top of page

Manjola Hatellari: “Përse lexojmë” tek Biblioteka Publike Qemal Baholli



 Manjola Hatellari: "Një aktivitet i veçantë, i realizuar mjaft bukur nga nxënësit e shkollave të qytetit tonë! Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin!"


“Përse lexojmë” ishte tema e takimit të sotëm në sallën e bibliotekës Publike „Qemal Baholli“ Elbasan, i cili hapi siparin e aktiviteteve që do vijojnë përgjatë muajit tetor. Nxënës të shumtë nga shkollat e qytetit të cilët tejmbushën sallën si rrallë herë, kishin një të përbashkët “dashurinë për librin dhe leximin”. Ata, në fjalën e tyre lartësuan librin si burim kryesor dhe i pazëvendësueshëm në gjurmimin e dijes, krijimit të aftësive shprehëse, përmirësimit të marrëdhënieve dhe komunikimit mes njëri-tjetrit.

Në materialin e sjellë, ata rreshtuan përparësitë dhe përfitimet që sjell përdorimi i librit jo vetëm në kalimin më efektiv të kohës së lirë, por edhe të mirat që i sjell shpirtit dhe mendjes së njeriut, duke kultivuar kulturë, dije, empati dhe njohuri shumëdimensionale tek secili prej nesh. Edhe pse sot libri has vështirësi për të qenë përzgjedhje e parë në argëtim e studim, prapëseprapë, të gjithë ne duhet t’ja rikthejmë fuqinë dhe rëndësinë librit, u shprehën ata.


Drejtoresha Manjola Hatellari thekson: „Falënderojmë drejtoritë e shkollave pjesëmarrëse, mësuesit dhe veçanërisht nxënësit që me fjalën e tyre përcollën mesazhe edukuese dhe motivuese për librin dhe leximin si bashkëudhëtarë në rrugën e gjatë të të mësuarit përgjatë gjithë jetës.“  

PAMJE NGA AKTIVITETI:



23 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page