top of page

Marsi shqiptar në angazhimet ...


Dr Zamira Përfundi Ruspi

Marsi shqiptar në angazhimet e Dr Zamira Përfundi Ruspi



Tashmë edhe pak orë jemi në një muaj të ri. Një muaj që në traditën shqiptare të festimit mund të quhet fare natyrshëm edhe „marsi shqiptar“. „Marsi shqiptar“ për shumë arsye ka kohë, thuajse më shumë se dy dekada që është dhe mbetet pjesë e angazhimeve të Dr Zamira Përfundi Ruspi, gjithnjë në drejtim të integrimit, festives, bashkimit të grave dhe përcjelljes së mesazhit pozitiv tek gratë dhe motrat, vajzat dhe miket shqiptare kudo që ata jetojnë dhe punojnë në Mbretëri të Bashkuar.

Sigurisht në ditët festive në një kohë normale, kur kalon gjithkush në afërsi të Newman College në zonën e Brentit, kur kalon nëpër rrugët e vendbanimit tuaj apo në transportet publike që ofrojnë në këtë zonë gjeografike, do të shihnit burra apo gra me trëndafila të mbështjellë në celofan, duke shënuar 8 Marsin me lule. Edhe pas disa ditësh gratë shqiptare që i bashkohen thirrjeve festive të Dr Zamira Përfundi Ruspit, do të shihen të mbushura me me buzëqeshje të ngrohta, me fjalinë: “Të lutem, sot është dita juaj”. Dhe kudo në lidhjet online, në forumet dhe në format e komunikimit, në ato me revista dhe emisione do të flitet vetëm për gratë dhe me gratë (me që 364 ditë janë të burrave, 1 ditë për gra). Dhe kështu ngjan natyrshëm se Dita e 8 Marsit është shndërruar në një ditë festive. Por kjo ditë si gjithmonë në organizime të tilla shkon dhe tek fakti se kjo ditë është organizuar nga OKB-ja me një qëllim të saktë, dhe mjaft të qartë, edhe pse në njëfarë mënyre dominon disi ana festive.

Çdo 8 mars, pa hyrë në historinë e luftës së femrave, të paktën mund të themi se që nga viti 1975, 8 Marsi festohet në mënyrë ndërkombëtare, një ditë ku shënohet lufta për të drejtat e grave. Është interesant të analizohet emërtimi i kësaj dite. Një media më parë i është rikthyer kësaj çështjeje duke rikujtuar faktin se fillimisht kjo ditë quhej Dita ndërkombëtare e luftës pët drejtat të grave, dhe më pas ajo është bërë Dita ndërkombëtare për të drejtat e gruas, më pas, Dita Ndërkombëtare e Grave, kurse tani flasim për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Kjo në një farë mënyre tregon çfarë shënon kjo ditë në vitin 2021, në një vit që ende kemi maska dhe ende luftojmë me forma të ndryshme të shfaqjes së Covid-19, për një luftë të cilën më shumë se kushdo Dr Zamira Përfundi Ruspi e ka pasur në frontin e saj të parë, tashmë më shumë se një vit gati. Kjo sjell në pah se ideja e luftës për të drejtat e gruas duhet të mbetet e zhytur në klishe dhe stereotipe, në të cilat shoqëria jonë bashkëkohore mundohet të ngopë statusin e gruasë, gjë e cila gjithnjë është eleminuar dhe nuk është bërë komerciale, por edukative dhe mjaft efikase shoqërore.

Edhe pse historikisht shënimi i kësaj dite meriton një debat më të gjerë, një gjë është më së e qartë. Në fund të fundit, dita e 8 Marsit është bërë edhe një mundësi për markat, programet televizive, apo institucionet e ndryshme një ditë ku shënohet në mënyrë shumë superoficiele qenia e gruas në shoqëri. Lule, kozmetika, oferta të ndryshme për të shënuar bukurinë e saj, ja pra si po shënohet gjithnjë e më shumë kjo ditë.

Ndoshta kjo formë është bërë mënyra diku më cinike dhe e trishtueshme për të përkujtuar luftën e të gjitha atyre grave që kanë luftuar që ne një ditë të shijojmë lirinë dhe të drejtat tona dhe të vazhdojmë luftën për këto të drejta, por me angazhime të thjeshta e të sinqerta nga Dr Zamira Përfundi Ruspi pozitivja dominon dhe e bën edhe një shtysë më shumë këtë ditë të marsit në morinë që e bëjnë atë gjithnjë e më shumë shqiptare. Kjo pasi do të thuhej se 5 marsi shënon përvjetorin e vrasjes së familjes Jashari, ikonë e lirisë së Kosovës, 7 marsi është Dita e Mësuesit, 14 Marsi është Dita e Verës, 22 Marsi ka një lidhje kalendarike, në 24 mars në orën 20:00 NATO nisi fushatën në Kosovë e ku ka më bukur që ky muaj të festohet madhërishëm nga të gjithë.

74 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page