SKËNDERBEU LEGJENDAR
Nga Luan Çipi
Dua të thurr për Ty dy vargje
Legjendari Skënderbe ,
Të trokasin fort në pragje,
Për emrin e madh, që ke.
Ti, rilinde mëmëdheun,
Një parajsë sërisht krijove,
Luftove sa tunde dheun,
Osmanllinjtë i dërmove.
Turqit, luftëtar me emër,
I munde në njëzetëedy beteja
I shkatrove shpirt e zëmër,
Çele epoka të reja.
Mbete me shpatën në dorë,
Në Shqipri dhe n’Itali,
Nga fitorja në fitore,
Mbi kal, bëre histori.
I pari në dylyftime,
Dhjetëra herë ngadhnjimtar,
I bëre cop’ e thërime
Dy sulltanë fitimtar.
E bashkove kombin mbarë,
Që nga jugu në veri
Nën flamurin dy krenar
Madhështoren Shqipëri.
Dhe pse mbi katërqind vite vanë,
Trimëri, si këto, s’janë parë:
Përmendore, në çdo anë,
Skënderbeut legjendar!
Tiranë, më 20 Janar 2024
IKU TAN MEZINI
Nga Luan Çipi
Iku Tan Mezini,
Pesdhjetegjashtë vjeç, djalë,
Ishte sua trimi
Dhe një trim i rrallë.
Qanë e gjithë Tirana
Loton Shqipëria
Gjëmojnë kambana,
Zjarr, mijra shamia.
Ç’është kjo kob’ e madhe,
Flamë, kiamet, mynxyrë?
Si do ta tres dheu
Djalin më të mirë?
Informaticien dhe biznesmen,
Me dy mastera në Amerikë,
Për njezetepesë vjet, kudo e gjen:
Biznese, shoqata pune e gjer në atletikë.
Ngado me kopetencë drejton,
Vjen nga Kosova për Shqipëri,
Për shokët t’i punësojë mendon
Dhe asnjë çast s’pranon qetsi!
Po zemra nga stërmundimi plasi,
Ai la pas kujtime, mirësi e ëmbëlsi,
Krenari për fëmijët, mbuluar nga marazi,
Model për familjarë të hidhëruar, shokë e miqësi .
Qytatarë të thjeshtë e shoqëruan me mijëra,
Nga Kosova dhe Shqipëria, pa pyetur për borë,
Të majtë e të djathtë, pa dallim n’Partira,
Për ty, Tan i dashur, si për një dëshmor!
Tiranë, më 18 Janar 2024
Commentaires