Nga mediat u tha: „Agron Shehaj kundërshtoi rritjen e rrogave të deputetëve“. Kur dikush e ngacmoi ai iu përgjigj: „Unë më shumë kam dhënë se sa kam marrë nga ky deputetllëk!“ Ky lajm më udhëtoi në vite, në kohën kur isha mësues i ri. Në shkollën që jepja mësim ishte dhe një mësues i fizikës nga Shijaku. Shefik Elezi e kishte emrin. Shefiku shquhej për shakatë e tij. Një ditë ai udhëtonte bashkë me një nxënësin e shkollës së natës për të gjuajtur bretkosa në një nga rezervuaret e shumta të zonës (pasi mjaft vendas nuk i preferonin këmbët e bretkosave në atë kohë). Duke udhëtuar rrëzë një rezervuari nxënësi i tij, që ishte dhe normist, pa një palë këpucë të lëna buzë rezervuarit. Më tutje të dy panë një fshatar. Dhe menjëherë e kuptuan se këpucët i përkisnin atij.
Nxënësi normist i tha profesorit: “Të bëjmë shaka me këtë fshatar. Le të fshehim këpucët e tij dhe të shikojmë fshehurazi se çfarë do bëj ai."
Shefiku, profesori i fizikës nga Shijaku, iu përgjigj: „Nxënësi im, unë kurrë nuk bëj shaka për hallin dhe fatkeqësinë e të tjerëve. Por meqë je rrogëtar, mund të kënaqesh shumë me sa vijon, vendosi disa monedha në secilën këpucë dhe pastaj do të fshihemi në shkurre, dhe ne do të shikojmë reagimin e tij”.
Nxënësi e bëri këtë dhe të dy u fshehën pas një shkurre aty pranë. Fshatari mbaroi punën dhe shpejt erdhi nga fundi i rezervuarit në vendin ku kishte lënë këpucët dhe rrobat e tjera.
Teksa po vishte këpucët, ndjeu se kishte diçka në këpucë. Në fillim ai mendoi se ishin guralecë, por shpejt e kuptoi se ishin monedha. Ai u mahnit kur pa monedha, shikoi përreth dhe pastaj qëndroi në mendime për pak. Ai shikoi përsëri përreth, por nuk pa askënd. I futi monedhat në xhep dhe shkoi të veshë këpucën tjetër, por për habinë e tij të madhe gjeti edhe atje monedha në të.
Papritur ai u emocionua dhe ra në gjunjë, ngriti kokën drejt qiellit dhe filloi të thoshte një lutje falënderimi.
Në lutjen e tij ai përmendi gruan e tij të sëmurë rëndë, fëmijët që nuk kanë asgjë për të ngrënë dhe tani, falë dorës së padukshme që i dërgoi monedhat, më në fund do të shpëtojnë.
Nxënësi, që ishte dhe normist i punësuar me rrogë, qëndroi i prekur thellë, me lotë në sy. Shefik Elezi e pyeti: „Nëse do të kishit bërë shaka me të ashtu siç mendonit, a do të ishit më i lumtur se sa jeni tani?“
Ai u përgjigj: „Profesor, ti më ke dhënë një mësim që nuk do ta harroj kurrë! Tani kuptoj me të vërtetë fjalët që nuk i kam kuptuar kurrë më parë: „Lum ai që jep më shumë, se ai që merr!“ Po kujt ia thua ti o Agron Shehaj?!
(Nuk e di a të kupton KÇK-ja e fitores historike?!)
Comments