top of page

“LUKRECIA”


Edmond Llaçi

Megjithë kërshërisë dhe ndodhjes disi në distancë për të parë se çfarë po ndodhte matanë atij muri ku vetëm ndjesia e dëgjimit do tu jipte atë mundësi, prej klientëve të përhershëm gjithçka u ndoq me vëmëndje. Si dikur në kinematë dimërore kur humbiste zëri dhe shihej vetëm figura ose e anasjellta, nga ajo skenë, rrakia u shijoi tej mase. Si fillim ishin disa rrëzime dhe thyerje pjatash. Në vazhdim një shtytje tavoline e shoqëruar me ngulçima, pasthirma dhe ngatëresa frymëmarjesh. Dhe vazhdoi kjo gjëndje deri kur u dëgjua një shtytje edhe më e fortë tavoline e shoqëruar me shpeshtimin e nguçimeve të tyre që shkonin gati në hungërima. Pas të gjithave që ndodhën ra qetësia. Ajo, tek u ngrit prej vendit ku ndodhej ende e shtrirë përmbys, e cila ishte tavolina që përgatiste ato çka do të servirte për klientët e ditës, u përpoq të rregullonte rrobat e trupit. Në përballimin me të, atë çka përjetoi e cila ende i shfaqej në bulëza djerse mbi lëkurën e saj të shëndetëshme e fshehu menjëherë duke treguar natyrën e përherëshme, harbutërinë ndaj meshkujve. Duke dalë vrullshëm, me një goditje dore në ije i dha të kuptojë se deri në rastin tjetër që ajo do ta dëshironte, ai ishte i pa vlerë për të. Pas të gjithave që ndodhën u sul përpara dhe qëndroi si triumfatore tek hapësira që ndante sallën me pjesën që shërbente duke shtyrë atë lloj perde dhe hodhi një vështrim të shpejtë mbi të gjithë. Fytyrave të hutuara të atyre mjeranëve që lënin çdo qindarkë në lokalin e saj vetëm e vetëm ti ndodheshin pranëj, u dha të kuptonin se nuk kishin asnjë shpresë në atë çka ëndëronin. Duke lëvizur mes tyre, për veç rrakisë, nisi tu fal nga një përkëdhelje të lehtë.

Nën shikimin e saj gati të pakuptimtë, ikjes së tij tek po dilte prej andej nuk i kushtoi rëndësi por sipas ndjesisë të trazuar ku ende po kalonte, mendoi se duhej ti tregonte se kush ishte. Dëgjo këtu ti zotëri i u drejtua. Herën tjetër kur të kalosh këndej nuk do të më thërrasësh me atë emër. Nuk më pëlqen. Ajo femër me gjithë atë mbiemër të çuditshëm dhe histori të ngatëruar mediçe, dobiçe a ku ta di unë. Mes parfumeve e shërbëtorëve të shumtë ku do ti duhej një orë për të zhveshur ato rroba palë-palë, kurse unë ja vetëm me një komçë dhe gati. Dhe më pëlqejnë aromat e guzhinës time. I vure re këta bukuroshët e mi se si i lëpijnë gishtrinjtë dhe nuk do të më ndronin me asgjë tjetër. Duke i hedhur një shikim të shpejtë llërëve dhe trupit të saj të bëshëm vazhdoi; Keçe më thërrisnin në vogëli. Keçe më thërrasin edhe këta. Keçe Bardhoshja.


149 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page