top of page

Lola Shehi: SHI ËNDRRASH, APO ËNDËRR SHIU



Ky shi i butë, si ninullë e ëmbël

Xhamat e dritareve lëpin me delikatesë

Një ëndërr bredharake më mban peng në shtrat

E s`më le të zgjohem këtë mëngjes.


Nata e gjatë nuk i paska mjaftuar

Ca orë mëngjesit po kërkon t`ia vjedhë

Piklat e shiut lëpihen mbi xhama

Puthen delikatshëm me një gjethe të verdhë.


Ia njoh ngjyrat pemëve të oborrit

Ndaj po vras mendjen nga erdhi ky gjeth

Thua mysafir nga rrugë e largët?

Që trupin nën kuvertë ma pik e ma ngjeth?


Ky shi i butë si ninullë e ëmbël

Si adoleshent po më punon rreng

Jastëkut qëndisur fijesh të mëndafshta

Qerpikësh të mëndafshtë lotin më merr peng.

9 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page