top of page

Marjana Ristani: MERIMANGA



Ishte një ëndërr e keqe më the

Dhe me një përkëdhelje më zgjove dikur

Ishte e thjeshtë për ty, fare e thjeshtë

Pastrimi I merimangës që varej në mur.


Një e neveritshme me helm nën kthetra

Ca flokë të kuqe si ndryshk mbi shpinë

Me blozën e shpirtit thurte rrjeta

Të holla të pista dhe pa kuptim.


Ishte një ëndërr e keqe mendoj

Nga ato që thërmohen në gur

Mbase kështu dua ta besoj

Historinë e merimangës që varej në mur.


ZYRTARI HUNDPËRPJETË

Hej ti zotëri me kostum

Që nën jakën e kartontë kravata po të mbyt

As dje ,as sot në mëngjes

Kopshtarit nuk ja hodhe sytë.


Ai lulishten zbukuron

Si një artist i vërtetë

Ti për në zyrë vrapon

Të presin dosje pa jetë.


Lëri dënglat o i mjerë

Hape dritaren e jetës

Shiko jashtë,ka dhe të tjerë

Pak ndjeshmëri më tepër !

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page