top of page

Mall për timin qytet!


Mall për timin qytet!

(Fierit)

Me peshën e mallit si deve ngarkuar,

I imi qytet kthehem tek ti.

Në rrugët e jetës duke vrapuar

U largova prej teje, si në arrati.


Në ikje lash pas gjurmë fëmijërie

Lagjes, rrugicave për rreth shtëpisë.

Çapkëllëqet si “vulë” papjekurie,

Adoleshencën e ëndërrat e rinisë.


Të gjatat pritje dhe vend takimet,

Përkëdheljet, puthjet rrëmbimtare,

Të pakursyerat fjalë e premtimet,

Ndrojtjet, stepjet, arratisjet fshehtare…


Plane të nisura në mes lënë,

Shoqe, shokë, bashkëmoshatarë…

Vështroj t’i gjej, dy fjalë për t’u thënë,

Por në timin qytet gjurmët i kan “tharë”!

I miri shok, Përparim Hysi !

Të shtrenjtë, Ti, kohën e ke,

Më fal nëse mendoj gabim !

Takohemi shpesh dhe vë re


Ndalon pak, e ikën me nxitim.

Ndahemi si miq, pa qejfmbetje,

E di shëtitjet nuk i bën bosh.

Tek hapa hedh, bluan me vete,


Tregim a vjershë të përfundosh.

Dhe ja, lexoj ç´të solli muza,

Ç´ta njomi penën, ç’gatuan në kokë,

Për dashurinë ç’të tha buza…

Përparim Hysi, i miri shok.


22 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page