top of page

MARTESA, NGA ROMAKËT NË DITËT TONA


MARTESA, NGA ROMAKËT NË DITËT TONA


Dr Fatmir Terziu


“I nderuari Junius Mauricius, ju më kërkoni që të gjej dhe të shikoj për një burrë për mbesën tuaj. Minicius Acilianus është një burrë i mirë dhe i zgjedhur. Ai është goxha burrë dhe faqet e tij ngjajnë ende të freskëta. Ai është një burrë i pashëm dhe mjaft tërheqës, në ç’do 2.5 cm është një “senator” i vërtetë.

Kjo është një pjesë e letrës së Plinit dërguar një miku. Ajo tregon atë që martesa në Botën, ose kohën Romake ishte shpesh herë e rregulluar në këtë mënyrë, e cila është një mënyrë efikase edhe në disa shtete dhe kombe sot.

Dy të angazhuarit në një martesë të tillë duhet medoemos të jenë të rrinj, dhe për më tepër të plotësojnë kërkesat immediate të njëri ndaj tjetrit aq më mirë sa të jetë e mundur. Vajza duhet të ishtë dymbëdhjetë dhe djali të kishtë mbushur mundësisht të katërmbëdhjetat për të arritur në një ceremoni të tillë që quhej martesë, thuhet në “The Roman World”, e cila i referohet asaj që quhej SPONSALIA. Më pas burri i jep vajzës dhuratat e tij të pregatitura, zakonisht unazën, dhe kontrata nënshkruhej e më pas sanksionohej me një të puthur në publik.

Më tej shkon me përzgjedhjen e ditës më të mirë për ceremoninë e dasmës, për të cilën romakët ishin shumë supersticiozë. Ai festival ditësh është fatmirësia e tyre , ngjashëm me ditët e një të jashtëzakonshmeje, por nëse tejkalohet ngjan pa fat për ta dhe përfshihej në ditët e vdekjes ngjashëm “PARENTALIA”, e cila shtrihej në mes të 17 dhe 21 shkurtit. Prandaj për romakët periudha më e mirë e martesës ishte pjesa e dytë e muajit Qershor.


Ceremonia


Kjo është një varietet ceremonial në fakt, por më e përhapura ka qenë ajo që quhej CONFARREATIO. Ceremonia zë fill në shtëpinë e nuses.Nusja vishte një vello të bardhë dhe me një tush të artë koloriti në sfond përreth kokës së saj ku spikasnin dhe një mori zbukurimesh të tjera përreth gjoksit të saj dhe në kokë e trup.. Dhe sakrifikimi është një metodë që shquhej, zakonisht sakrifikohej një derr, I cili I nënshtrohej riteve të romakëve.

Gruaja thoshte: “Ubi tu Gaius, ego Gaia”, që nënkuptonte “Në ç’do familje që ti takon dhe jeton edhe unë takoj dhe jetoj”. Të gjithë dëshirat thiren në një ‘PAÇ FAT’ dhe martesa gjithashtu hapej e bëhej e gatshme.

Burri e merrte gruan e dëshiruar tek shtëpia e vet të ngritur mbi duar me qëllim të mos pengohej e të mos ndalej se ndryshe do të quhej i pafat.

Kjo martësë gjithashtu shoqërohej me një shoqëri duarsh të lidhura me njëri tjetrin si një simbol bashkimi e shoqërie të pandashme.


E trashëguara te shqiptarët e sotëm


Studiuesit theksojnë se metodat romake të martesës ndikuan gjatë në Ballkan dhe sidomos në Shqipëri deri vonë.Ata kanë lënë rrënjë deri në Amerikë e në shumë vende të tjera të botës. Gjatë periudhave në ndikim nga romakët ajo që mbeti më e përhapur ishte sigurisht ceremonia dhe rituali i martesës.Por në fakt ata sidoqoftë kanë qenë një mishërim kulture , respekti dhe bashkimi ndëretnik.

Martesat ndëretnike në vilajetet shqiptare ishin dukuri e zakonshme, sikurse përmenden nga udhëtarët e huaj. Ali Pashë Tepelena u martua me Vasiliqinë greke, Mbreti Ahmet Zogu me një katolike hungareze. Martesa e tij nuk krijoi kurrfarë skandali në opinionin publik shqiptar. Martesat ndërfetare dhe ndëretnike, u shtuan vrullshëm pas lufte për hir të idealeve ideologjike që zotëronin mbi dasitë e tjera. Me dhjetëra vajza të minoritetit grek, a maqedonas u martuan me shqiptarë, ashtu sikurse edhe ndërsjelltas. Çdo martesë mikse e shton mirëkuptimin dhe harmoninë midis etniteteve. Fëmijët e lindur nga prindër me etnitete të ndryshme, ndjejnë dashuri të njëllojtë për të dy etnitetet. Në Shqipëri nuk ka statistika të fëmijëve nga martesat mikse, por besohet se raporti është mjaft i lartë. Ata luajnë një rol balancues dhe amortizues në shoqërinë e trazuar shqiptare pas diktaturës.


Le të marrim shembull këtë thënie të Naum Priftit: "Toleranca e shqiptarëve për etnitetet e tjera dhe respekti ndaj tyre janë tregues se ne trashëgojmë një kulture qytetare, të krijuar në rrjedhën e historisë, çka përbën një nga tiparet themelore të demokracive perëndimore.”

Prej kohësh ne jemi liruar nga verigat e urrejtjes ndëretnike, që kultivojnë politikanët sllovenë dhe, për më keq, edhe fetarët me kryq të disa shteteve ballkanike. Këtë epërsi vlen ta ruajmë dhe ta kultivojmë për të shpënë përpara proceset demokratike në Shqipëri dhe në Kosovën e lirë.


JASHTË KOMENTEVE


Traditat dhe bashkëjetesa me to në lëmin e shqiptarisë në një terren si Ballkani, ka paraqitur një faqe të re krenarie për ne shqiptarët kudo që jemi.Ne jemi treguar tolerantë dhe të vendosur në një domosdoshmëri jetike e taktike të vlerësuar tashmë nga shumë të huaj…Le të mbesim në këtë traditë…


31 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page