top of page

Majlinda Sota Mullaj: Kundër ikona thyesve



(Një vështrim mbi filozofinë e bektashizmit shqiptar)

HYRJE

Libri “Kundër ikonathyesve” ose më mirë thënë kërkimi i profesor Fatmir Minguli, - mbi njohjen fetare bektashiane, - temë e cila deri tashmë ka qenë përshkruar nga pena të intelektit religjoz e jo vetëm – është një burim  i rëndësishëm përsa edhe në ditët e sotme, ditë të cilat janë shënuar nga liria e besimit e njëkohësisht të ngarkuara ashtu si dhe më parë me më shumë përkrahje besimesh, rrit gamën e interesit.

   Për më tepër bektashizmi është një besim i cili - përsa ka qenë praktikuar dhe praktikohet sikurse nga njerëz të thjeshtë dhe nga intelektualë me njohuri gjithëpërfshirëse, - në librin e Fatmir Mingulit pasqyrohet një vizion ndryshe.  Ky libër jo vetëm bazohet mbi një balancë të përkryer njohjesh por dhe ngre arsyen mbi lindjen, rritjen, shpërndarjen sikurse mbi arsyen e përqafimit të këtij besimi dhe, gjithçka vjen, ashtu sikurse dhe publikimi i librit në një kohë të një diskutimi shumë aktual. Ky kërkim i lexuar me vëmëndje dhe kuriozitet bën të mundur aftësinë në përqasje me besimin dhe theksoj, se mirë shfrytëzohet, ky material mund të bëhet një burim  i rëndësishëm njohurish të fushës religjoze dhe kulturore.

Nuk është aspak e lehtë të trajtosh tematika të këtij kalibri dhe për këtë punë të madhe dhe rigoroze që në fillimin e vëzhgimit dhe trajtimit të kësaj teme, dua të falenderoj profesor Fatmirin për standartin e lartë të prurjes por dhe për përzgjedhjen e mrekullueshme dhe të mirë mizuruar të materialeve me nuanca religjoze, letrare dhe politike.  Të tre këto aspektet janë njëkohësishtë prezente por dhe përzjerës të të gjitha pasurive humane dhe jo më mirë se me librin e autorit Fatmir Minguli mund të provohet dhe një reflektimi ndryshe. Autorët, studiuesit mbi të cilët ai mbështet studimin e tij janë shqiptarë dhe të huaj.

Si përçues i mirfilltë dhe kritik në lëmin e letërsisë shqiptare profesori nuk gabon në etikë, kulturë dhe vëmëndje duke respektuar “ospiten” si të parë, në këtë rast, të madhin “tuttologu-n” Umberto Eco por gjithmonë pa lënë kurrë pas vëmëndjes si për nga personaliteti por njëkohësisht dhe për nga miqësia, mikun e tij të madhin Mojkom Zeqo, i cili tërheq vëmëndjen e autorit me kuriozitetin: “se ku ose çfarë donte të arrinte ai duke menduar një ftesë për studiuesin italian”, Umberto-n, gjithmonë duke respektuar multidimensionalitetin e njohurive të tij. Profesori ynë nuk humb vëmëndjen nga mendje të tilla gjeniale sikur mund të jetë vëmëndja përkundrejt të mirënjohurit Mojkom që, së bashku, sipas meje, i ka bashkuar fakti i të qënurit të dy tejet sqimatarë, ashtu sikur autori ynë shkruan për mikun e tij Mojkom Zeqo në fq.164.

 Ai nuk shtiret ose më mirë të themi ka një sinqeritet, thjeshtësi dhe trasparencë të paparë kur në fq.13 thotë: mbas shkrimit për Koçi Tahirin, pra: …, vetëm para pak muajsh, …, mësova se teqeja e Melçanit kishte qenë selia e parë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, …, dhe vazhdon e shprehet po me atë sinqeritet të surprizuar për gjatë gjithë kohës së kërkimit të materialeve  të këtij studimi ku unë do të shtoja se rezultojnë mjaft të spikatura duke rendur kërkimin e tij mjaft komplete.


PJESA I


E vërteta është që në dorë kam librin e tij “Kundra Ikonathyesve” por nuk mundem të mos vë në dukje faktin që  vyrtytet, si modestia dhe sinqerieti janë elemente që i përngjiten zgjuarsisë dhe diturisë së tij. Kjo frymë kështu komplete ndihet nga mënyra e trajtimit të temës edhe nga fakti se atje ku ai don të arrij, sikurse mund të jenë horizonte të pa arrituara apo argumente të pa thëna, ja del dhe mbi të gjitha me shumë sukses. Prap ai kap fillin joshës të tematikës, duke përmëndur menjeherë literaturën bektashiane, duke prurë në dukje poetët bektashianë ai nxjerr në pah përveç të dhënave religjoze dhe burime historike por edhe pasuri letrare të cilat burojnë që nga viti 1927, përsëri fq.13. Il pendolo di Foucault është për autorin një dritare e hapur studimi – dua të theksoj gjithashtu që ky libër kështu i zgjedhur dhe i shfrytëzuar nga profesori për mua personalisht si lexuese dhe studjuese e leteraturës italiane, është jo vetëm i nivelit të duhur por dhe një zgjedhje e mënçur-  sepse tuttologu Umberto Eco, ashtu sikurse vet autori e vë në dukje,  ka njëkohësisht  kapacitetin e misterit, në misterin dhe kapacitetin të pëlqehet ose jo nga lexuesi ose studiuesi.

Autori nuk humb kohë e na jep menjëherë informacionin e parë kur flet për prejardhjen e paulikanëve e cila rrjedh nga një person me emrin Paulo i cili ndiqet nga të tjerë ikonathyes, të përndjekur nga Shqipëria në shek. e VIII -të dhe që shkuan në kufijtë e botës arabe, u shtrin drejt Eufratit, pushtuan territorin bizantina deri në Detin e Zi, fq. 17. Ky burim  i marrë nga Umberto Eco dhe sjellur nga pena e autorit tonë mendoj që, për sa thënë më sipër, rendë kurioz dhe njëkohësishtë autoritar jo vetëm për inforcionin por dhe rëndësinë që vet ky studim merr sikurse dhe vazhdimi me informacionin në shekullin XVII-të, kohë kur ata u konvertuan nga jezuitët sikurse dhe ekzistenca e disa komuniteteve në Ballkan apo poshtë tij, fq. 18.

Fonti i brendshëm sikur është “Historia e Shqipërisë” fq,19. flet për mbushjen e kishave dhe manastireve me ikona të Krishtit dhe të shën Marisë e të shenjtëve të tjerë por njëkohësisht thekson që pasqyrimi i kishave e manastireve bëhej duke kultivuar  kështu një urrejtje tek fshatarët dhe një lëvizje popullore ku më e gjëra ishte ajo e paulikanëve me rritje të  theksuar në Azin e Vogël në fund të shek. VII dhe fillimin e shek. të VIII - të. Po këto kisha e manastire duke përjashtuar vetveten nga detyrimet taksore dhe ushtarake prekën kështu interesat e Perandorisë bizantine e cila donte forcimin e ushtrisë dhe kënaqjen e saj me toka. Informacionin e sipërm sjellur, identifikuar si i tipit institucional, autori jep tashmë idenë që e përdor atë si për kronologji por dhe për ekzistencialitet pasi ka aftësinë ta ballafaqojë me atë çka ai sjell më pas.

Autori kërkon t’i shkoj deri në konsumim të plot të temës se në çfarë besojnë paulikanët duke sjellur në vemëndje fragmente nga shkrimet e Umberto Eco-s. fq. 21, Refuzojnë testamentin e vjetër, refuzojnë shenjtërinë, përbuzin kryqin dhe nuk nderojnë Virgjininë. Kështu autori sjell dhe diturin e pasardhësve të tyre dhe që ishin të fundit ndjekës të tyre, bogomilët.

Janë bogomilët që e bëjnë autorin tonë që të kalojë tek studimi i Pëllumb Xhufit ku sipas tij Shqipëria ka qenë një nga vatrat e lëvizjes së tyre dhe aty nga shek. VIII kisha patarenë (bogomilë) në disa vende të Italisë Veriore, quhej Kisha shqiptare (ecclesia albanensis)… Ndërsa bënë dhe më të rjedhshëm studimin kur i shkon më tej temës me shkrimin e Dhimitër Shuteriqit atje pikërisht ku bëhet fjalë për kishat e ndryshme heretike..., ku ndër të parat pëmend një ecclesia albanese (kishë shqiptare) dhe besnikët e saj u quajtën albanesi e kjo kështu në Italinë e Veriut pranë qyteteve Bergamo dhe Verona. fq. 23. Studiuesi ynë nuk mjaftohet nga një font, informacioni që ai sjell, theksoj, vë në dukje shumë autorë mëndjemprehtë për nga kronologjia e memories por dhe vënde që i kanë jetuar këto lëvizje religjoze ashtu sikur ai vijon dhe më pas.

Ndër bashkësitë katare të Europës perëndimore në 1250 ishte një Ecclesia Albanesis, një bashkësi fetare dualiste e përqëndruar rreth Milanos, Veronës dhe Desenzanons, themeluesit e të cilës duke gjykuar nga emri, mund të kenë ardhur nga Shqipëria, prap ai sjell Dhimitër Shuteriqin i cili në herën e tij mbështetet tek studimi shkencor i Robert Elsie për problemin  Ecclesia Albanensis. Autori ynë hynë në thellësin e shpirtit studiues duke prekur me respekt dhe përpikmërinë e “thënies” autorët e autorëve të sjellur prej tyre e më pas të sjellur prej atij vetë sikur shohim në fq.25 dhe po në këtë faqe vazhdon me studiuesin Besim Morin-ës: Lufta për shkak të ikonoklastisë  (813 - 820 dhe 820 - 829) detyron autoritetet bizantine të përkrahin katolikët e persekutuar sikurse po në 813 kryepeshkopi i Durrësit, Antoni, këshillohet nga Papa Teodor që të vazhdonte luftën kundër ikonoklastisë. Autori ynë thekson po në këtë faqe ngjyrat sociale për të cilat, reflektues është fakti ku theksohet se flitet pak në literaturën e specializuar mbi këto periudha të errta që kalonin popujt midis Bizantit dhe Romës.

Autori mirëspjegon ngjyrimin e vërtetë të heretizmit dhe të ikonoklastisë që është pa dyshim, cilëson ai, parimi i besimit dualist, si burim, në atë periudhë, i lindjes së shumë sekteve, gjë që duhet theksuar, që ndodhi jo vetëm në fenë e krishterë fq.26. Autori shton në fq. 27.se dualizmi në trojet shqiptare ka pasur edhe inspirimin e paganizmit i rrjedhur ky i fundit që nga Ilirët. Theksohet ngritja e ikonave si veprim i të krishterëve ortodoksë e cila bëhet në Shqipëri pikërisht për t’i dhënë mbivlerë ikonave. Të njëjtin  mendim ka dhe studiuesi Robert Elsie i sjellur kujdesshëm nga studiuesi ynë.

Autori e mbyll kapitullin e parë i quajtur si një protestues social.., me Umberto Eco-n dhe në kapitullin ndjekës fq.32 jo më kot fillon me heretikët dualistë në Itali që mbaheshin si paulikanë të cilët ne shek.IX vazhdonin të tërbonin perandorët e Bizantit.


PJESA II


Ka pak njohuri, thekson autori, mbi mardhëniet midis templarëve dhe paulikanëve. Ata kanë takuar këta të fundit gjatë kryqëzatave dhe kanë stabilizuar me ta raporte mistike. Dhe sipas Ordination takimit i 6-të vjen në Jeruzalem fq.33. nuk e di kush do të priste në Jeruzalem, ndoshta një bërthamë e templarëve të shpëtuar nga vdekja..., për të arritur në Jeruzalem duke ardhur nga Gjermania, më llogjike është rruga e Ballkanit dhe aty prisnin bërthamën e pestë atë të paulikanëve…, -  dhe jo për një pasaktësi por për një rregull llogjik autori vazhdon duke shtuar dhe forcuar informacionin që sipas tij, pasuesit natyralë të paulikanëve ishin bogomilët bullgarë, por Templarët e Provansës nuk mund të dinin akoma se Bullgaria do të pushtohej nga turqit e do të mbetej në pushtetin e tyre për pesë shekuj.

-Ҫdo mjeshtër i një bërthame e di se ku duhet kërkuar mjeshtri i bërthamës tjetër pasues…, mjafton që gjermanët kanë humbur bullgarët dhe nuk kanë ditur kurrë ku t’i gjejnë gerosolimitionët  dhe këta të fundit nuk do të dinin kurrë ku do të gjenin të tjerët.

Në fakt autori nuk i ndahet librit të Umberto Eco-s duke na drejtuar drejt influencës që këto fragmente do të jenë në vazhdimësi ose përgjatë studimit të tij. Thënë kjo në fq. 35 ku  autori ynë bën që vëmendja e lexuesit të jetë tejet aktive. Kjo është ajo çfarë duhet të bëjë një studiues kur argumenti, si në këtë rast, është jo vetëm i përbërë por dhe me një nuance llogjike dhe historike, ai ngacmon lexuesin në ndjekje dhe zbulimin e misterit. Dhe misteri ka një kohë dhe një kuptim, ajo që duhet kërkuar për t’i shkuar afër është aftësia e ndjekjes së një filli llogjik…, Umberto Eco sillet ose zgjidhet nga autori dhe për atë çfarë vazhdon;.., të padukshmit veprojnë rreth nesh! fq.35.

Lëvizjet heretike marrin përsëri vëmendjen e autorit, por tashmë këto lëvizje heretike të një dimensioni ndryshe janë të vërejtura sikur në fenë e krishterë dhe në atë muslimane. Heretizmi mesa duket, thotë ai, ka të bëjë me dualizmin. Dhe motivi që Umberto Eco zgjidhet nga studiuesi mendoj se është fakti që ai spjegon mirë lëvizjen e Ikonathyesve të paulikanëve. Dhe prapë me paulikanët ...,. Autori vë në dukje formën artistike të Umberto Eco-s “tuttologu-t” po aq sa të kërkuar dhe kundërshtuar por, dokumentacioni, thekson ai, është tepër interesant në përçuarjen e botkuptimit të lëvizjeve dualiste. Autori nuk humb renditjen memoriale kur thotë që lëvizja e ikonoklastëve është si pararendëse e lëvizjeve heretike, dualiste.

Lëvizjet heretike dallohen në 1081gjatë kryqëzatës së parë kur ushtria kryqtare gjatë marshimit takoj tokën e Durrësit dhe në 1096 kemi takimi me heretikët në zonën e Ohrit. Sikur kryqëzatat janë një moment krucial historik po aq e rëndësishme është vëmëndja e autori tek të dhënat mbi Durrësin, ku ai jeton, i cili në historinë e tij ka qënë i prekur pozitivisht dhe jo, si nga rryma të brendëshme ashtu dhe të jashtme.

Gjithashtu në kërkimin e tij profesor Fatmiri nuk humb esencialitetin renditës të lëvizjeve gjë e cila na ndihmon në kuptimin e një lëvizje tjetër sikur është ajo e uniatizmit e cilësuar si një lloj lëvizje me thelb heretik dhe me qëllim pajtimin e katolicizmit roman me bizantimin ortodoks; kriptokristianizmi ekzistencën e të qenurit krishter e mysliman, dhe lëvizja më e madhe dhe më e qëndrueshme në kohë dhe ide, bektashiani, shpesh i konsideruar si një urë mes islamit dhe krishtërimit fq .38. Po në këtë faqe autori shkruan: Në 1266 në Durrës e në disa dioqezi të tij papa Klementi IV-të thotë që kishte njerëz me rite dhe ndjekje të drejtimeve të ndryshme fetare. Dhe priftërinjë ortodoks kërkonin ndihmë dhe mbanin lidhje me papatin e Romës. Mund të duket e çuditëshme misteri i vendosjes së besimit mbi besim por kjo e dhënë nuk na habit përsa dhe sot mbivendosja e besimeve ose e laicizmit me rite religjoze, janë prezente në krahina ose familje të caktuara.

Vetë autori në librin e tij, “Triptik historik”, shkruan për përhapjen e kishave bizantine me priftërinj katolik në bregdetin e jugut, që nga Himara deri në Nivicë-Bubari fq. 39. Dhe më pas ai vazhdon me Stefano Fumagalin kur ngren dhe dilemën me anë të një pyetje: A është Dualizmi një traditë e përjetëshme e tentativave të kristianizmit? Edhe Fumagali, përmënd shqiptarët. Citimi i Fumagalit fq. 41, sillet nga autori ynë me vazhdimin e përforcimit të fontit historik/fetar ku shteti bizantin ishte i përbërë nga një strukturë etnike me origjinë perandorake: gjurmë të helenëve, besëve dhe shqiptarëve. Sjellja e këtyre fonteve nga autor të huaj, theksoj,është një lloj ndihmese dhe për vetë dëshminë e bashkjetesës socio/kulturore ku qëllimi fetar duket sikur kapërcen dhe dimensionin e tij.


PJESA III


Interesant është fillimin i kapitullit të tretë me titullin “Përse bektashinjtë?” Dhe prap misteri i sjellur nga Umberto Eco fq.45 ndjek sekretin e sekretit: Cështja jonë është një sekret Brenda një sekreti..,. është një sekret mbi një sekret që mbështetet nga një sekret. Sjellur nga autori ynë lë shumë për të kuptuar që dhe shumë lëvizje, unione, shizione mbajnë brenda një mister dhe një të vërtetë. Jo se misteri nuk është i vërtetë, thekson autori, ai mbetet mister për pazbulueshmërin e tij ndërsa e vërteta dihet që në momentin kur ajo proklamohet. Ky reflektim mbetet dhunti e një studimi të mirfilltë ashtu sikur me të vërtetë ky kërkim proklamon studiuesin Fatmir Minguli që me shumë mençuri arrin të instigojë memorie, fantazi, duke sjellur prurje dhe përzgjedhje të dhënash të kujdesshme.

Por si mundemi të mos kuptojmë që pas Umberto-s dhe sekreteve të sjellura prej tij vjen për autorin, studiuesi Mojkom Zeqo me veprën “Syri i tretë”  të cilit veçorit e sektit bektashiane i tërheqin vëmendjen sikur e tërheq dhe karakteri heretik i këtij sekti: bektashizmi lindi si një sekt heretik i islamizmit për t’u bërë një urë lidhëse mes krishtërimit dhe islamizmit…, bektashizmi,.., afron më tepër me praktikën dhe frymën e kishës lindoreortodokse.., kështu bektashizmi merr formën e një ndërmjetësi të hatashëm(deri sikur dhe ndarës)…,fq 46,47. Po në këtë faqe autori vazhdon me studimin e Mojkom Zeqos: Beteja e Qerbelasë.., u bë një kufi ndarës midis dy rrymave të mëdha: midis shiizmit që lidhet me trashëgimin e drejtë përdrejtë nga familia profetike e Muhametit…,dhe të sundimtarëve arabë.., të cilët u larguan nga parimet kuranore…,. Të imituar nga Perandorake Bizantine…, Miti shiit i betejës së Qerbelasë lindi në shek. e VII-të në skajin e largët gjeografik të Irakut.

Studiuesi përdor pothuajse një paralelizëm ose ekuilibër midis studiuesve të huaj dhe atyre shqiptarë.  Kjo qasje ngjall sipas syrit kritik dhe një provokim pozitiv. Ҫka do të thotë ose përkthehet në faktin që prurjet të sjellura nga studiues të huaj nuk janë të panjohura ose indiferente përsa i takon studimit të lëvizjeve ose lindjes së sekteve të reja sikur mund të konstatojmë sektin bektashian. Mënyra e kërkimit dhe përsitja mbi një gamë të gjërë dokumentash të autorëve vendas dhe të huaj e bëjnë këtë studim mjaft interesant pasi kërkon të zbulojë, përveç çfarë thënë më sipër, dhe përafërsinë ose përngjashmërinë sikurse diferencën ose largësinë  dhe bashkimin ose unifikimin dhe konvertimin sikur mohimin midis sekteve sikur vijon më poshtë.

Ai sjell studiuesin John Kingsley Birg sikur Kristo Frashëri-n për ndarjen dhe diferencën midis fesë sunite e shiite dhe ngjashmërinë e urdhrit bektashi me doktrinat shiite ose më mirë të themi bashkimet e ndodhura midis shiizmit dhe sufizmit. Shtojmë edhe Dhimitër Shuteriqin i cili tek studimin i tij citon që patarinët dhe bogomilët nga urrejtja ndaj kishës ortodokse kthehen në myslimanë fq. 50. Një mori lëvizjesh fetare mes katolikëve e ortodoksëve, të shkruara nga autor shqiptarë sillen në mënyrë koherente dhe me përngjasim me atë çka ka sjellur Umberto Eco. Autori ynë shkruan; .., Antoni, Kryepeshkopi i Durrësit mbasi kishte mbajtur fenë rreth kultit të imazheve të Shenjta pësoi shumë sëmundje dhe presekutime të rënda pothuajse u bë martir dhe vdiq në vitin 826. Pra dhe presekutimi apo sëmundjet vdesin trupin por jo besimin i cili është një nga elementë që proklamon personin martir. Këtu ndahet i të qënurit njeri me të qënurin person ku elemntët sikur besimi, morali dhe përkatësia  sociale janë mënyra identifikuese e këtij të fundit.

Në studim dalin në pah dhe zhvillimet si në arkitektur ashtu dhe në qytetërim sikurse mirë theksohet që kundërshtitë ndaj shtypjes sociale krijonin shizione. Ai sjell studimin e Halim Maloku-t të përforcuar nga arkeologu francez Rei i cili citon dimensionet e Katedrales së madhe të Durrësit si të Katedrales së Shën Pjetrit në Romë. Studiuesi flet për ndarjen e Perandorisë romake në 395 ku Iliriku mbeti nën sovranitetin Bizantine por kisha ruajti lidhjen me Selin e shenjtë të Romës.

Tek Umberto autori shton dozën i mëshon të dhënave sepse del në pah fakti që interesi mbi bektashizmin rrit fort edhe iden e kuptimit të prejardhjes ose të krijimit të tij si urdhër por edhe të përbërjes së tij: shiizmi ishte i bazuar në dy trungje, një që thuhej dymbëdhjetësh,.., dhe tjetrin që ishte ai i ismailitëve..,. Autori nuk mbetet pa shtuar dhe aktualitetin, duke sjellur në vëmëndje copza nga artikuj të kohës që konfirmojnë transferimin e Klerit bektashi në Shqipëri i cili në 1929 hapi zyrat në Tiranë.

Dualizmi e bën studiuesin tonë të kthehet tek Stefano Fumagalli kur citon studimin e tij mbi ekzistencën e kishave shqiptare të shekullit XII-të dhe XIII-të që lidhen me veprimtarit dualiste në Itali. Taksimi turk, i papranueshëm nga Paulinët kishte shkaktuar ndër kohë një migrim paulikan në zonat e Danubit..,.fq.55.


PJESA IV


Pro dhe kundra imazheve. Profesori e sjell shumë mirë faktin kur thotë që shkatërrimi i imazheve ka hecur paralel me prodhimin dhe vazhdon me faktin që imazhi është në një trinitet:personi i shenjtë, imazhi i tij dhe vendi i ekspozimit. Por studimi i Mojkomit sjell Theodhozi-n, perandorin e Bizantit që bëri një ikonoklasti të përbindshme,.., në emër të kultit të krishterë, urdhëtoi të shkatërroheshin veprat e artit si dhe tempujt paganë fq.60 Por dhe leximi i Kuranit,..,lexohen mbi të gjitha nxitjet për të ikur, larguar dhe urryer nga cdo formë e adhurimit të ikonave.fq.61. Në qëndër të vëmëndjes janë kërkimet dhe studimet mbi faktin e mos paraqitjes së Zotit. Zoti nuk mund të jetë paraqitur, por mund të jetë nominuar. Autori, me anë të shkrimit të Dilaver Goxhaj, i kthehet prap aktualitetit ku citon: 218 xhami dhe të gjitha teqet bektashiane u dogjën nga policia dhe ushtria serbe në 1997-1999. As 12 kryqëzatat e krishtera nuk dogjën kaq objekte muslimane kulti sa u dogjën në këtë periudhë. Autori përmend edhe periudhën e vitit 754 e perandorit Kostandin V-të ku pronat e kishës u kthyen në prona ushtarake dhe muret e kishave u xhveshën nga ikonat, pikturat, mozaikët ku muret u lyen me bojë ose u zëvendësuan me piktura laike. Paulikanët vazhduan jetën e tyre gjatë viteve 666-970 duke lënur në historin e Europës luftën e tyre kundër imazheve, fytyrava të profetit, kështu u praktikua dhe me sektin sunit të muslimanizmit.

Kjo thekson autori nuk ndodhi me sektin bektashi, ndjekës të linjës filozofike të sufizmit por besnikË të mësimeve të profetit Muhamed. Dhe Baba Ali Tomorri në librin e tij “Historia e bektashinjve” nuk përmend si një ndalës shfaqJen e figurave, fytyrave te imameve muslimanë, praktikisht të dymbëdhjetë imamëve.  Pyetja që lind sjell në vëmëndje një paralelizëm-  A ballafaqohet  aktualiteti sot me të kaluarën ashtu sekrete apo e merr atë si një pikë referimi të vazhdimësisë religjoze ku është pikërisht vet ai sekret që e bën besimtarin më besimtar ?? Pra deri këtu na çon autori kur sjell një aktualitet të shkuar të afërt shumë të ngjashëm me një të kaluar të largët e quajtur ndryshe, ikonoklasti. Ja pra, atë çfarë ilustruam më parë ndjek studimin e autorit. Enver Hoxha në 6 shkurt te vitit 1967 me luftën kundër fesë bëri një ikonoklasti të vërtetë ndoshta më e fuqishme se ajo e paulikanëve në shekujt e IX-XII. Interesante është fakti ku prishjen e theatrit autori e paragonon me një pamje të dhimbshme ikonoklaste ku nuk i shpëton illustrimi socioekonomik me interesa dhe ego individuale. Paralelizmi i sjelljes së imazheve midis figurës së Skënderbeut dhe Mehmetit të II-të të realizuara të dyja nga Bellini piktori italian, fq. 66. Piktori flet dhe për sakrilegjin që ky sulltan po i bënë fesë së tij e cila nuk lejonte publikim imazhesh.

Në kapitulli e V,  bektashizmi në krahinën e Gores autori sjell fragmente nga Koci Tahiri, doktor i shkencave politike ku thekson që Shqipëria është bërë atdheu i dyte i bektashizmit. Sektë i sjellur në Shqipëri nga jeniçerët shqiptarë që kanë shërbyer në regjimin osman. Sulltani Mahmuti i dytë më 1826 masakroi brenda një nate 18.000 jenicerë, të cilët ishin bektashiane, një pjesë e tyre ishin shqiptarë. 

Në fillim të librit sikur dhe përgjatë shtrimit dalin në dukje lëvizjet e gjera por dhe ato  individuale sikur dhe intelektualë, luftëtarë apo idhtarë fetarë  sikur disa prej këtyre cilësive i gjejmë tek  Ali Pashë Tepelena i cili ishte bektashian por dhe tek Avdyli, Naimi e Sami Frashri të cilët dhe këta ishin bektashian. Në 1920 komuniteti bektashian  zyrtarizohet si i tillë në krah të komuniteteve muslimane, ortodokse dhe katolike. Një vit më vonë u vendos “Autoqefalia” e parë bektashiane. Në Gorë besimi bektashian zë gati 50%. Autori thekson nëpërmjet eksperiencave të autorëve të tjerë emocionet që jetohen sikur të jesh në botën mistike dhe trupi gjithashtu duket sikur i bindet këtyre emocioneve përsa i ndjek në mënyrë pasive, pasionale dhe nganjëherë në mënyrë konvencionale. Teqeja është vendi i këshillave ku dashuria, rrespekti dhe dinjiteti marrin vendi e parë. Nuk mungon studimi i autorit duke eksploruar dhe kuriozitetin e autorëve të huaj sikur është F.Ë. Hasluck i cili me rrëfimin e tij vendos Teqenë e Melçanit të parën në krahinën e Korçës.


PJESA V


Autori zgjerohet në kërkimet e tij, duke na mësuar që kërkim prej 360° bënë më efekt sepse sikur e vërteta edhe e fshehta lëvizin në shumë dimensione, poste po ashtu personat lëshojnë e përqafojnë bukuritë që i ofrojnë, një besim apo shumë  besime.  Ai sjell të dhëna nga leteratura e huaj sikur është romani i famshëm “Konti i Monte Kristo” i Aleksandër Dyma ku përshkruan me shumë hollësi Ali Pashë Tepelenën ku mes të tjerave prek mardhënien e tij me bektashianët por dhe qasjen e tij me fetë e tjera. Adhurues i Muhametit me myslimanët fanatik, materialst përpara bektashinjve, gati i krishter me grekët duke lejuar lulëzimin kështu të të gjitha ideve fetare. Autori nuk mjaftohet me çfarë shkruajnë autorët por bën dhe një kalim nga autori në autor ku i jep hapsirë dhe të vërtetave si të pavërteta. Kurioziteti për të zbuluar mbi sektin bektashian nxjerr në pah mardhëniet e Ali Pashë Tepelenës me bektashianët jo vetëm të zonave që mbulonte ai vetë por dhe me ata të zonës së veriut. Autori zgjedh materiale ku reflektimi mbi besimin e Ali Pashë Tepelenës mbetet nje diskutim i hapur pothuajse si sekti ku ai vet besonte.

.., Aliu favorizon këtë urdhër  sepse doktrina e tyre është të qënurit liberal ndaj të gjithë besimeve dhe feve dhe t’i konsiderojnë të gjithë njerzit të barabartë përpara Zotit. fq.83.  Autori ynë vazhdon me paragonet dhe, zbulimet e reja sjellin në dukje të njëjtin qëndrim të Ali Pashës. Vëmendje ai i jep librit “Kristianizmi dhe Islami nën sulltanët” të F.Ë.Hasluck i cili në vëllimin e dytë përshkruan lidhjen e veprimtarisë së Ali Pashës me sektin bektashian në Shqipëri.  Por interesat është fakti që autori ynë sjell fragmente gati të pashteruara kur përmend studiuesin Ferid Duka që flet për përqafimin që Ali Pashë Tepelena i bëri sektit bektashian duke dashur dhe ta fuqizonte si urdhër. Ai vazhdon duke na spjegur që një nga qëndrat e spikatura të bektashizmit shqiptar ishte bërë qyteti i Krujës. Disa dëshmi interesante janë gurët e varreve me simbole bektashiane që datojnë përkatësishtë në vitet 1717 dhe 1728.

Vazhdon letërsia nëpërmjet dorës së autorit të proklamohet si një genere e përafërt me figura me sjellje kryeneçe ose kundërshtare me fuqitë autoritare edhe pse vetë nganjëherë ndodhet në tehun e thikës për çfarë shkruajnë si të vërtetë apo si mister. Autori sjell shkrimtarin e madh Honore De Balzak që shkruan plot adhurim për këtë figurë të Orientit i cili ishte i vetmi që po ngrente krye  ndaj Portës së Lartë. Autori i kthehet librit të Hasluck por tani për pjesmarrjen aktive të Ali Pashës në sektin bektashian. Aliu është përgjegjës për një pjesë të madhe të konvertimit të fundit në islam në Epir..,. fq.89.

Kapitulli VII. “Pse pikërishtë Durrësi??” Sepse Durrësi ashtu sikur do e shohim më poshtë është konsideruar bërthama e dualizmit. Sepse ishte pikërishtë Durrësi që në romanin e Umberto Ecos, “Lavjerrësi i Fukoit” përfaqësonte Shqipërinë. Dhe pikërishtë në Durrës ka lindur dhe dualismi, forma heretike dhe me këtë të fundit lindën dhe forca politike. Një levizje heretike e quajtur “albaneses”, pra një rrymë kundërshtare e gjejmë tek libri “Historia e Durrësit”, rrymë e cila lind në vitin 796. Në libër shkruhet, dhe që “Albaneses” duhet të ketë qënë një sekt i vogël gnostik i frymëzuar nga paulikanizmi, një përzjerje kjo e paganizmit me krishtërimin.fq. 94. Nga “Advent Catholic Enciclopedia” mësohet se “albanenses” janë me origjinë nga Shqipëria.fq.95. Këta të fundit ishin me seli në Desenzano të Italisë ku përforcohet dhe fonti se ishin dualistë absolutë. Albanesis që u quajtën më pas bogomil dhe bosnenses do të luajn një rol tepër të madh në historinë e qytetit të Durrësit. Interesant fakti i kësaj lidhjeje zinxhir që bën autori kur flet në fq.99, për ardhjen e bogomileve të cilët pasonin albanenset që kishin të njëjtën origjinë, atë të paulikanëve. Edhe pse këta të fundit u përzunë nga kishtarët ortodoksë të Durrësit në shek. IX kjo tregon se edhe pse ata u përzunë arritën të mbijetojnë si bogomilë apo një tjetër sekt.

Në kapitullin e VIII përsëri mbi bektashizmin, autori përqëndrohet tek kalimet historike/religjoze por dhe në atë që bektashinjtë vecojnë sikur është imami i gjashtë, Xhaferr Sadiku i cili është stërgjyshi i Haxhi Bektash Veliu. Interesante duken fjalët e Kristo Frashërit: për bektashinjtë, të krishterët nuk mund të hynin në radhët e të “pabesëve” vetëm për faktin se nuk qenë mysliman.fq103. Ai vazhdon me faktin e pëlqimit të Alevizmit dhe jo të sektit sunit nga nxënësit shqiptarë që studionin në medreset e Lindjes së Mesme. Alevizmi merr emrin nga kalifi Aliu dhëndërri i Muhamedit. Interesante janë dy parimet e Aliut të spikatura nga autori Kristo Fashëri që kontribuojnë për të kuptuar pse disa sekte shpërbëhen e disa të reja lindin dhe përqafohen nga rryma të ndryshme sociale. Parimi i parë i plebishitit në zgjedhjen e kalifit dhe parimi i dytë respektimi i autonomisë të viseve që hynin në Perandorinë islamike. Platforme kjo, siç dhe theksohet më sipër, që mund të tërhiqte më mirë simpatinë e popullsive të krishtera të Europës në përgjithësi e të Ballkanit në veçanti. Vetë jeniçerët edukoheshin nga bektashinjtë edhe pse ata vinin nga familje të krishtera. Vrasja e Hysenit, nipit të Muhametit solli dhe lindjen e lëvizjes shiite në Iran. Kështu, autorit nuk i shpëton fakti historik që pasuesit e Aliut ishin alevinj dhe shiitë. Pas krijimit të rrymave të ndryshme të alevizmit autorit përqëndrohet tek fontet të cilat thonë që në Shqipëri urufistet dhe bektashianët ishin më kryesorët. Bektashianët u përqëndruan më shumë nëpër fshatra por ky sekt u përhap edhe ne qytetet si Vlora, Gjirokastra, Korça, Kruja etj.

Musine Kokolari spikat në kërkimin e autorit jo vetëm për punën e bektashive por edhe për misionin e dishepullit të zgjedhur të bektashizmit, Sari Salltëku në Ballkan deri në Krujë ku dhe sot besohet se është varrosur ky shenjt. Në punimin e saj interesant është pjesa kur autori, kritiku ose më mirë ricercatori Fatmir Minguli  fletë për përkatësinë bektashiane të besimit të Skënderbeut si dhe për disa nga vlerat e këtij besimi që nga misticizmi, toleranca, mirësia deri tek të drejtat e grave. Mojkom Zeqos shprehet se islamizmi ka pikë takimi me hebraizmin e Testamentit të vjetër, me monoteizmin e Jehovait dhe mbështetje në një inkonoklasti tërësore.fq107.  Naimi Frashri shkruan se bektashizmi zotëron në të gjitha përmasat e mundshme në botën e ndërmjetësisë. Të dhëna këto, që misterin e sjellin në sipërfaqe dhe njëkohësishtë dëshira për të mos e zbuluar “del tutto”duket sikur mbetet e mjaftueshme. 

Përmendet Stefano Fumagalli i cili na inkuriozon kur i afrohet shumë fillimeve të bektashizmit duke e lidhur me Paulikanizmin. Në kërkimet e tij ndalon tek Juri Stojanov, të cilin e cilëson ekspert të dualizmit ballkanik dhe të Bogomolizmit, thotë shumë qartë për mirësitë e provave të dhëna nga Cinar mbi ekzistencën e nje Alevizmi të vjetër duke thënë i bindur që materialet kristiane, ortodokse dhe heretike dhe vetë Paulikianizmi kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në formimin e riteve dhe të besimeve fq. 109. Kërkimi shkencor i profesor Fatmirit, i cili meriton të quhet kërkim pasi lë vend dhe njëkohësishtë respekton të gjitha prurjet e personaliteteve të studimit religjoz dhe jo, duke lënur ose krijuar një hapsir analitike të mjaftueshme për të gjithë lexuesit apo kërkuesit shkencor për vazhdimin e një pune domethënëse dhe njëkohësishtë vlersuese.  Ai sjell veprën e Moikomit të studjuar prej tij por dhe prej autorëve të huaj dhe kjo nuk i krijon asnjë lloj komplksi përkundrazi e bënë studimin e tij më komplet dhe rrit kuriozitetin e përqasjes ashtu sikur vijon më poshtë.

Pra siç thamë më sipër, Gianfraco Bria, studiues italian me artikullin e tij “Nacionalizmi, post-sekularizmi dhe sufizmi” që fokusohet në veprën e Mojkom Zeqos , “Syri i Tretë” duke e trajtuar atë si një ripërpunim pra theksoj si një ripërpunim të epokës së re të bektashizmit shqiptar. Ky libër, thekson autori, mori një njohje nga vetë autoritetet bektashiane që e bëjnë atë përfaqësues të neointelektualizmit bektashian dhe më gjërë.


PJESA VI


Interesant është fakti kur Umberto Eco flet për lidhjet e gjermanëve që nën urdhrat e Hitlerit studionin me hollësi cështjen e templarëve. Në fakt jo më kotë autori e quan kapitullin e IX-të, templarët dhe gjermanët. Raporti midis Graalit, templarëve dhe katarëve është studiuar shkencërisht nga oficeri gjerman Otto Rahn i cili ka bërë një studim mbi natyrën europiane dhe ariane të Graalit. Ja dhe një e dhënë interesante që serviret nga ky studim kur thuhet se Gjermanët kishin krijuar një qeveri të ngjashme me atë të princ Ëied në shtator të 1914, ku Lef Nosi ishte përfaqësues i ortodoksëve , Faut Dibra i muslimanëve sunitë, katolikët nga At Anton Harapi, ndërsa Mehdi Frashëri nga muslimanët bektashianë. E ku më mirë se kjo e dhënë që demostron Shqipërinë multireligjoze dhe mirëjetuese midis tyre. A ka të bëjë kjo me të kaluarën e hershme?? Kjo mbetet një mister në të gjithë misterin e e sjellur me aq dhunti dhe profesionalizëm dhe në vijim nga studiuesi Fatmiri.

Dhe ja sa mirë zgjedh autori ynë kur kërkon të legjitimoj pasurin gjithëpërfshirëse të Shqipërisë si në pasuri njerëzore po ashtu në pasuri kulturore, historike dhe politike. Në vitin 1943 gjermanët kanë qënë në kërkim të shumë gjërave të vjetra, kryesisht libra objekte të kultit, kishat dhe teqetë.  Po në këtë vit një togë ushtarësh gjermanë të drejtuar nga një oficer ndoshta bizantolog u ngjitën në Kalanë e Beratit për të marrë disa libra që i përkisnin kishës dhe që ishin mbi 1000 vjet të vjetra. Studiuesit spjegojnë se këta kodikë në çdo rresht dhe faqe kanë numra që janë kode. Këta kodikë janë shkruar i pari në shekullin VI dhe i dyti në shekullin e IX.  fq. 115. Autori shkruan që gjermanët përpara se të vinin në Durrës me trupa, dhanë urdhër që të boshatisnin qytetin nga banorët për disa ditë duke ditur që kisha e Spiridhonit në atë kohë ishte ende e paprishur. Kjo lë për të menduar- thotë autori se gjermanët kanë kërkuar shumë në atë kishë që është e lidhur me emrin e Sari – Salltikut dhe që respektohej nga sekti bektashian.

Po Templarët? Pyet autori tashmë në titullin e Kapitullit të X-të. Në XII – XIII në Turqi, Haxhi Bektash Veliu themelonte urdhërin bektashi. Por nuk janë vetëm kohët që paralelizojnë dy urdhërat templare dhe Bektashi. Duhet theksuar që origjinat e hershme të sektit bektashi datojnë që nga shekulli IX-të pas Krishtit. Sipas studiuesit Robert Elsie, templarët apo kryqtarët kanë qenë në Shqipëri fill mbas ndarjes në 1054 të krishtërimit në dy degë të mëdha. Tek libri i Robert Elsie autori shënon  që paulikanët, pra ikonoklastët kishin lidhje të ndryshme direkte dhe të ndërthorta me templarët ose më mirë të themi që templarët u ndikuan nga paulikanët. 

Informacioni bëhet interesant kur në studim gjejmë që në shekullin XII, Shqipëria ishte e pushtuar nga normanët dhe se ata kanë ndërtuar kishën dhe manastirin e shën Marisë në Apolloni të Fierit.fq.120. Po në Apolloni është gjetur një kryq templar me lulen e jetës si basoreliev në tre anët. Pra dokumentacioni tregon që lidhja e Shqipërisë me templarët bëhet vetëm për faktin e gjëndjes së simbolit të yllit templar në Shqipëri që është i ngjashëm me yllin e tyre (templarëve). Templarët ishin shumë mistikë. Moikom Zeqo po ashtu aprovon se “normanët pushtuan shumë vise shqiptare dhe në hapësirë kohore midis shekullit të XI dhe XII. Një gjë është e qartë, shkruan autori, që Templarët kanë qënë bashkëluftëtarë të varfër të Krishtit dhe të Solomonit. Edhe sekti i bektashinjve po kështu e ka pasur fillesën e tij, nga dervishët e varfër shëtitës.

Templarët janë të njohur dhe si “Urdhri i tempullit të Salmonit” ose thjeshtë “Tempullarët”. Ishin urdhër ushtarak katolik i themeluar në vitin 1119 me seli në Malin e Tempullit në Jeruzalem. Autori vëzhgon dhe te libri i Umberto Eco-s, “Lavjerrsi i Fukoit”, faktin kur thuhet se templarët mund të kenë qënë apo kanë qënë në Shqipëri.  Sikur informacioni që templarët e mëpastajmë janë ata të vendosur në Maltë dhe për këtë mjafton të shohësh flamurin e Maltës.

Në këtë studim gjejmë studiuesen e sotme Dalia Steinberg Gusman që shkruan se templarët akuzoheshin për orientalizëm, për tolerancë të tepërt me paganët, me ndjeksit e feve të tjera dhe logjikisht, për shkëputje progresive nga krishtërimi. Në lindjen e mesme, thekson ajo, gjejmë një kryqëzim kulturash, feshë dhe zakonesh..,. Autori nëpërmjet këtij paragrafi spjegon lëvizjet religjoze me sensin e tolerancës në shumë prej tyre. Për shëmbull në fenë bektashiane aderuan shumë njerëz të mëdhej të Shqipërisë. Sipas Gusman, interesant është intersektimi i ndërsjelltë i kulturave të perëndimit me ato të lindjes. Duke folur për këto ndërsjellje, për urdhrin e templarëve kështu mund të kuptojmë dhe ndërsjelljen bindëse të urdhrit bektashi mes islamizmit dhe botës së krishterë.fq.127. 

Gusman thotë që qëllimet për formimin e urdhrit të templarve u nisën nga Perëndimi por u xhvendosën në Lindje ndoshta për të kërkuar ndonjë dije të stërlashtë, ndonjë sekret..,. e vërteta është që ata shkuan në Lindje të varfër, shumë modest dhe as që viheshin re. Por kur u kthyen ishin më të shumtë, më të fortë e më të vendosur dhe shumë më të sigurtë rreth asaj që donin të bënin. Me shumë zgjuarsi autori zgjidh Silvio Solero ku në librin e tij “Islamizmi” i botur në 1928 shkruan se Kryqtarët pastaj sollën nga lindja përveç ideve të reja Kalorsiake dhe shumë nocione praktike të natyrës industriale. Është domethënëse të theksohet gjithashtu Tempulli i templarëve, dhe ngjashmëria e kupolës se tij me teqet e Shqipërisë.

Autori i kthehet  çështjes paulikane me Stefano Fumagali ku komentohet se “pas persekutimit antipaulikian të lëshuar nga katolikët ortodoksë, pasuesit e Palit zgjodhën rrugën ushtarake të rebelimit, pikërisht kjo në vitet konvulzive të krizës ikonoklastike. Dëbimi i dhjetra mijrave Paulikanëve nga Anatolia Lindore në Traki, shkaktoi shpërthime herezie disa qindra kilometra larg kryeqytetit Kostadinopojë. Diskutimi mbi influencën të paulikanëve mbi Alevitë dhe mbi manifestimet e tjere të spiritualitetit islamik ose (para) islamik anadollak është i hapur. Nga libri i Gabriella Piccinini “Mijë vjetët e mesjetës” autori na sjell një informacion ku interesantë duken “deviacionet manike, paulikane dhe bogomile të katarëve që shkuan deri në Europë në fillim të shekullit XII-të nëpërmjet perandorisë bizantine dhe Ballkanike apo nëpërmes kryqëtarëve dhe pelegrinëve që ktheheshin nga toka e shenjtë”.


PJESA VII


Pak gjëra dihen për lidhjet e jeniçerëve me sektin bektashian. Autori në lidhje me jeniçerët, historinë e tyre dhe aktivitetin e tyre ose lidhjen e tyre me sektet religjoze përqëndrohet në kapitullin e XI-të të librit. Në fakt ai sjell Gennaro Francione ku në librin për Skënderbeun i quan bektashinjtë si shpirt udhëheqës. Kjo ndodh me Kastriotët të cilët me siguri kanë pasur lidhje me jeniçerët. Nga këto kontakte edhe Skënderbeu mund të ketë marrë virtute ushtarake- luftarake që jeniçerët realizonin me forcat mistike dhe racionale si strategji ushtarake e bektashinjve.

Shkrirja e kulturave laike dhe fetare që pranojnë bashkë me atë muslimane dhe atë kristiane tek një bektashi do t’i bashkonte dhe udhëzimin shpirtëror që përmban magjinë e forcës luftarake. Romancieri hungarez, Maurus Jokai i shek. XIX-të tek libri “Luani i Janinës” shkruan: Jeniçerët ishin fëmijë të të krishterëve të marrë në luftë dhe të stërvitur për beteja. Shkrimtari dhe studiuesi Jusuf Buxhovi në romanin e tij “Jeniçeri i fundit sjell aspekte filozofike nga bota e brendëshme e jeniçerëve që janë të lidhur me bektashizmin. Po të njëjtën gjë thekson studiuesi Shefqet Dibrani. Përsëri anglezi Jason Goodëin në romanin “Pema e jeniçerëve” shkruanse  jeniçerët ishin simbol i traditës dhe regjimenti i jeniçerëve ishte si një familje ku ata ishin të aftë të gjuanin me Fajkua apo të bënin poezi më mirë se çdo kush tjetër në botë. Kujdeseshin për njëri- tjetrin dhe ishin pothuajse të gjithë karaguzë. Ruanin të gjitha ritualet ose traditat e të qënurit jeniçer dhe bota e jeniçerëve ishte e simbolizuar nga enët e guzhinës. Pra të gjithë autorët e sipër përmëndur  ja dalin me shumë mjeshtri, ndoshta kjo e fundit  mbetet aftësi e autorit i cili arrin të konturojë lidhjen e jeniçerëve si shpirt ushtarak me shpirtin religjoz,  lidhje e mbetur gjithmonë në kërkim të përsosmërisë si në besim dhe në artin apo strategjinë ushtarake.

Ky studim mendoj se realizon objektivin për të cilin autori merr iniciativën dhe angazhimin për një qasje ndryshe. Kur flitet për ikona, lëvizje, sekte, figura ose për vende të shenjta mendoj që pas çdo përqafimi apo abandonimi të iniciativave apo lëvizjeve të tilla nga grupe të caktuar personash apo individë të caktuar, sikur në të kaluaën dhe në të tanishmen, autori ja ka dalur me sukses jo vetëm t’i spjegojë por edhe të ngacmojë vëmendjen e lexuesit, duke përzgjedhur autorë të spikatur dhe me përgatitjen e duhur në fushën e ikonoklastisë e më tej. Përqëndrimi më pastaj në të dhënat e më të vonshme dhe në atë çka jetojnë besimet në përgjithësi sikur besimi bektashian në veçanti në Shqipëri, profesionalishtë është një kontribut i veçantë ku i përkthyer në gjuhë tjetër e bën studimin njohës jashtë kufirit gjuhësor pikërisht ashtu sikur jetohen besimet apo lëvizjet.

Dhe ja çfarë thënë pak më sipër vijon me një lidhje domethënëse me të dhënat e mëposhtme kur autori spjegon që Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në historinë e saj në Shqipëri lidhet me qeverinë e mbretit Zog. Ne 1930 qeveria e Zogut caktoi qendrën e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në teqenë e Melçanit në Korçë dhe një vit më pas ajo u spostua me një vendim në Tiranë fq.144.


PJESA  VIII


Zëri i Baba Mondit në këtë libër rrit interesin dhe për vend të shënuara nga energji pozitive sikur ai e quan Malin e Tomorrit përçues i energjive të tilla. Pikat e forta të energjisë se bektashinjve ishte Mali i Tomorrit, SarisSalltiku në Krujë dhe Kaptina e Martaneshit të cilat janë pelegrinazhe jo vetëm shqiptare por edhe ndërkombëtare. Ja pse ky kërkim ka një dimension më të gjerë, përsa ofron të dhëna por dhe vende ashtu siç vijon të rëndësisë së veçantë. Shenjtëria vazhdon me  Kryegjyshatën Botërore dhe të gjitha teqet të cilat cilësohen të shenjta. 

Sikur  vazhdojnë të dhënat më pastaj me Malin e Tomorrit ose me fjalën  “Tomar”. Tomar është një qytet i vogël në Portugali që ka qenë qendër e templarëve ku ndodhet një kështjellë plot me simbole templare. Brenda në këtë  kështjellë ndodhet një kishë e cila ka tetë kolona dhe konturi i saj gjeometrik është trekëndësh. Për nga stili i ndëtimit të kështjellës së templarëve stili gotik ka ngjashmëri me kështjellën e Porto Palermos së ndërtur nga Ali Pashe Tepelena dhe një tjetër objekt që na ofron paralele mbi konstruksionet e tyrbeve në Shqipëri; Është Tyrbja e Kapllan Pashës në Tiranë.

Autori kur flet për templarët na sjell dhe të dhëna për sekretin që ata ruajnë dhe njëkohësisht kërkojnë. Kërkoj të shkëpus këtë fragment sikur vijon. Atë që nuk bëri dot Otto Rahn në malet e Austrisë pra ai sekret apo “sekret energjetik” sikur e quan Umberto Eco tek “Lavjerrësi i Fukoit, mund të gjëndej në malin e Tomorrit. Ka autorë që e konsiderojnë atë si “Vendi i perëndive” jo thjesht nga Naimi në poezitë e tij por sipas NASA në brendësi të malit të Tomorrit ekziston një piramidë e madhe që në brendësi përmban objekte misterioze dhe, materiali që eksiston aty nuk është toksor.fq.156. Sipas Përparim Zaimit të dhëna të tjera tregojnë që Mali i Tomorrit është “vendi i perëndive”, vërtetim ky i një dëshmie biblike, duke i dhënë asaj baza reale, përsa është një provë me karakter hyjnor. Misteri i Malit të Tomorrit bënë që autori të kërkoj më shumë duke ju referuar një trashgimie antike. Toponimin Tomaros ose Tamari që del te Straboni dhe te Plini Secundi (Talar) si mal pranë Dodonës, pra si mal i Shenjtë, ata e lidhën pa asnjë mëdyshje me Tomorin e Shqipërisë. Kështu kulti i Tomorit u shndërrua në kultin e malit ku ka selinë perëndia e lashtë e shqiptarëve.  Pra Shqiptarët e moçëm, - shkruan Naimi – besonin në Hyjninë, dhe në mal të Tomorit ish faltore e tij, që thuhej Dodonë.fq.158. Sipas një etimologjie popullore, Tomorr do të thotë: Mali i të mirëve dhe mali i të mirëve bëhet vendi i pelegrinazhit i cili nis në çdo 20 gusht dhe përfundon në 25 gusht. E si mundet autori ynë ta lëri me kaq pa vënur theksin tek Moikom Zeqon për të cilin pelegrinazhi më i rëndësishëm është ai i datës  29 qershorit, një festë gjithëpërfshirëse sepse janë të interesuar sikur për pelegrinazhin por edhe për mistikën bektashiane të shqiptarëve.

Ajo çfarë e lidhte Skënderbeun me fenë bektashiane rrjedh në kapitullin e XIV të librit. Ka dëshmi të sigurta, shkruan autori, se Skënderbeu, gjatë kohës që ishte në trupën e jeniçerëve në pallatin perandorak të sulltanit, u konvertua në bektashian së bashku me nipin e tij, Hamzanë.  Ai merr nga shënimet e Baba Ali Tomorri i cili shkruan që Baba shpirtëror bektashian i korpusit të jeniçerëve me emrin Ali - AL -Ula, bëri myhip (ithtar) edhe princërit shqiptar, Skënderbeun dhe nipin e tij, Hamza Kastriotin. Autori sjell në qëndër të vëmëndjes Moikom Zeqon i cili evidencion Shloseri-n historianin gjerman që shkruan se në shek. XIX - të, jeniçerët, pasi turqit çvarrosën eshtrat e Skënderbeut, i mbështollën ato me flori dhe argjend për t’i përdorur si hajmali mbrojtëse e madje e shpallën Skënderbeun “shenjtor të tyre”.

Për Naimin dhe bekashizmin e tij është shkruar shumë ashtu sikur dhe shkruan autori ynë në kapitullin e XV-të. Prap shkrimet e Moikom Zeqos për bektashizmin naimian si një teofizi dhe mistikë. Pas Haxhi Bektashit ai mund të quhet një nga teoricienët dhe formuluesit e doktrinës së bektashizmës. Fq.170.  Anglezi F.Ë.Hasluck analizon veprën e Naim Frashërit “Fletorja e Bektashinjve”. Ai përveç përkthimit në anglisht të kësaj fletoreje komenton dhe figurën e Naimit. Moikom Zeqo, në librin e tij “Syri i tretë” shkruan dhe për tendencat e rrymës shiiite duke theksuar: “ Naim Frashëri i takon rrymës kjo del qartë nga poema e Qerbelasë. Ai dhe në vepra të tjera përcakton rolin e imamit të gjashtë, Xhaferr Sadikut që e adhuron veçanërisht. Pra tema e besimit bektashian dhe përgjasimi ose përafrimiteti me rryma ose sekte të tjera sikur ajo shiite sillen aq mirë nga dora e autorit tonë saqë misteri përkthehet në mistere.

Në fakt misteri ndjek ose shihet dhe në thëniet që ndikojnë tek Naim Frashëri dhe që mendoj që dhe në ditët tona tërheqin ose ndikojnë ata që besojnë dhe jo në bektashizëm apo levizje dhe besime ndryshe; “Çështja jonë është fshehtësia. Fshehtësia e diçkaje që mbetet e fshehtë, fshehtësia që vetëm një fshehtësi tjetër mund ta shqyrtojë, kjo është fshehtësi mbi fshehtësinë të cilës i mjafton një fshehtësi.” fq173.

Me misterin e misterit ose me fshehtësinë që vetëm një fshehtësi tjetër mund ta shqyrtojë dhe me informacionin që Shqipëria u bë vendi i Kryegjyshatës Botërore duke mbetur edhe sot si e tillë, i uroj studiuesit, kritikut Fatmir Minguli suksese për këtë studim domethënës dhe tepër të rëndësishëm si për nga fonti i të dhënave por dhe për tematikën e trajtuar.

 

Fund

Durrës – Bergamo

Mars 2025

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page