top of page

Lirika në dimër të moshës


Perparim Hysi

Lirika në dimër të moshës         (cikël me poezi)

Nga  Përparim  Hysi

1.Ai  sy

Ai sy më fliste shumë,kur pulis atë qepallë Jam i"dogëdisur"unë, sado sy plot kam parë. Se më është si një magnet që më"thith"në sekondë Dhe qëllova unë sherret, më bën skllav në moshë të vonë.

Ndaj u bëmë, papritur një,(veç nga syri me të"fshehta") Gjumi hiç nuk më zë dhe,"tani", jam bërë  me"fleta". Sikur zë marr fluturim(bashkë me mua qindra pëllumba) Ma"trazove" pleqërinë,sybukura që pashë tek rruga.

2.Mos më thuaj!

Mos më thuja:-Do mbetemi miq! Dhe miqësinë do vazhdojmë, Se kështu më vë në kryq Si një KRISHT që po linçojnë.

"Mbetemi miq", është si"lamtumirë" (është si zgjedhje e gabuar) Për të qenë, demek, i lirë Afeksioni ka mbaruar.

Emocionet, ikin... vdesin Ku shkoi vallë afeksioni? Pak nga pak, të"ftohur"mbesim Iku,shkoi dhe emocioni.

"Të mbetemi miq", nuk mjafton Se  je, e domsdoshme për mua Nëse afeksohem në moshë të vonë, Kjo ndodh,se, me të vërtetë, të dua.

3. Vorbulla e kujtimeve

Kujtimet sikur janë vënë në korsi konkurimi Sikur kanë zënë vrapin,kush mbrrin më parë? Jam peng i tyre; i madh befasimi S'kam si  mos befasohem,tash, në moshë të shkuar.

Jam i sulmuar si bletërritësi nga një koshere bletësh Dhe ndjej "zukatje" kujtimesh e ngjarje pa kufi Herë buzëqesh,herë bëhem  i prekshëm Pa zë e mallëngjehem,se jam pleqëri.

Ja  tek hapet,befas, një portë e lashtë Dhe vjen si fllad freskie një kujtim intim Humbas mjegullash,se jam me të bashkë E jetoj  "kujtimin" deri në mallëngjim.

4. A mundet?

Në kraharor diçka më tërbohet Hidhet e përdidhet si zok A mundet në këtë moshë të dashurohesh? Ju lutem,- më thoni,- ju miq e shokë!

Se ja: u godita, papritur Drejt e me shikimin e parë! Më mori"më qafë" një syndritur Aq sa, sikur nuk jam më gjallë.

Ika... e humba pusullën Si Xhaferri që humbi simiten Syndritura, sy për sy, lëpiu gjuhën A nuk kam hak unë që mos lajthitem?

Dua që paksa të qetohem Dhe mendjen nga syndritura ta heq Më shumë nervozohem, stresohem Ç'po heq, o miq, ç'po heq?!!!

5. Syri im

Syri im është i stërvitur dhe s'gabon kurrë në çmim Nuk besoj se jam lajthitur,kur të pashë,o shpirti im. Pashë një lule krejt të brishtë dhe fytyrën me njgyrë kremi Pale syri yt me bisht,seç më"shpoi" sa më zu shendi.

Trupi yt si bredh alpin  dhe fytyra lëshon nur Ndaj e"humbi"syri im, më nuk mbyllet:është"sëmurë" Përfytyrimit zë i kthehem,se më erdhi tani pranë Ndaj po zë e po rrëfehem,se s'duron ky imi xhan.

Nga një trillë që qe qëmoti,veç se pashë një sy të ndritur Më pushtoi një brengë koti,dhe tani që jam kokëthinjur Aq sa moshën e harrova dhe nga koka më del tym Tutje-tutje viteve shkova, ( se s'gabon kurrë syri im)

                              Tiranë,24 janar 2020 #hysi #perparim

11 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page