LUTJE POEZISË
Më fal,
krahët e tu
maleve zbritur
fluturim!
Horizonte të paanë
të shëtis e të shoh
me kuriozitetin,
agmirimin e një fëmije!
Më fal,
shikimin tënd
kilometra të shoh larg,
shkelmuar botën e vogël amorale!
Më fal,
gjoksin tënd të gjërë
gjithçka të bukur
të rrëmbej
e ta kthej prapë,
lodhur nga prapsirat njerëzore!
Më fal,
energjinë tënde
të ndjehem e çlodhur
nga përpjekja shpirtërore,
në largim dhe harrim
të instikteve mbikafshërore
ku njeriu shndrrohet,
përçudnohet
s'mbetet më njeri!
Shpërbën,
thërrmon
zhduk
familjen e TIJ!
Comments