top of page

Lokusi klasik i realiteteve të papajtueshme


Lokusi klasik i realiteteve të papajtueshme

Dr Fatmir Terziu


Në Poliçan të Skraparit mosha ime pesëvjeçare në lojën me koleksionin e pullave postare të viteve shtatëdhjetë, kishte hyrë në një kuriozitet social të tejskajshëm. Ishte fillimi i një loje që së bashku me kushëririn tim Jusuf Zhobe, na bënte të binim në sy. Ishte një fillim ndryshe, falë moshës sonë, dhe pasi për sytë e të tjerëve, që pullat postare i shihnin thjesht si një detyrim për zarfin, ishte ‘ndëshkim”.


Detyrim zarfi dhe thelb i një diskursi.


Një diskurs që në kulturën e asaj kohe, dhe pa dyshim dhe në mjaft të tjera, ishte një produkt jo origjinal, një gjë, apo ndoshta diçka e (pa)dobishme. Thjesht humbje kohe, lojë për ne, larg e shumë larg artit të koleksionimit. Larg termit koleksionistë! Ishte, sidoqoftë detyrimisht një akt. Një akt i vendosur padukshëm në një fushë me zgjimin e memorjeve, me faktin e thjesht të një pulle me pështymën nga pas, që sillte e përcillte fillimin e ditëpërditësive të ashtuarsyeshme, të historive dhe të tjerave bëma, që na ndiqnin ashtu me qasjen e vogël në zarf. Ky akt në mjedisin e lodhur e të programuar të zarfit ishte historikisht, një gjest i mbushur me rreziqe.

Rreziqe që në fillimet tona na bënte të gjenim esencën tonë të lojës. Dhe të kuptoje këtë esencë ishte mirë të shikoje në momentet e tij të hershme. Dhe të kuptoje formën e tij artistike, ishte të kërkoje orrigjinën e tij. Dhe në qoftëse kjo ishte një e drejtë për atë që shkruhej në dhe brenda zarfit, natyrisht ishte një arsye tjetër për riskun e memorjes, thjesht lojës sonë, asaj që do të ushqente pakdhe pakuptishëm vetë novelën e jetës. Pastaj kjo jetë e ushqyer, brenda kapakëve të jetës, do të kërkonte të hynte në kapakët e letërsisë, si një formë e artit, njëra dhe më e mira e dedikuar me përballjet jetike të të gjitha formave, natyrshëm duke kapërcyer diskursin e këtij lloji. Natyrshëm ky lloj shkon tek mosha, fëmijëria e padjallëzuar, e pandikueshmja e gjërave, e lexueshmja e lirisë, e përkushtuara e lojërave me artin, qoftë dhe në formën e tij të koleksionimit, qoftë dhe me atë që zanafill dhe shkund memorjen në një moshë të pjekur, dhe kur nuk arrin të kuptohet e perceptohet nga Tjetri.


Tjetri nga teksti “i shenjtë” i zarfit


Tjetri nga teksti “i shenjtë” i zarfit (madje dhe ai i paautorizuari), ai që lexohej pa kuptimin e qartë të halleve, të problemeve, formonte kështu atë që është edhe vetë arti, atë që kërkon të shkruhet lirshëm dhe arsyeshëm, atë që ka më shumë gjasa të mbushë vrimat tona në formë “hyjnore”. Mbi bazën e këtyre memorjeve, janë arsye të tjera, gjithashtu, për të propozuar romanin si artin vendimtar, për të cilën prej kohësh i është pozicionuar vendi i thirjeve të domosdoshme në kohën post-moderne. Kjo ndodh lirshëm dhe natyrshëm, mes këtyre memorjeve sepse, një gjë dihet fort mirë, romani është arti më pak i nënshtruar kontrollit, sepse është bërë në mënyrë private, vjen nga mendja e çliruar nga ndikimet e tjera, krijohet nga goditja e gjërave në kohë, hapësirë dhe vend, pikërisht ashtu sikurse ndodh një shkundje e menjëhershme e tokës, apo dhe një shkarkesë e padukshme në ajër.

Por, teksa dihet se shkrimtarët e kujtimeve të fëmijërisëkanë tendencë të jenë “transmetues të pabesueshëm”, kujtimi i së kaluarës së largët mund të jetë i gjallë, por edhe i pjesshëm dhe selektiv, nëse kujtimet kanë të bëjnë me pakënaqësi ose me prindërit, anëtarët e vjetër të familjes duhet të kenë vdekur dhe nuk mund t’i përgjigjen. Edhe sfida e pikëpamjes, arritja e ekuilibrit në mes të dijes së të rriturve dhe e menjëhershmja e përcjelljes së asaj që është si të jetë fëmijë, duket një lokus klasik i realiteteve të papajtueshme. Sidoqoftë Caradoc King na sqaron se:

Kujtimet e fëmijërisë përdorin mënyra të ndryshme të tregimit, pavarësisht nga autobiografia e imagjinuar, pasqyrimi i të rriturve dhe artificialitetet letrare, ose ndershmëria e papërpunuar e zërit të një fëmije. Përvoja e fëmijërisë mbetet arsye më vete në udhën e memorjes”.


Qytetërimi modern është si një karakter


Të udhëtosh me këtë memorje në botën e sotme letrare dhe të kërkosh të hysh me pasaportën e saj shekullore të letrave, pra të quhesh “letrar i kohës”, duke qenë njëkohësisht dhe shqiptar dhe londinez, dhe njujorkez, apo me të tjera nofka qytetëse të botës së Perëndimit, është gjithashtu të biesh në dashuri me atë që sot mes letrave quhet “metropolis”. Qytetërimi është realiteti dhe si një metafor është dhe të kërkon që të jetë në qendër të shkrimit, në qendër të punës krijuese.

Qytetërimi modern është si një karakter që rrëmon tek fraza duke thënë “është lokusi klasik i realiteteve të papajtueshme”. Lokusi, ky pozicion ose vend i caktuar ku ndodh diçka ose ndodhet, mirë, po doli, të jetë e vërtetë. Por ndryshe, është e vështirë të shprehet thjesht me një memorje të “kashtisur” (trazuar nga një kënd për brezat e tjerë, jashtë asaj moshe) se si ndihet dhe se si është përpjekur të portretizojë një realitet objektiv dhe pastaj të bëhet subjekt i tij ... Sidoqoftë, ai është lokusi klasik i realiteteve të papajtueshme. Është memorja e pavrarë e moshës për moshën e letrave.


17 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page