Lirika vjeshte
(cikël me poezi)
Nga Përparim Hysi
1.Një djallushe Një djallushe,lozonjare,synë ma shkel me çapkanllëk Qoftë bekuar,sado me naze,që më jep "jarallëk" Dhe më fton ajo veçan,kushedi seç do më thotë Sado i moshuar jam,mezi po duroj dot. Por veçan as që foli,por m'u hodh ajo mbi kokë E vërteta,kështu ndodhi (më tej s'di a tregoj dot?) Të tregoj a mos tregoj,për ju fare s'ka rëndësi I moshuar,por po pohoj:me të bëmë dashuri! Eh,se ç'vajti me"djallushen",as që pyeti për më tej Dhe,tek shkruaj,s'e fsheh skuqjen,sado ç'bëri,e pëlqej Çfarë më bëri kjo djallushja,nuk është lehtë që ta harroj Sado që më mbuloi skuqja, unë me mall e kujtoj.
2.Nuk flenë dashuritë
Eja,sonte,këtë natë Eja,bashkë të rrimë! Natën le ta kthejmë në çast Dhe bashkë ta gëdhijmë.
Eja të pijmë nga një gotë me verë Ta pijmë bashkë me qejf Dhe unë aty,tek ytiprehër, Të shtrihem,bërë"telef". Të dy bashkë,të përqafuar, Bashkë shkëmbejmë"tepsitë" Që të dy,tërë natës zgjuar Se nuk flenë dashuritë.
3.Kur ke mall
Sado heshtëm,më shumë folëm Sepse folëm ne me sy Dhe pa folur,ne u "njohëm" Shkëmbyem dashuri. Edhe ç'ndodhi më pastaj Se më shumë u"njohëm" Ç'është e drejta,s'është kollaj Të tregoj se ç'ndodhën? Sepse gjetëm njëri-tjetrin Ashtu krejt,rastësisht, Më "rinove" mua,të vjetrin, M'u fale,dashurisht.
4. Soditje
"Pllaja" që shoh nga prapa, Ka "lëndinën" për matan Sado jam me flokë të bardha Mëdysh ndahet imi xhan. Në"lëndinë" kam kullotur Vite tutje,djalërisë, Duket,ende nuk jam"ngopur" E pëlqej,pleqërisë. Shpreh dëshira prej "rioshi" Nepsi rritet,mosha shkon Ah, dëshira! Mos u sosshi! Ah,moj zemër,që drithëron!.
5.Për një vetull,për një sy
Për një vetull,për një sy
Çfarë t'ju them,që vallahi
As që pyes për pleqëri
Edhe bëhem prapë i ri.
Pa zë nisem si veri
Dhe gjej miken ku rri
I puth vetull,i puth sy
Ca të "tjera" që i di
Me dy duar e mbërthej
Për më tej nuk dëftej
SE kam erz dhe kam cipë
Vjershës këtu i vë pikë.
Tiranë, 26 shtator 2023
Comments