( ese socio-emocionale)
Kur ne marrim lajmin që dikush është i/e dashuruar, gjëja e parë që influencon mbi humorin tonë në ato momente është gëzimi i madh dhe emocion pozitiv që kjo fjalë, apo kjo ndjenjë, pra dashuria, krijon tek ne. Gjëndja jonë imagjinare dhe ajo shpirtërore fillojnë tashmë të përjetojnë një pozitivitet të pa përshkruar, por doza e këtij pozitiviteti rritet kur personi i dashuruar fillon dhe flet mbi vazhdimin e kësaj ndjenje e cila i ka shkaktuar një çast lumturie dhe që çdo kush prej nesh dëshiron që të paktën një herë të vetme ta ketë provuar në jetë.
Lum kush provon dashurinë!? Kjo e fundit, sipas eksperiencës dhe shkencës, gëzon ose duhet të gëzojë një përkufizim shumëdimensional. Dashuria, është përfshirja, në këtë ndjenjë, e një ose e më shumë personave, ajo mund të jetë një besim, një ide, një projekt e shumë fenomene të tjera që respektohen në dimensionin e tyre vetëm për faktin që sjellin, mbjellin dhe kultivojnë ndjenjwn më eksiktuese, sikur është dashuria.
Pra, derisa, ky fenomen dashuror me të gjitha dimenisionet e tij krijon e mban hapur shpirtin jo vetëm të atyre që këtë sentiment e jetojnë in primis por dhe të atyre që janë ose qëndrojnë afër kujt është i dashuruar, atëhere ne duke qëndruar në skajin tjetër nuk presim të themi gjë tjetër vetëm se t’i japim mirëseardhjen këtij fenomeni përçues të një ndjenje shumë të mirëpritur. Pra dashuria është një ilaç- thotë populli, ajo kuron gurin dhe jo më njeriun i cili është përbërë nga mishi e nga shpirti.
Pra, pretendimi që dashuritë e treguara, të cilat mendohet se kanë krijuar një mirqënie rrezulluese, na çojnë në vazhdimësinë e gëzimit së kësaj ndjenje, duke ndjekur njëkohësishtë gjurmën antike por, mbi të gjitha, edhe duke respektuar evolucionin kulturor, mental dhe biologjik, elementë këto të fundit të domosdoshëm përsa janë ndërtuesit dhe jetuesit e çdo jete individuale dhe shoqërore. Pra nuk i kërkojmë atij/asaj që është brënda kësaj ndjenje të na spjegojë shkencërisht çfarë është cituar më sipër por i kërkojmë pasqyrim koherent me ato çfarë ky sentiment prodhon apo krijon tek ata. Përse është i rëndësishm togëfjalshi “pasqyrim koherent”!?
Për përkufizimin e këtij sentimenti kanë derdhur kontribut në fillim çdo kush që këtë ndjenjë e ka përjetuar, duke furnizuar një botë empirike të larmishme në lidhje me këtë sentiment por po ashtu kanë kontribuar studiuesit, duke furnizuar shkencat shoqërore, sidomos atë psikologjike, me një përkufizim tepër të gjërë përsa i takon kësaj terminologjie ose këtij fenomeni. Dashuria është e domosdoshme, ajo ka një peshë të veçantë përsa është dhe e kundërta e një sentimenti tepër të rrezikshëm sikur është ai i urrejtjes. Pak duhet dhe ky sentiment, se nuk jemi të përgatitur ose jo të vëmëndshëm, kthehet në urrejtje.
Lind pyetja: Ne, dashurojmë vetëm në një mënyrë apo dashuria është shtresëformuese?! Pyetja tjetër është: Kur ne kalojmë nga një dashuri në një tjetër ose nga disa dashuri në disa të tjera ç’ndodh me atë ose me ato dashuri të mëparshme.., kultivohen ato, shkatërrohen, urrehen apo ..!? Këtu, në këtë pikë, vëzhgimi dhe studimi shkencor ka bërë dhe vazhdon të bëjë një punë të jashtëzakonshme. Rregullat që kanë marrë formën e ligjit kanë ndërtuar sistemin juridik të një shoqërie, ndërsa rregullat që kanë marrë formën e një sistemi emocional shoqërorë kanë ndërtuar sistemin socio-emocional të një shoqërie. Kjo do të thotë që shoqëritë nuk munden të ecin kuturu dhe gjithashtu ato, shoqëritë pra, që janë pa sistem rregullash nuk mund të quhen të tilla.
Kjo ese ka një kuptim, atë të njohjes së sistemit ndjesor, dashuror. Ky i fundit nuk mundet të quhet i tillë nëse kënaq apo emocionon dy apo një numër të kufizuar njerëzish ndërsa mundet të shkaktoj, duke bërë një reflektim të thellë, një dëm të konsiderueshëm dhe shumë herë të parekuperueshëm, sic është rasti kur nje besim fetar merr ngjyrë integraliste, fanatike. Ky sistem, me të gjitha mjegullnajat e tij, duke qënë se është produkt i lumturisë jo vetëm i atyre, personave, që e jetojnë atë në mënyrë të drejtpërdrejtë por dhe të gjithë atyre që i qëndrojnë afër, duhet me patjetër të shpërndajë një rreze mirësie jo të pakonsiderueshme. Nuk mundet kush është i dashuruar me një person, një besim, një ide ose me çfardo lloj fenomeni që çliron dashuri, të krijojë për rreth vetes mjerim, dëshpërim, stres, frikë, melankoni, heshtje apo dhe urrejtje duke pretenduar se personi, besimi, idea e tij/e saj janë frut i një dashurie. Kjo lloj forme e të dashuruarit është forma më ekstremiste, integraliste apo individualiste nëse do të duam ta shohim atë dhe me syrin e një shoqërie individualiste. Shoqëri të tilla ose nuk kanë ndërtuar kurrë një sistem socio -emocional të përshtatshëm ose edhe nëse e kanë ndërtuar nuk e kanë bërë atë një sistem të përshtatshëm apo të thithshëm për të gjithë shoqërinë. Nuk duhet të harrojmë që po flasim për një sentiment të lirë ashtu sikur duhet të ndihet dhe të jetë sentimenti i dashurisë.
Përse një shoqëri duhet të ketë shfryrje jo të rregullta përsa i takon njërit prej sentimenteve më të bukur siç është dashuria.!? Lind pyetja: A mundemi ne apo a do të duhet ne të fusim nëpër shkolla mësimin e këtij sentimenti!? A mundet të mësohet sentimenti i dashurisë …!? Përgjigjia më e përshtatëshme dhe më e duhura është tek përjetimi i këtij sentimenti. Ky sentiment se jetohet në mënyrë të pandjeshme, vetë individi, që mendon se po jeton këtë sentiment, e vuan atë, nuk qesh, nuk gëzon, nuk flet ndërsa hesht në vetvete. Individ të tillë për ta mbrojtur ndjenjën e dashurisë, e cila duhet të jetë ndjenja më e bukur që duhet jetuar, duke ja bërtitur atë dhe botës mbarë, përdorin, duke gabuar, gjuhët më të dhimshme të mundura siç është ajo e heshtjes, e fshehjes dhe herë, herë ajo e dhunës. Gabimi merr formë më të thellë, kur ata e shpëndajnë dhunën, me të gjitha dimensionet e saj, si ndjenjë dashurie.
A mundet një sentimet allegro sikur duhet të jetë dashuria të mbrohet nga sisteme fanatike dhe agresive apo të dhunëshme!? Kur një bebe lind dhe qan, ne menjëherë mendojmë që ajo po vuan ose po ndjen një mungesë, atëherë për ta qetësuar ose inkurajuar, kërkojmë t’i dhurojmë të gjithë dashurin e mundshme. Kur një fëmijë shihet i trishtuar ne menjëherë mendojmë që duhet ta ndihmojmë që të dali nga ky emocion i kushtëzuar, që të çlirohet nga dicka ose nga dikush që e kushtëzon dhe, këtë e bëjmë duke i dhuruar një dashuri të pakushtëzuar. Kur një adoleshent ka bullizëm, ndërhyrja jonë vetvetiu përqëndrohet tek paisja me instrumentet e duhura, në qëndër të të cilave duhet të jetë arritja e sentimentit të dashurisë. Me anë të kësaj të fundit mund dhe duhet të shkërrmoqë apo shkatërrojë një nga sentimentet më negative siç është ai i bullizmit. Lind pyetja: Po kur një adult mendon se po dashuron ose mendon se po çliron dashuri duke dëmtuar të tjerët, ne, adultët e tjerë çfarë duhet të bëjmë!?
Kjo e fundit, pra të qënurit adult, bën diferencën me ato tre fazat e para, siç është ajo e bebes, ajo faza feminore dhe ajo adoleshente. Faza këto të treja ku individi do të duhet të edukohet me sentimentin e dashurisë për të arritur më pastaj tek të qënurit adult. Ky i fundit, pasi të ketë kaluar në mënyrë të shëndetëshme dhe me dashuri, këto tre faza do ta ketë gati si të pamundur prodhimin i një dashurie pa dashuri ose të një dashurie që prodhon urrejtje dhe vuajtje për atë vetë dhe për të gjithë të dashurit që i ndodhen përreth.
Duke rivendosur përsëri në qëndër të vëmëndjes detyrën e shkollës, familjes, ambjentit ku jetohet vlen për t’u theksuar që secili nga këto komponenentë në vetvete nuk mundet të funksionoj mirë pa marrë në konsideratë të gjithë komponentët e tjerë. Se, dashuria në familje është një sentimet mbizotrues por, në shkollë apo në ambjentin përreth ajo mungon ose në dukje është zëvendësuar me një sentimet agresiv ose me urrejtje, me siguri që në një të ardhme, konflikti midis këtyre sentimenteve të kundërta do të shpërthejë duke dhe krijuar një konflikt gati primitiv. Konflikti zhvillohet midis dashurisë së përfituar në ambjentin familjar dhe urrejtjes e cila kërkon të vazhdojë të mbizotrojë, përsa ka mbizotruar në ato ambjente, shkollë apo në ambjentin jashtë, ku dashuria ka munguar. Ka raste jo të pakta ku dashuria mund të ketë munguar në familje dhe shkolla apo ambjenti përreth nuk ka pasur instrumentet për ta zbuluar pasi shpesh herë kjo mungesë mbushet duke përfituar nga një edukim i mirfilltë. Ja pse prapë shkolla duhet të pyesi veten nëse mundet të angazhohet në edukimin e sentimentit të dashurisë.
Akoma më alarmante është situata kur zbulojmë që sentimenti i dashurisë, nuk ka ekzistuar në asnjërën prej atyre fazave të jetës sonë dhe në asnjërin ambjent. Pra, me ndihmën e figurave të specializuara në edukimin sentimental, zbulojmë që dashuria nuk paska ekzistuar as kur kemi qënë bebe dhe kemi qarë, përsa kuptojmë që na paska munguar përkedhelja me fjalë dashurie, po ashtu kjo e fundit nuk ka ekzistuar kur kemi qënë fëmijë dhe të trishtuar apo kur kemi qënë adoleshentë dhe të bullizuar përsa nuk na paskan kuruar kur na kanë shkatërruar sentimentin e dashurisë. Ky i fundit, pra bullizmi vjen si pasojë e dobësimit të dashurisë, i konstatuar sikurse në ambjentin brënda familjes po ashtu dhe në ato jashtë saj.
Dashuria si një sistem shumëdimensional nuk mundet të mbizotrojë apo të ndërtojë një shoqëri të shëndetshme nëse ajo nuk perceptohet ashtu me të gjitha dimenisionet e saj e në të gjitha fazat evolutive të jetës. Ky duhet të jetë sentimenti i dashurisë dhe si i tillë duhet të jetohet në forma të ndryshme lumturie dhe respektivisht në përshtatje me moshën dhe zhvillimin personal. Në të gjitha moshat dashuria nuk mundet të dhurohet me limite apo me kufizime. Dashuria është e lirë dhe liria e saj nuk mund të heqi liri të tjera sikurse nuk mund të prodhojë frikë, dhunë apo keqkuptim sikur për atë që e jeton por dhe për ata që e thithin atë nga jashtë. Dashuria buzëqesh dhe dhuron buzqeshje. Ajo nuk mund të mbjelli ankth, se një fenomen i tillë ndodh do të thotë që ajo nuk mund të quhet dashuri.
Pra filloni dhe punoni me dashurinë, mbilleni atë sikur mbillni një trëndafil. Imagjinojeni atë si të tillë dhe trajtojeni sikur trajtoni bukuritë e trëndafilit. Themi bukuritë e trëndafilit sepse trëndafili gëzon “shumë bukuri”. Trëndafili gëzon bukurinë e ngjyrës, bukurinë e kompozimit, atë të profumit dhe atë të estetikës. Gjithashtu trëndafili gëzon bukurinë e kujdesit që i fal gjëmbave të tij, mbrohet dhe se ne bëjmë një lëvizje të gabuar ose jo të kujdesshme ai na shkakton dhimbje dhe plagë, dhe ajo, pra dashuria, se ne rrëshqasim sado pak prej saj, mund të ngatërrohet me produktin e një ndjenje krejt të kundërt sikur është ajo e urrejtjes, dhimbjes, frikës dhe jo e lumturimit apo i gëzimit.
Prill 2024
Bergamo, Itali
Comments