top of page

Lufto me lapsin e artë...


Lufto me lapsin e artë dhe kurrë mos lejo të shikosh përsëri një pikturë të tillë

Nga Ajla Ergin Hajdari

Një pikturë e veçantë më kishte kapluar shikim dhe nuk po më lejonte që të shikoj bukuritë tjera. Isha ulur në njërën nga karriget që çdo student arrin të ulet dhe të shijoj pjesët më të bukura të jetës pa harruar edhe vështirësitë.

Mundohesha të largoj vëmendjen e një personi që aq e më tepër po nguliste shikimin tim .Aq e më shumë që thellohesha aq e më tepër rriteshin mendimet e ndryshme në mjetin që bën filtrimin e njohurive tona. Më hodhi mendimet nga më të ndryshmet por njëri prej tyre sikur u ngulit në kokën time dhe nuk dëshironte të dilte pa ia dhënë kuptimin e duhur.

Cili vallë do të ishte ai mendim?

E si mundet që mos të ngulitet kur flitet për mua gjakun tim, gjakun e të parëve të mi,identitetin tim,trojet e mia,si mundet?

Habitesha me faktin e asgjësimit të meritave. Përse dikush nuk ka merita por i krijon ato e ne i kemi dhe nuk i mbajmë?

Kjo pyetje mbeti e pazgjidhur isha në hall,nuk po më largohej nga mendja pyetja,nga fytyra pamja e tij dhe nga cicërima e zogjve po dëgjoja fjalët trishtuese dhe jo reale në timpanin tim. E kundërshtova me fuqitë e mia por kuptohet se një pronar është më i fortë se çiraku e kjo më ndodhi mua.

Kundërshtimet dukej se ishin të pabaza për te por unë do i thosha se ato kishin vend të veçantë ,jo tek ju por atje ku duhet të kenë se fundja ne jemi,kemi qenë dhe do të mbetemi gjithmonë me historinë tonë. Krenaria jonë është dhurata më e mirë që ne mund të kemi. Nuk po shkruaj ngase pata dëshirë në këtë vrull obligimesh por ngase vetë gishtat,shkronjat po vardiseshin në mendjen time dhe si zgjidhje e vetme ishte nxjerrja e tyre në sipërfaqe.

Sa do tia vlente një njeri i tillë të dëgjohej?

Në njërën anë edhe u gëzova sepse njerëz të tillë ,mizorë nuk na nevojiten madje edhe të dinë për popullin tonë,për vlerat e arritura dikur me mund e me gjak e sot me laps dhe me ngjyrë. Të gjithë ne mundohemi të luftojmë me atë që mundemi por ju kisha këshilluar të keni kujdes se ku do të lëshoni ngjyrë më së shumti .

Lëshimi i asaj ngjyre në fletë mos të bëj që të hidhet fleta në humnerë e pas saj të hidhemi edhe ne por le të jetë ngjyra që sado të tjerët të mundohen të fshijnë mos të munden ,të paktën të mbeten gjurmë nga ato shkrime.

Lufto më lapsin e artë dhe kurrë mos lejo të shikosh përsëri një pikturë të tillë.

11 views0 comments

ความคิดเห็น


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page