top of page

Mark Simoni: “Përjetësi” na sjell me shumë dinjitet poezi elegante



 

 

Sapo merr në dorë librin “Përjetësi” të Autores Miranda Hanku, kupton se, më shumë se sa një vepër poetike, ke përpara një herbarium me plot fletë ndjesishë, mbase një ditar detajesh dhe ngjarjesh, ke një manual ku pena metaforike e gjykimit të kësaj poeteje, nënvizon realitete dhe probleme shqetësuese, që e rrisin temperaturën sociale të këtij vëllimi.

Miranda Hanku megjithëse e ka librin e saj të parë poetik, vjen shumë e maturuar, pasi ajo ka kaluar nga një eksperience tepër të suksesshme me romanin e saj “Meri”, me një edukacion exellent shkollimi në Shqipëri dhe Itali, me një volum dijesh dhe kulture.

Të gjitha këto e bëjnë Autoren shumë të zhdërvjelltë në gjetjen e detajeve dhe subjekteve poetike, shumë elegante në trajtimin e materialeve, mjaft konceptualiste. Ky vëllim më kujton thënien e Kazanzaqisit, se, “Krijimi është një gjë magjepsëse, plot pasiguri dhe emocione, ashtu si vetë dashuria”.

Kamera e vështrimit letrar të Hankut është vënë pothuaj mbi gjithë jetën e saj, në çdo detaj, në çdo skutë apo hapsirë përsonale të saj, brenda ndjesive dhe mendimeve që ajo ka kaluar, nëpër eksperienca të ndryshme, nëpër të përpjetat e zikzaket e jetës, përshkuar nga energji të shumta.

Ka shumë lexues dhe studiues të letërsisë që kanë prirjen të mendojnë se, është vetëm Ndjenja ajo që krijon emocion, duke e neglizhuar dhe anashkaluar shumë Mendimin, si një gjenerator emocionesh, ndjenjash dhe gjendjesh emotive. Miranda Hanku punon me të dyja këto mundësi krijimi, duke i përdorur me kujdes, në harmoni, në mënyrë racionale, pa u përfshirë në qëllim enkas të përdorimit të mjeteve krijuese, por duke i marrë ato krejt natyrshëm. Dhe tek ajo vetjakja, përsonalja, stili i të thënit të unit, bash aty qëndron mundësia e letërsisë së veçantë, atë çka dëshmon se Miranda Hanku e di mirë. Ndaj temat poetike, subjektet e këtij vëllimi, sillen rreth kësaj autoreje, përfaqësojnë besueshëm profilin e saj poetik, psikologjik dhe karakterial. Në këtë çast mu kujtua thënia e Milan Kunderës se “çdo autor nxjerr ujë nga pusi i vet.” çdo ditë e krijimit të një poezie të këtij libri, çdo detaj dhe ndjesi e përshkruar brenda këtyre kapakëve, cdo rafiniturë poetike, çdo mizanskenë e hedhur mbi këto faqe, është marrë nga jeta e poetës, është nxjerrë nga arkivi i saj i kujtesës, është punuar në laboratorin e përjetimeve, çka e bën këtë tekst poetik shumë të veçantë, të ndryshëm prej të tjerëve, interesant dhe aspak të përsëritshëm. Një pjesë e këtyre poezive vijnë prej vitesh të largëta, duke na sjellë jehona të çuditshme nga Miranda Hanku, madje që nga vitet e herëshme të saj, qyshëse ajo përceptoi letërsinë si fushë krijimi. Nga pasfëmijëria e saj janë disëa tekste, që më kujtojnë thënien e Kazanzaqis: “Poetët kanë shpirt prej fëmije”.

Poetja Miranda Hanku vjen prej një jete të rrethuar nga ciklone, privacione, realitete herë grih dhe herë të tjera të përndezura, e vendosur në rrethana jo njëlloj me të gjithë, ndaj dhe temat, subjektet që ajo na sjell, janë tërheqës dhe tronditës nëkohëisht, të veçantë dhe krejt përsonal. Kjo autore, e vendosur në kontekst kohor të caktuar, ka ditur të na japë me shumë realizëm dhe benikri atmosferën, peisazhin, monokronin e jetës në një përiudhë të caktuar. Patjetër që një gjendje të till ka patur Oscar ëilde kur shkroi: “Të gjithë jetojnë brenda të rendomtës dhe të zakonshmes, por disa, (ata më të talentuarit dhe me frymëzim hyjnor), shikojnë yjet”.

“Përjetësi” na sjell me shumë dinjitet poezi elegante, të hajthme, fine, naziqe, të këndëshme dhe të hijshme, duke e pasuruar kështu peisazhin e letërsisë poetike shqiptare me një titull të ri, si  dhe me një emër që i thotë shumë lexuesit tonë, siç është Miranda Hanku.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page