LIRIDONË
Nga Fatmir Terziu
Dhe qiell, dhe yje, dhe Tokë
…dhe hije…
… e njëjta shije
çmenduria e tranzicionit gri
vjeshta e vjeshtës së çmendur
i jep erës që fryn me furi
komposto me kumbulla në një enë të gdhendur
dhe të gjithë poshtë në gen,
atje fare poshtë nënmendim të endur
luajnë për të qenë, për të mos qenë.
Nuk e di pse quhet kjo dhimbje Liridonë
përtej të gjithë gjendjes
ndryshe atje në qiell të vrenjtur ç' kërkon
Kelano ia fshin lotët mes heshtjes
në sytë e saj të mbrëmjes lexon.
Retë e mbulojnë me pica dhe flutura
diku hapin çokollatën e hidhur
për dy dritëzat e bukura
në këtë rend luaj poetin e trishtuar
një varg si poezitë e ngutura
nga rrebeshi në sytë e kapluar.
Yjet bien nga bota e heshtjes
dhe lulet e purpurta që rriten nga vjeshta
lotojnë kryefjalën e vdekjes
me gjerbje të lehta,
për një Liridonë që iku mes buzëqeshjes
tani për tani po i shfletojnë dhimbjet në gazeta
nesër, kushedi nesër të gjithë përtej vetvetes,
do të shkulin flokë nga e vërteta.
Shënim sqarues: Kelano, një Amazon nga mitologjia greke, që sipas Diodorus Siculus, ose Diodorus i Sicilisë (shekulli I p.e.s.) u vra nga Herakliu ndërsa po bënte lindjen e nëntë.
Fatmir Terziu
Aida Breca Respekte Faleminderit shumë
Aida Breca
Te pergezoj per cdo poezi qe shkruan. Faleminderit Fatmir.
Fatmir Terziu
Albina Idrizi respekte. E kush më mirë mund të bashkonte atë që arti e bën në vetvete pjesë të tij, se sa një poete, që shkëlqen për vete në fjalë, estetikë, shkrim dhe poezi e mbi të gjitha në frymëmarjen jetike liri. Faleminderit!
Albina Idrizi
Nuk di cila është më e thellë, dhimbja apo metafora. Që të dyja gërshetohen bukur për të ardhë Liridona kaq ngjethëse.
Diamanta Zalta
Fatmir Terziu DREJT!