
Nga muri personal në rrjetin social Facebook të shkrimtarit të mirënjohur Robert Martiko mësova për daljen në dritë të romanit të tij të ri „Përjetësi pa kohë“. Për këtë Martiko shkruan „Romani PËRJETËSI PA KOHË, çliron mendimin për njeriun e paraprirë drejt Lirisë së Vërtetë. Lidhur me specifikën që trajtohet, është një temë e patrajtuar deri më sot në Letërsinë Botërore. Romani gjendet në Tiranë, në librarinë “Adrion” -në qendër të Tiranës, te ndertesa e Teatrit të Operas, ne sheshin Skenderbej. Gjithashtu gjendet te libraria “Albania” -te Blloku.“
Më tej po të njëjtën hapësirë sociale lexohet „Nga “Botimet Jozef” të Aurel Kaculinit, doli nga shtypi libri im me titull: “PËRJETËSI PA KOHË”.
Romani “PËRJETËSI PA KOHË” përmban sekretin e thellë të ndryshimit të shoqërisë humane, zbulon rrugën për të shpëtuar njeriu nga tmerri, lufta civile, kaosi apokaliptik, me miliona të vrarë e të asgjësuar në gjithë botën.

Është një temë që në botë, e njeh vetëm një grusht eruditësh, “elita e mendimit”. Në Shqipëri mund të ketë vlerë për individët e mençur, miqtë e mi në Fb, por edhe për intelektualët me mendje të hapur, me qëllim që të fillojë të organizohet për herë të parë, ai lloj mendimi rilindës, shpirtëror, që historikisht ka munguar. Nuk është trajtuar kurrë, madje as që njihet, në mënyrë që njeriu të fillojë të shpëtojë nga Ferri i Vetvetes. Një shoqëri e parilindur, në radhë të parë duhet të ndryshojë cilësinë e jetës së saj. Kjo, për t'i dhënë mundësinë të futet në Kohë, Histori e Kulturën Universale, me qëllim që të fillojë të prodhojë gjënë më të çmuar, por dhe aq të panjohur, me karakter çlirues, LIRINË E VËRTETË.“
Ndërkohë e bëjmë të njohur këtë prurje letrare edhe për lexuesit e Fjala e Lirë, duke i uruar autori suksese në këtë botim dhe në botime të tjera.
Reagimi im per kete roman ne FB /sipas ishareteve/ i mrrekullueshem;
Parafolja përmbledhëse e autorit për këte roman, paralajmëron diç të pazakont në fushen letrare shqiptare. Lë anash ato britmat e demoduara për të dashurin Atdhe për ta trajtuar gjithënjerëzoren, fatin e njeriut në përmasa meridianore, që, pa asnjë fije dyshimi, është preokupimi qëndror dhe më kapital i kokave më të mëdha të globit. Natyrisht që autori në procedeun romanesk ka përdorur njohuritë vërtetë të gjera nga filosofia dhe, nëpërmjet analitikes eseistike- është e pritshme-t,ia ketë dalur të nxjerrë e kumtoj një porosi në mbrojtje të individit, nga vetja, nga e kaluara, nga e tanishmja, nga monstrumi të cilin dashti-s,dashti- e krijoj vetë për ta luftuar tani me gjithë resursin…