top of page

Lule nga Strigari


Lule nga Strigari

(Perikli Jorgonit, poetit, kritikut, eseistit, përkthyesit, mjeshtrit të penës)

Nga Fatmir Terziu

Më e bukura në Strigari. Lulet

gërsheta baladash i nder

në anë të Rrugës me emrin e Madh: Zef Serembe.

Nuk e beson se rruga përlotet nën zezërimë?


Lëshon një piskamë art-bota

dhe ikja tutje,

lart në qiellin e kaltër vetëtimë

fraq me kohën e acartë pushon nën rrota.


Më e urta fluturimë e poetit. Valëjeta

i merr në shporta i përkthen

lule në udhën e gjatë të vjershërimit

rrokjet e shukatura nën peshën e lotit

thurrje baladash, poemash, përkthimesh

për poetin, veprën e Perikli Jorgonit...


Balada e rrembave të gjakut. Ëndërr

metuar në ecjen e lirë të njeriut

ngec diku pranë mbikalimit të Fllakës

në dihatjen e fundit mbi libra

përflaket shpirti në atë cep

dhe ndez Detin

për ti dhënë dritën e fundit edhe... Natës...


• Një nga esetë dhe studimet, baladat dhe vjershërimet më të arrira të autorit për Zef Seremben.

• Libër me poezi i autorit.


31 views1 comment

1 Comment


Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
May 07, 2020

Poezi e një ndjeshmërie të lartë në nderim të poetit, studiuesit e shqipëruesit P.Jorgoni! Respekte për ju z.Terziu që nuk reshtni së evokuari të tilla figura kontribuese. Poezia më bëri të rikujtoj sa e sa kujtime me Perikliun, se ka qenë nga miqtë e mi të hershëm më të çmuar. Midis shumë të mirave prej tij veçoi atë të dhënies për të lexuar të mjaft librave "reaksionarë " e të ndaluar të kolosve të letërsisë botërore.

Ardhja në faqet e revistës të këtyre emrave të mëdhenj e nderojnë dhe ia rritin asaj prestigjin. Shëndet e gjithë të mirat i shumërespekturi Fatmir Terziu!

Kozma Gjergji.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page