të mprehtë filozofik në funksion të detyruar). Një kujtesë jashtë vetëdijes së vetëdijshme që kemi teknologjinë e sotme, po aq dhe rrjetet sociale, për të bërë kujtimin të jetë më i gjallë për ne, të paktën aq sa është e duhur të kuptohet, aq sa është e mjaftueshme për të na kujtuar pak më mirë dhe kohërat dhe penat.

Autorët shumë kohë pas Sokratit e kanë vënë re këtë gjë më shumë. Unë kam kujtuar mes leximeve të mia të shpeshta, gjithmonë Ernest Heminguein, duke i thënë George Plimptonit, në intervistën e tij të Revistës së Parisit të vitit 1958-të, se “edhe pse ka një pjesë të shkrimit që është e fortë dhe nuk bën keq duke folur për këtë, tjetra është e brishtë dhe nëse flisni ajo, struktura mund të pësojë çarje dhe ju nuk keni ndjerë asgjë se ajo krisje është thjesht e domosdoshme si memorje”.

Heminguei vazhdon të lehtësojë mendjen time: Unë nuk mund të besoj se Tuin ndonjëherë “është testuar jashtë fjalës së tij” të paktën për lexuesit, ose dhe për dëgjuesit. Oscar Uaild u tha nga njerëz që e njihnin atë afër, se ai konkludonte të ketë qenë edhe një folës më i mirë sesa një shkrimtar i shkëlqyer. Stivensi bisedonte më mirë me kolegët se sa ajo që ai shkroi. Të dyja, shkrimet e tij dhe bisedat e tij ndonjëherë duken të vështira për t’u besuar dhe kur dëgjova mjaft histori që ndryshonin nga njëra-tjetra, kur ai u rrit në leximin tim si i tillë, unë desha kohë të gjeja një mbështetje për të rifreskuar qëndrimin tim.

Nëse Kongoli sot është në spital dhe Fatmir Toçi mund të flasë për kushtet e tij pas një operimi, për nevojën e tij për gjak emergjent, ashtu siç shkruan ai, ai duhet të jetë një nga shpirtfolësit më të mëdhenj e më pak të mërzitshëm, sepse na ka prurë mes botës njerëzore tek arti i shkrimtarit dhe jeta e tij, që u dergj së gjalli dhe dergjet sëmurshëm në shtratin e mendimin e tij të jetës. Njeriu që unë di që hesht më së miri për veten e tij dhe që ka gjuhën më të këndshme dhe më të keqe për vetveten, është jashtë shkrimit, ai është thjesht matador i shkrimit, i fjalës që i duhet lexuesit, të ardhmes, shoqërisë, brezave. Por nëse këtu është më shumë se një fjalë, më shumë se ndjesia dhe kujtesa, le ta themi se Prof Dr Sali Berisha, ka lexuar aq shumë, sa përzgjedhja dhe selektimi i një mase të madhe shkrimesh të asaj kohe e sjellin në vëmendje të qartë e të plotë misionin e penës së shkrimtarit Faruk Myrtaj.

Në këtë këndvështrim, duke folur diçka përmes këndvështrimit dhe duke e kompletuar atë, për të thënë, jashtë faqes së detyruar, ndjej aftësinë për ta kapur momentin jashtë termit “përdorim politik”, për të krijuar atë vlerë që sjell Myrtaj me shkrimet e tij, dhe për të mbetur motivuar në potencialin e tij më të plotë. Disi, ai akt i fjalës, i të folurit përmes një vepre, largon motivimin për të përfunduar në debat. Është sikur urdhri të jetë dorëzuar tashmë tek lexuesi pritës, i kualifikuar, që kërkon të gjejë atë shkrim, që kërkon të referohet me emrin e cituar dhe veprën e tij. Sapo të bëhet e lexuara, nuk mendoj se ajo ikën nga mendja, por ajo shtjellohet për të bërë rrugë për lexuesin tjetër. Këtu e kuptoj se janë krijuar dy botë, me të mirat dhe të këqijat e tyre. Por janë ama dy botë që janë krijuar nga Fjala. Dhe më e mira e të dy botëve mund ose nuk mund të ekzistojë, ka një rëndësi më të vogël se ekzistenca e fjalëve.

Le ta theksojmë se Fjalët e Hemingueit erdhën nga përvoja. Kur gruaja e tij humbi një valixhe që përmbante të gjitha kopjet ekzistuese të tregimeve të tij të shkurtra, puna ishte, në mendjen e tij, dhe puna ishte e paqme, ishte e memorizuar, kishte shkuar për mirë. Ai e kishte shkruar vetë për herë të parë. Dhe ai tha “shkrimtari nuk mund ta rimarrë atë, çfarëdo qoftë, nëse nuk do të citohej si e tillë përsëri në ngacmimin e memorjes së tij”. Ai madje e fiksoi procesin në tregimin e shkurtër, “Vendi i çuditshëm”.

Pra më qartë, shkrimtari, historitë e të cilit janë humbur, e gjen të pamundur për t’i kujtuar, nëse ai nuk i ndjen dhe i mban në trurin e tij, si një arsye më tepër tek dashamirësia. “Është e padobishme,” thotë Heminguei, që gjërat të paqtohen vetëm me dashamirësinë e tij. “Duke shkruar [historitë] i kisha ndier gjithë emocionet, që duhej të ndieja për ato gjëra. Meqë kisha punuar në gazeta që kur isha shumë i ri, mendoja se nuk kujtoja çdo gjë që kisha shkruar, pasi çdo ditë mendoja se Ju e keni pastruar kujtesën me atë shkrim, pasi mendoja që ju mund të fshini një dërrasë të zezë me një sfungjer ose një leckë të lagësht dhe vetëm kaq. Kaq do të më dukej puna e shkrimit!” Ja që shkrimtari e ka Fjalën, e do Fjalën dhe sado e vogël apo e madhe të jetë ajo, se ai është dhe mbetet vetëm një matador i saj në shërbim të së keqes për Njeriun. A nuk mjafton për Farukun? E kush mund ta fshijë!

@copyright #fjalaelire

61 views0 comments

댓글


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page