LUTJA
Atanas Hristov Dalçev
Nuk e mbaj mend, nuk e kam parë
mos më kanë ikur vitet?
Ju mos më lini të humbas
Zot, para se të jetoja mitet!
Më nxirr jashtë çdo kompleksiteti,
më mëso thjeshtësinë përsëri:
për t'i dhënë të premtes që mbeti
nga zemra e kthjellimit të mi.
Për të ndjerë gëzimin tim
të fëmijës së pazmbrapsur
që flokët e para të borës në vegim
i mbledh me gojë hapur.
Dhe pa ëndërr të mund të flas
thjesht në një gjuhë injorante...
Më mëso, të lutem Zot i madh,
të jetoj si të gjithë njerëzit që qase.
1927
Shënim: Atanas Hristov Dalçev ishte poet, kritik dhe përkthyes bullgar. Ai ishte ndër poetët kryesorë bullgarë të viteve 1920 dhe 1930. Dalçev ishte gjithashtu një përkthyes i shquar i poezisë dhe letërsisë artistike nga autorë francezë, spanjollë, anglezë, gjermanë dhe rusë.
(Përktheu dhe përshtati në shqip nga gjuha bullgare: Fatmir Terziu)
Comments