
Një ëndërr e bukur që ajo do ta arrijë dhe do ta bëjë! Kjo është Anila Sulaj Ahmataj. Gazetaria dhe vargjet i kanë dhënë një dimension, por ajo tashmë do të realizojë një ëndërr tjetër të konkurojë në platformën e Partisë Socialiste si një zë i ri. T'i urojmë rrugëtim të mbarë!.
" Brënda titullit jam unë"
Ky është libri i Anila Sulaj Ahmataj ku redaktorja Lejla Gorishti shprehet: Është e pamundur të mos përjetosh realisht mesazhet që përcjell ky libër. Në vargjet e saj sheh sinqeritetin, dashurinë, mirëkuptimin, tolerancën, besimin, optimizmin, që realishtë e shoqërojnë atë.
Ja si shprehet Anila në vargje.
Jeta e guximtarëve
Themi se fajin e ka bota, por bota është në duart tona, nëse ajo është bardh e zi, t'i bëje me ngjyra, por pa ja kthyer dikujt tjetër gri.
Bota është ndryshe
Eci rrëmujës si deti, në ditët e trishta,
ku shkuma syt zgurdullon.
Dhe ja ku ç'faqet dashuria.
Ajo që botën e ndryshon.
Fytyrê ujk
Aty këtu dëgjoj një klithmë.
Pak më vonë një melodi.
Shoh të ç'faqet një fytyrë ujk.
E pak më vonë një ujk njeri.
I mbyll sytë sërish të fle.
E herë mendoj zgjuar të rri.
Më mirë ditē sesa natë.
Dritë hapêsire nē përjetësi
Ja kjo është bota poetike e Anilës, por ajo ka edhe një botë jashtë vargut. Bota e jetës midis njerëzve. Ajo u mbrujt e u arsimua në fshatin Brataj aty ku thithi gurrën popullore e pastaj u nis në rrugën e universitetit e ku gazetaria do ta thëthinte për ëndrrat e saj jo të qeta. Ku nuk e sheh të palodhurēn Anil, ku dëgjon me vëmëndje ç'do gjë, që preokupon njeriun ndien hallet e njerëzve e do tani që hallet t'i ngrejë diku më lart. Një ēndërr e bukur që ajo do ta arrijë dhe do ta bêjë.
Ti urojmë të gjithē rrugëmbarë të qoftë se një shpirt i tillë ka forca për të bërë gjëra të mira në ndihmë të njerëzve. Mbarë Anila!
Liljana Troqe 8 mars 2025
Comments