top of page

Luan Xhuli: E Hëna e pastër


E Hëna e pastër

Sot,

doja të frynte era më shumë se ditët e tjera.

Të me merrte me vete balona

si të isha gjethe,

petale luleje

frymë e ngrohtë shpirti

horizont pa anë...

Nuk fryu fare…

.. mbeta si isha;

Një dru e djegur,

 mbuluar me shaminë e hirit…

Një e Hënë e pastër

njëlloj si ditët e tjera.

Gjumi,

lau syt më shpejt se zakonisht

dhe unë,

shijova shplodhjen e një dite pushimi

12 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page