top of page

Lola Shehi: AH, SIKUR!



Sikur të mundja,

Të gjitha lulet që më dergojnë në mesenxher,

T'i shkarkoja në një oborr të madh e në parvaze ballkonesh,

Jam e sigurt që stina e luleve do më ngrinte padi!


Mes lulesh të pastina do ngjaja më shumë se ylber

A ndoshta do dukesha dhe hyjni.

Sikur të mundja,

Të gjitha kafet e avullta servirur në tabaka të argjendëta

T'i zbrazja në një gjigande depozitë,

Do më falenderonin gjithë pensionistët e rruzullit

Se sa të kishin jetë, kafe falas do pinin çdo ditë.

E mbi sytë e lodhur e shtatin e drobitur,

Të paqta do preheshin perënditë.


Sikur të mundja,

Të gjitha zemrat e flakta me ngjyra të gjakta t`i konservoja në gji

Pacientët e zemrës me siguri do më ngrinin përmendore

Do faleshin e luteshin para meje si perëndi

Ndoshta do më shpallnin dhe shenjtore!


Ah, sa shumë do doja!

Që bota të jepte kaq shumë dashuri...!

14 views1 comment

1 Comment


Shumë poezi e bukur.

Komplimente vërtet për poeten!

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page