Litani për diktaturat
nga Stephen Vincent Benet (1936)
Menduam se kishim mbaruar me këto gjëra, por gabuam.
Menduam, sepse kishim fuqi, kishim mençuri.
Menduam se treni i gjatë do të shkonte deri në fund të Kohës.
Menduam se drita do të rritet.
Tani treni i gjatë del nga shinat dhe banditët e plaçkisin atë.
Tani derri i egërr dhe nëpërka kanë fuqi në kohën tonë.
Tani nata kthehet në Perëndim dhe nata është e fortë.
Etërit tanë dhe ne mbollëm dhëmbë dragoi.
Fëmijët tanë i njohin dhe i vuajnë njerëzit e armatosur.
PËRKTHEU: FATMIR TERZIU
Comments