top of page

Llukara-themeli i pavarësimit të sportit të Kosovës



Nga Fatmir Terziu


Pak histori


Ashtu sikurse topi i parë në Kosovë është prurë nga një student i Grenoblit më 1919, dhe sikurse thuhet se më 1914 futboll kanë luajtur Austro-Hungarezët, që kanë shërbyer në Kosovë në atë kohë edhe një vatër tjetër e hershme e futbollit, madje e të gjitha sporteve mbetet Llukara e Prishtinës. Llukar është një vendbanim në komunën e Prishtinës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Lugar. Sipas studiuesit Prof Dr Begzad Baliu mësohet se etimologjia e toponimit Llukar është me prejardhjen arumune, prej një kohe në të kaluarën kur arumunët (vlleh) jetonin në atë trevë. Ndërsa e dimë që futbolli në Kosovë është luajtur shumë herët dhe klubet e para janë formuar në vitin 1927 në Gjakovë dhe KF “Prishtina” në Prishtinë, e më pastaj formimi i kluvbeve të tjera ka ardhur në kohë të ndryshme. Kjo ka ndodhur dhe si shkas e daljes në skenë të gjeneratave të para të kulturës fizike, pasi ata dolën në jetë menjëherë pas arsimimit të mesëm në shkollën e edukimit fizik në Prishtinë në drejtime sportive të ndryshme.

Ishin pikërisht vitet 1970-1980-të që nxorrën në dritë dhe u vunë në shërbim të futbollit dhe sporteve të tjera gjeneratat e trajnerit të mirënjohur të fubollit kosovar, Salih Krasniqi. Ashtu sikurse mësojmë dhe nga një studim të kryer nga Borgers J. Et all.(2013) për ‘Stilet e pjesëmarrjes në sporte, e rishikuar: Studim i trendit kohor në Belgjikë nga vitet 1970-ta deri në vitet 2000 në Belgjikë’, edhe në aspektin e Kosovës mësojmë se ka qenë thuajse e njëjta problematikë. Ky studim ishte kryer me studentët e kieziologjisë përmes pyetësorit duke përdorur analizën themelore të komponentit. Rezultatet kanë treguar deri në vitet 1980-ta llojllojshmërinë e stileve në sport dhe pas viteve 1990-ta kanë vërejtur një dobësim të sporteve tradicionale dhe jo tradicionale ku është vërejtur një ngritje e sporteve jo tradicionale.


Biseda me Salih Krasniqn në Londër


Me këtë rast një bisedë e lirë me Salih Krasniqn në Londër mësojmë mjaft gjëra dhe mjaft vlera interesante në lidhje me futbollin e asaj kohe, që vazhdoi deri në në vitet e Luftës së Kosovës. Në thelb dhe në kryeradhë të kësaj vëmendjeje sportive del Llukara. Sali Krasniqi, duke qenë se ishte gjenerata e parë e shkollës së edukimit fizik të Prishtinës, që doli në vitin 1963 dhe pasi mbaroi Fakultetin në degën e Edukimit Fizik në Sarajevë, në vitin 1980, pasi punoi me sukses në edukimin e brezave të rrinj, në kokë i lindi ideja që të krijonte ekipin e parë të Llukarës, gjë që u realizua në vitin 1980 dhe u quajt me emrin “Shkëndija”. Gjatë shkolës i ushqyer me vlerat e Profesorëve Arsim Fehmiu (futboll), Neshat Gashi (Gjimnastikë), Pajazit Nushi (Logjikë-Psikologji) e mjaft të tjerë, krijoi më shumë arsye të përkushtohej në këtë lëmi, që i duhej Kosovës dhe shqiptarëve.


Gjatë bisedës...

Ai menjëherë studioi dhe historikun e sporteve të Kosovës, ku dinte se kampionati i Kosovës ka filluar të jetë i rregullt nga viti 1945 kur “Jedinstvo” e Prishtinës doli kampion. Deri para periudhës së pavarësimit të futbollit kosovar, “Vëllaznmi” dhe “Prishtina” kishin dominuar ligën. Ndërkohë, në periudhën e pasluftës në Kosovë, Prishtina ka më së shumti tituj, gjithsej shtatë. Por kaq dihet. Ajo që ka të bëjë me pavarësimin e futbollit të Kosovës, sipas Salih Krasniqit, nis në Llukarë të Prishtinës. Me një përvojë tek të rrinjtë e “Flamurtarit” dhe “Besëlidhjes” së Kosovës, Krasniqi hodhi themelet e para në futbollin e Llukarës, që më pas vetëm pas një viti, ekipi që ngriti ai, “Shkëndija” pasi kaloi të dy grupet “A” dhe “B” doli në Ligën e II-të, gjë që ishte sukses i madh.


Emrat e tjerë


Emra të talentuar si Rexhep Krasniqi, mesfushor, Izet Berisha, qendër mbrojtës më i mirë i Kosovës, Agim Hasani, sulmues, “Shkëndija” ngriti emrin e Llukarës, Prishtinës, dhe vetë futbollit të Kosovës. Llukara gjithashtu u bë dhe arena dhe vatra sportive, ku atletët Gani Krasniqi, Ilmi Krasniqi, Tefik Krasniqi e mbajtën lart këtë sport të Kosovës. Kjo bëri që të hidheshin themelet edhe për stadiumin e Llukarës, i cili nisi në vitin 1982. Deri para Luftës së Kosovës, sporti kishte një frymëmarje të ndjeshme, derisa autoritet policore të Ish- Jugosllavisë në vitin 1998 arrestuan drejtuesin e Klubit dhe trajnerin Salih Krasniqi. Ata u dërguan në stacionin policor “Dardania” dhe aty kërcënimet ishin pafund.

Pas lufte topi i parë u gjuajt me “Pionierët” të cilët Salih Krasniqi i bëri që të jenë kampionë për tre vite rrjesht.

Vazhdon...



Edicionet e Kampionëve të ekipeve të Kosovës


1945 Jedinstvo (Prishtinë)

1946 Jedinstvo

1947 Trepça (Mitrovicë)

1947-48 Proleteri (Prishtinë)

1948-49 Trepça

1950 Trepça

1951 Kosova (Prishtinë)

1952 Trepça

1953-54 Kosova

1954-55 Trepça

1955-56 Rudari (Stantërg)

1956-57 Rudniku (Hajvali)

1957-58 Rudari

1958-59 Prishtina

1959-60 Rudari

1960-61 Prishtina

1961-62 Buduqnosti (Pejë)

1962-63 C.Zvezda (Gjilan)

1963-64 Slloga (Lypian)

1964-65 Slloga

1965-66 Buduqnosti

1966-67 Obiliqi (Kastriot)

1967-68 Vëllaznimi (Gjakovë)

1968-69 Vëllaznimi

1969-70 Vëllaznimi

1970-71 Vëllaznimi

1971-72 Obiliqi

1972-73 Fushë-Kosova

1973-74 Vëllaznimi

1974-75 Liria (Prizren)

1975-1976 KXEK Kosova (Kastriot)

1976-77 Prishtina

1977-78 Buduqnosti

1978-79 Prishtina

1979-80 Vëllaznimi

1980-81 Liria (Prizren)

1981-82 Vëllaznimi

1982-83 KNI “Ramiz Sadiku” (Prishtinë)

1983-84 Liria (Prizren)

1984-85 C.Zvezda

1985-86 Vëllaznimi

1986-87 Liria (Prizren)

1987-1988 C.Zvezda

1988-89 Buduqnosti

1989-90 Vëllaznimi

1990-91 Fushë-Kosova

1991-1992 Prishtina

1992-93 Trepça

1993-94 Dukagjini (Klinë)

1994-95 Liria (Prizren)

1995-1996 Prishtina

1996-97 Prishtina

1999-2000 Prishtina

2000-01 Prishtina

2001-02 Besiana

2002-03 Drita (Gjilan)

2003-04 Prishtina

2004-05 Besa (Pejë)

2005-06 Besa

2006-07 Besa

2007-08 Prishtina

2008-09 Prishtina

2009-10 Trepça

2010-11 Hysi

2011-12 Prishtina

2012-13 Prishtina

2013-14 Llamkos

2014-15 Feronikeli

2015-16 Feronikeli

2016-17 Trepça ’89

2017/18


100 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page