Letër e Hapur !
I mohohet e drejta shumë mësuesve të Diasporës për të marrë pjesë në seminarin e XVII mbarëkombëtar të gjuhës shqipe!
Letër e hapur drejtuar zonjës Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Repuplikës së Kosovës.
Për dijeni:
Shkëlqesisë së Tij, Kryeministër i Republikës së Kosovës Zotit Albin Kurti
Shkëlqesisë së Tij, Kryeministër i Republikës se Shqipërise Zotit Edi Rama
Ministres së Arsmit dhe Sportit së Republikës së Shqipërise zonjës Ogerta Manastirlliu!
E nderuara Ministre zonja Nagavci, jam i detyruar të reagoj pasi sivjet na mohuat të drejtën për të qenë të pranishëm në seminarin e XVII të gjuhës shqipe mbajtur në Prishtinë më 18 Korrik 2024.
Për 15 vjet me radhë ky seminar është organizuar nga të dy Ministritë e Arsimit te Kosovës dhe Shqipërië, me Profesor Nuhi Gashin, Nehat Mustafa, Anila Ferizaj, Erida Koleci, Frida Basha, Azem Guri, Ndriçim Mehmeti, Rozalba Sekuj Medani e shumë te tjerë, dhe të më falin nëse kam harruar dikënd, sepse ështe një periudhë disavjeçare bashkëpunimi.
Do mbahen mend dhe do na ngelet në kujtesë gjithë jetën organizimet profesionale të seminareve, ku të dy Ministritë kishin një database të saktë dhe informacion të detajuar për mësuesit e Diasporës!
Ka dy vjet që metoda dhe mënyra e organizimit të seminareve u ndryshua pa asnjë konsultim dhe bashkërendim paraprak me diasporën!
Dhe konkretisht si?
-Regjistrimi i mësuesve në diasporë nëpërmjet Facebook, nëpërmjet një linku në Facebook ku mund të regjistrohet kushdo që ka Fb!
Është e vërtetë që shumica e kanë këtë aplikacion, por për ata që nuk kanë Fb, kjo mënyrë aplikimi nuk vlen, sepse jo të gjithë e kanë këtë aplikacion për arsyet e tyre personale dhe janë të detyruar të hapin Fb! (vetëm nëse nxirrni një ligj të veçantë nga Qeveria juaj, që çdo mësues i diasporës të jetë i detyruar të hapë Fb?)
Së dyti, në këtë udhëzim të Ministrisë Tuaj, mund të regjistrohet kushdo që ka punuar si mësues kohë më parë dhe nëpërmjet këtij linku mund të jap një adresë të një shkolle shqipe dhe të dhënat personale, në mënyrë që grupi i punës në Ministrinë Tuaj ta aprovojë!?
Vijnë e-maile zyrtare ku është dërguar bashkangjitur një link ku thuhet klik në link për të marrë informacionin e duhur, por në e-mail nuk ka as emër personi, as institucioni dhe as numër telefoni kush e dërgon këtë email?
Duke ditur që shumë linke janë me virus dhe disa linke mund të dalin edhe spamm, shumica nuk i klikojne nga frika e vjedhjes të të dhënave personale.
Zonja Ministre, kjo gjë duhet të zgjidhet në mënyrë që mësuesit e Diasporës të jenë pjesë e një seminari kaq të rëndësishëm. Ju keni gjithë Database e mesuesve të Diasporës dhe në shumicën e shteteve në Diasporë janë krijuar edhe Lidhjet e Mësuesve, gjë që e bën edhe më të lehtë bashkëveprimin dhe bashkëkoordinimin mes grupit të punës të Ministrisë dhe mësuesve në Diasporë!
Zonja Ministre, arsyeja tjetër shumë e rëndësishme është sepse për 16 vjet me radhe ky seminar është organizuar në fund të Korrikut, nga datat 30 Korrik deri me 2 Gusht dhe çdo mësues i Diasporës planifikonte më parë udhetimin për të marrë pjesë në seminar. Këtu përfshihen punët e secilit, familjen, udhetimin, biletat vajtje-ardhje etj, që në thelb janë angazhime jo pak të rëndësishme për një familje në emigracion, ku çdo gjë është e planifikuar, sepse deri me 20-25 Korrik, të gjithë jemi në punë dhe prandaj është akorduar me grupet e punës dhe kemi qenë të gjithë dakort që fundi i muajit Korrik ishte koha më e pershtatshme për mësuesit e Diasporës .
Atëhere si e caktuat Ju datën e Seminarit pa u konsultuar më përfaqësitë përkatëse në Diasporë dhe vendoset datën 18 Korrik?
Mos vallë pushimet Tuaja dhe stafit Tuaj janë më të rëndësishme se pjesmarrja e mësuesve te Diasporës?
E dini zonja Ministre sa i kushton bileta vajtje-ardhje një mësuesi në Mbretërinë e Bashkuar për të ardhur në Tiranë ose Prishtinë? (pa folur për angazhimet e tjera familjare e shoqërore që duhet të lerë, të cilat secila më vete kushtojnë kohë dhe para!)
Edhe këtu Ju jeni selektivë, a ndoshta nuk e keni problem pse nuk vijnë mesuesit e Uk, Gjermanisë, Suedisë apo ndonjë shteti tjetër, sepse ju i paguani vetëm atyre që banojnë në Greqi dhe Itali, ndërsa ne të tjerëve nuk na paguhet rruga dhe nuk u sqarua kurrë pse ky diferencim!?
Ky mision fisnik i ruajtjes së traditës, kulturës dhe gjuhës shqipe tek fëmijët në Diasporë ka nevojë edhe për mbeshtetjen e shtetit amë, Shqipërisë (Shipërisë dhe Kosovës), dhe për ta realizuar këtë qëllim vullnetar patriotik Ne, Ju edhe Ne, kemi nevojë të bashkërendojmë. Ne kemi nevojë për ndihmën Tuaj dhe Ju keni nevojë të bashkëbisedoni e bashkëveproni me Ne, që të realizojmë së bashku këtë mision ndaj kombit tonë, të ardhmes së fëmijëve shqiptarë që jetojnë në Diasporë. (Ndryshe takime si ky që sapo përfunduat do të jenë gjysmake dhe vetëm për të plotësuar formularët e premtimeve elektorale që në thelb çështjes kombëtare nuk i lipsen fare).
Le të kujtojmë së bashku misionarët, heronjtë e Rilindjes Kombëtare Zonja Ministre, të nderuar qeveritarë të të dy vendeve Amtare. Ata sakrifikuan jetën për të sjellë nga Diaspora në Shqipërinë e martirizuar libra shqip, për të hapur shkolla shqipe, për të mundësuar mësimin e gjuhes shqipe.
Ndersa Ju, sot, në vitin 2024, keni të vështirë një bashkë-koordinim me mësuesit e Diasporës edhe pse keni buxhete shtetërore, që ju janë besuar për këtë mision kaq të rëndësishëm!
Prandaj, Ju ftoj, Ju ftojmë, në emër të të gjithë mësuesve shqiptarë të shkollave shqipe në Londër dhe në Mbretërinë e Bashkuar, që gabime të tilla me pasoja të rënda të mos përsëritën dhe të keni mirësinë dhe “bon sensin” që të shpërdnani sa më mirë fondët, si për librat shkollorë ashtu edhe fondet e takimeve me mësuesit e Diasporës, në mënyrë që fëmijët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar të kenë libra njëlloj si ata në Prishtinë e Tiranë dhe mësuesit e Londrës të mos ndjehen të diskriminuar por të stimuluar dhe të motivuar.
Jua drejtova Juve këtë letër të hapur, sepse Ju keni qenë përgjegjëse për seminarin Mbarëkombëtar XVII të gjuhës shqipe, por në fakt kjo letër i drejtohet edhe Zotit Albin Kurti dhe Zotit Edi Rama, respektivisht Kryeministrave të shteteve tona amtare, njëkohesisht edhe Ministres së Arsimit të Shqipërisë Zonjës Ogerta Manastërliu, sepse çështjet të cilat unë, Ne si Shoqatë Ardhmëria dhe Lidhje e Mësuesve në Londër dhe Mbretërinë e Bashkuar ngrejmë, janë çështje jetike për arsimimin e fëmijëve shqiptarë në Diasporë. Ne kemi nevoje për libra, tekste shkollore por edhe për të marrë pjesë në seminare mbarëkombëtare që jemi të përditësuar në dijet tona, të marrim edhe ne mësimë dhe praktika të suksesshme të cila do na shërbejne që të jemi sa më efektive në mësimdhënien tonë në shkollat shqipe në Londër e kudo në Uk.
Kryetari i Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar
Drejtori i Shoqatës Ardhmëria
Lutfi Vata
Londër 20/07/2024
Duke parë këtë letër të hapur të z Lutfi Vata, natyrshëm më shkon mendja tek mësuesit e shumtë që punojnë të shtunave dhe përkushtohen në kohën dhe ditën e tyre të lirë ndaj Gjuhës Shqipe për brezat në Diasporë, pasi ata ndryshe nga të Tjerët, meritojnë dyfish respekt. Së pari, pasi janë në punëra të tjera që të përballojnë jetën familjare dhe së dyti pasi janë dhe mbeten në vazhdim të profesionalizmit në dhe tjetër. Kështu një respekt i vogël për ta është një ftesë e hapur, dhe një rregjistrim burokratik. Mendoj këtë se zyrtarët dhe ata që vijnë me vota në qeverisjet shqiptare duhet ta ndjejnë dhe duhet ta bëjnë të respektueshme me një mundësi absolute dhe të domosdoshme…