top of page

Marsela Gjoni Dhuli: BRENGË



 

Rrugës eci e trishtuar,

Në shpirt jam turbulluar,

Dhëmbja na ka sunduar,

Dhe pse vite kanë kaluar.

 

Vitet s’nginjen prej mallit,

Në zemër diçka mungon,

Mungesa e kryefamiljarit,

Shpirtin djegë e lot pikon.

 

Ndër vite Fterrë e dashur,

Ke përcjellë trima plot,

Zemrat na i kanë plasur,

Ke vajtuar, për çdo mort.

 

Janë disa emrat e ngratë,

Gjithë bijtë që prehen sot,

Që lanë fëmijët e gratë ,

Rininë e shkuan nën tokë,

 

Njëzet’ e pesë vite ikën,

Që nga ajo ditë e zezë,

Mostrogunë* i zi si nata,

Pse vrave Sako Zenelë**.

 

Ditë,muaj,kanë kaluar,

Vite e vite me radhë,

Syri si shpellë ka kulluar,

Malli përvëlon si zjarr.

 

Jeta rrjedh vitet ecin,

Si burimet pa pushim,

Brengat në shpirt ngecin,

Loti s’shteret për ty o trim.

 

brengat si plumbi na rëndojnë,

Po më shumë na kanë afruar,

Dashurinë më shumë e shtojnë,

Fterra,bijtë e saj i ka nderuar.

 

*Mostrogunë toponim në fshatin Fterrë të Bashkisë Himarë

**Sako Zeneli nga Fterra humbi jetën aksidentalisht në moshën 44 vjeçare ,ishte një nga kuadrot e devotshëm të Partisë dhe Pushtetit në Fterrë Sarandë e më gjerë,në sistemin para viteve 1990

 

Shkruar më 27 Mars 2004 në 25 vjetorin e vdekjes

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page