DY POEZI NGA MYSLIM MASKA
KRIMBAT…
Krimbat janë të ndyrë, të neveritshëm
Të pistë janë krimbat!
Ata na e hëngrën,
Dhe po na e hanë tërë jetën…
Edhe kur të vdesim,
Krimbat do të na hanë
Por këta,
Janë krimba TË NDERSHËM.
MALLKUAR…
M’ i trëmbe, m’i zgjove nga gjumi:
Tolstoin,Turgenjevin, Gogolin,Nekrasovin,Dostojevskin, Çehovin etj.
PËR NJË TRILL CARI TË MARRË…
Mallkuar thonë bebushat e Ukrahinës
MALLKUAR O DJALL…
TARAS SHEVÇENKO*, POETI
U ngrit nga varri si në përrallë
Se ku gjeti një pistoletë,
Dhe do ta zbrazi në Ballë;
Tërë jetën asnjë zog s’kishte vrarë…
*Poeti i madh kombëtar i Ukrahinës.
コメント