top of page

MARRËZI SHQIPTARE...TE PABESUESHME...



PËRHERË KEMI SHPRESË se dikur edhe në Shqipëri çdo gjë do të bëhet normale.Normale në kuadër të një demokraci perendimore, ndonse Shqipëria nuk mund të quhet vend perendimor dhe shqiptarët jo kaq europjanë, ngaqë janë në mes të perendimit dhe lindjes, dhe deri tani nuk kanë shijuar të mirat ose mangësitë e një demokracie te tipit perendimor. Jo se demokracitë në fjalë janë të përsosura, edhe këto kanë mangësitë e tyre-korrupsion, prostitucion, varfëri, pabarëzim mashtrime dhe gënjeshtra, por, mjerisht deri tani është çka më të mirë ka bota e shekullit tonë...Në shekullin e kaluar u bënë shumë eksperimente që të gjëndej një sistem shoqëror më të mirë, por mjerisht, njerëzimi u zhgënjye dhe u pajtua me të keqen më të vogël: me atë që sot quajmë demokraci borgjezo-kapitaliste. Në Shqipëri edhe kjo farë demokracie erdhi me vonesë dhe krejt e papërgatitur dhe e...shëmtuar. Për një gjë mund të themi se në Shqipëri ka ‘’demokraci’’: se gjithsecili mund të shkruajë çfarë të dojë me një gjuhë të shëmtuar,banale, pa respektuar asgjë: përdorin fjalorin fëlliqur, drejtshkrimin pa e respektuar as pak dhe fjalët më banale që dikur nuk i shkruanim, madje na vinte turp t’i shqiptonim. Këtu kanë liri të plotë, askush nuk i kontrollon askush nuk i qorton. Por ajo që brengos më tepër është qëndrimi mohues dhe negativ që mbahet kundrejt Shqipërisë dhe në përgjithësi ndaj kombit arbëror. Në asnjë vend tjetër- më sa njohim- nuk mbahet një qëndrim kaq negativ,madje armiqesor, ndaj vendit të tyre.Askush nuk mund të shajë ose të mohojë krenarinë e vendit-kjo quhet tradhëti. Në asnjë vend tjetër nuk mund të lëshohen kaq akuza dhe shpifje pa i kontrolluar askush, në asnjë vend tjetër nuk mund të ketë kaq kundërshtime dhe akuza për korrupsion për çdo vepër që bëhet- që mund të përmirësojë gjëndjen ekonomike të banorëve. Askush në botë nuk do të bërtiste për vendin e tij se qënka ‘’narkoshtet’’ madje t’u bënte thirrje të huajve të mos ndihmojnë vendin e tyre se ...qeveriset nga një...kryehajdut. Mjerisht kjo është gjuha e opozitës shqiptare që shpreson dhe përpiqet të marrë pushtetin me propagandë antishqiptare...

Kemi shumë raste kur kjo opozitë që dikur ka qënë në pushtet, madje kanë qënë dhe Presidentë të vendit që sikur të mos mjaftonte gjuha e shëmtuar që përdorin, janë ngritur kundër çdo investimit të huaj në vend duke sharë dhe investatorët për korrupsion. Shëmbulli më i theksuar është porti i Durrësit për të cilin shkrojtëm dhe më parë por më qesharak ishte protesta kundër samitit europjan në Tiranë që të na shfaqen tani- si karrikatura- kundër ndërtrimit të Teatrit Kombëtar në Tiranë. Ndoshta ishte gabim që u shëmb dhe mund t’u jipnim njëfarë të drejtë protestuesit të asaj kohe për shëmbjen, dhe normale do të ishte të ngriheshin në demostratë dhe të protestonin që teatri të...rindërtohej sa më shpejt! Por jo! Tani nuk duan të ndërtohet teatri! Tani protestojnë pse po ndërtohet teatri...Qyfyre...të opozitës shiptare nuk kanë të sosur...madje kishin arritur deri atje që t’u bënin thirrje europjanëve të mos jipnin para për ndërtimet nga pasojat e tërmetit sepse do t’i vidhte Rama me shokë.. Një fjalë të mirë inkurajuese nuk keni dëgjuar deri sot as për ndërtimet e banesave për të dëmtuarit nga tërmeti në një kohë rekord! Por kjo është e vjetër dhe tani gjetën teatrin! Ndoshta pretedenti për kryebashkiak i PD kërkon ta ndërtojë ai- në se do të fitojë- që ‘’të hamë dhe neve’’ sipas koncepteve pdëiste përderisa premton të mbushë zyrat e Bashkisë me përkrahës dhe votues të tij.. (me kujtohet se si demostronin kunder bashkise kur po ndertohej parku tek liqeni artificial, madje atje kishte shkuar dhe ish presidenti i ndjere qe te mbeshteste demostruesit demokrate. Pasi u ndertua parku te gjithe shkonin per shetitje atje, madje dhe vete i ndjeri president i Republikes...Kurse ky i fundit- i Floririt- eshte shfaqur disa here duke vrapuar ne rruget qe ndertoi bashkia ne Parkun e Liqenit...)

Saliu ka hallin e tij dhe të familjes dhe bën sikuri dhimbset populli dhe don të rikthehet në pushtet që t’u tregojë brrylin amerikanëve që paturpësisht e kanë shpallur nongrata.Prandaj flet përçart pa e kontrollua veten duke sharë në mënyre rrugaçërie, ndonse askush nuk e merr parasysh! Por ajo që është më qesharake është se sa shumë brengoset për popullin e varfër ish..presidenti dhe ish ish..Likë Floriri..I qan shpirti të shkretit se si shqiptarët vuajnë dhe nuk kanë një tualet (nevojtore) dhe për macen Shasha si ka ai... madje populli i gjorë,për shkak të Ramës, nuk mund të dërgojnë fëmijët të shkollohen në Londër si bën ai me fëmijët e tij! Prandaj premton se do ta shporrë sa më parë Ramën dhe ai do ta bëjë popullin të rrojë nëpër vila me pishina si rron dhe ai...madje do të ndërpresë dhe emigracionin se të gjithë shqiptarët do të hanë me lugë ...floriri (jo kot e quajnë Like Floriri!) dhe do të udhëtojnë me aeroplan kur t’u dojë qejfi për në...Lomdër si bën ai dhe fëmijët e tij! Disa herë në ditë shtypi shqiptar (në përgjithësi është antiqeveritar dhe pothuajse antishqiptar përderisa boton në mënyrë bombastike të gjitha sharjet dhe akuzat e të huajve kundër kombit arbërore) mbushin faqet e gazetave dhe të portaleve elektronike me fytyrat e Saliut dhe të Likes! Çdo gjë (marrëzi dhe kërcnim të tyre) shfaqet në faqe e para thua se këta e kanë fitoren në xhep dhe pronarët e gazetave, televizionit dhe të portaleve po bëhen gati të pasurohen pak më shumë për të...mirën e popullit shqiptar. Pasi Likja mori partinë e tij prapë duke i ndërruar dhe emrin, papritur u ringjall dhe një karrikaturë tjetër qesharake! Është shfaqur si nënkryetar i Partisë së Lirisë (floririt) figura groteske dhe qesharake të politikë shqiptare Peço Vasili! E kjo nuk mund të mos na bëjë të na qeshë buza! Politikani që është zgjedhur deputet me pak më shumë se 300 (treqind) vota akuzon vazhdimisht qeverinë dhe Ramën duke u premtuar shqiptarëve se ai dhe ata 300 (si të 300 të Leonidhës spartiane!) do të shpëtojnë Shqipërinë nga hajdutët e Ramës se tekefundit sado që të vjedhin ai dhe të treqindët (kurse ata të Ramës janë të panumërt!) që ai ka të besuar, diçka do të teprojë dhe për popullin shqiptar! Zgjidhjen e ka në xhep Peçoja ndonse nuk na e thotë që të mos i vjedhin ‘’hajdutët e Ramës’’ idetë e tij gjeniale...

Është për të ardhur keq se sa poshtë ka rënë politika në Shqipëri. Është menjimënd e trishtueshme se si është katandisur opozita e shthurrur shjqiptare, ndonse të gjithë përdorin të njëjtin fjalor qesharak banal sa të mos i besojë më çdo shqiptar me arsyetim të qetë. Një opozitë që po bëjnë politikë një shkrimtare mjerane dhe një karrakaturist i marrë, e përçarë si mos më keq, vështirë se do të ketë një të ardhme për të mirën e vendit. Pushtetarët e sotëm nuk janë të pafajëshëm, nuk janë të pastër si bora e bardhë, por nuk kanë një kundërshtar serioz që populli të shpresojë një ditë më të mirë. Dy krerët e opozitës, njëri që të shpëtojë veten dhe familjen nga nongrata dhe tjetri që të mbrojë pasurinë marramëndëse që ka grumbulluar kaq vite, nuk jaë asnjë garanci shpëtimi i popullit në të ardhmen-madje mosha e Saliut nuk është aspak ptremtuese për të ardhmen. Le të shpresojmë se njerëz të rinj me mentalitet bashkëkohor,demoktrat dhe kombëtar do ë shfaqen një ditë dhe në Shqipëri që të mënjanohen dikur, si pushtetarët ashtu dhe ata që thonë se janë opozitë..Mjerisht për këtë duket se Shqipëria duhet të ketë durim dhe të presë që...DIKUR.. Dhe deri atëhere GËZUAR VITIN E RI 2023!

KRISTO ZHRKALLI, Athinë 26 dhjetor 2022

9 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page