top of page

Liljana Troqe: E qara!



U ngrita mëngjesit tejet e tronditur nga një e qarë, që vinte nga kati lartë. Mendova komshijen që kish përcjell para një viti të shoqin, por ishte një e qarë shumë vajtuese. Hapa derën dhe e qara heshti. U futa tej guzhinës dhe përsëri ai vajtim i përvuajtshēm sa të ngjethte mishin. Nuk durova dot dhe ngjita shkallët. Heshtje!. Me siguri më bëjnë veshët- i thashë vetes. U ktheva në shtëpi dhe fillova të merrem me punë kur dëgjoj përsëri po atë vajtim. Më dhembi ai vajtim dhe hapa derën dhe trokita tek komshija, që dyshova. Asnjë zë! Ç'të jetë kjo po mendoja para derës a mos ndoshta komshija nuk donte t'ja ndërprisja vajin dhe heshti në dhimbjen e saj?

Zbrita se nuk doja t'ja prishja atë vaj, që kish filluar me sabah dhe çuditërisht në formën e një vaji të dhimbshëm, që të godiste në shpirt. Kaloi dita herë me punë e herë- herë me atë vajin. Nga dreka u ndeshëm me komshijen shkallëve. Ku ishe i them si me lezet?. Dola shpejt për pazar thotë ajo pa e keqkuptuar pyetjen time. Po mendova mos ishe lartë, se dëgjova ca të qara vajtuese i them si gjoja qetë, por ajo u përgjigj menjëherë.

-A moj xhane qan qeni i komshijes.

Po pse i them?

Po komshija ime ka ikur te fëmijët jashtë për vitin e ri dhe qenin e ka lënē me të shoqin e ai qan kur i ikën i zoti në punë. U ndjeva keq, se nuk kisha përjetuar një vaj qeni, për të zotin. Dhe dëgjoj komshijen. E di ç'bëj më thotë ajo?. I bije murit fort e ai nuk qan heshtë ca kohë e pastaj ja ndes përsëri vajit. Bela- i them se e ke afër dhe e ndjen më shumë, se unë jam pak mē poshtë. Nejse e mora vesh që nuk ishte ajo, pra ish qeni i komshijes, që kishte ikur jashtë tek fëmijët. Dhe aq vajtonte ai qen, sa të dhimbte shpirti se herë- herë shkallëve në përditësi na kalonte nëpër këmbë ashtu i bukur dhe qimebardhë, sa doje ta përgëdhelje, por ai ishte shumë i shpejtë duke gjarpëruar shkallëve në zbritje. Njëherë tek dyqani përballë kur sapo e kishin marrë qenin qimebardhë u ndeshëm të tre unë, komshiu dhe qeni. Jepi dorën komshijes i thotë komshiu! Po si u ngrit ai qen mbi dy këmbët e pasme dhe mbasi u shtri së larti më zgjati dorën tamam si një zotni dhe tokēm duart bashkë tamam si dy njerëz të njohur. Më mbeti në mëndje ky gjest jo qeni, por gjest fisnik qeni.

Sytë e qenit më panë ato çaste me një ndjenjë njerëzore jo si qen, por tamam si njeri.

Sytë e qenit më panë ato çaste me një ndjenjë njerëzore jo si qen, por tamam si njeri. O nëne- thashë me vete si ka mundësi ai ta kuptonte gjuhën e komshiut, që i tha qenit jepi dorën, se është komshija jonë!. Edhe sot që ndieja vajin që me sabah e që nuk kuptoja kush qante më dhembi shumë, por më ndihmoi komshija ime duke më sqaruar, se qante qeni për të zotët.

Po si ka mundësi të vajtoj qeni si njeri, se i ka ikur e zonja e shtëpisë, por edhe i zoti shtëpisë, që shkon në punë mbasi i bēn qenit ç'do mëngjes një xhiro rreth pallatit. Herë herë e shohim edhe ne kur ai gjarpëron shkallëve kur dëgjon hapa nga ne komshijtë. O botë e çuditëshme, që sot afron fatin e qenit afër njeriut dhe largon njerëzit në botën tej e të dy palët vuajnë botën e tyre, qentë për pyjet e njerëzia për familjen si dikur. Ja qeni nesër do vajtoj për të zotët e shtëpisë. Ne dhimbemi shpirtërisht po nuk kemi ç'të bëjmë veç të mbyllim veshët, por është e përditëshme. V

aj dhe vetëm vaj në katin sipër. I vetmi shpëtim është largimi. Por tashmë ai është bërë si pjestar i shtëpisë edhe vetëm me një person. Sa do rezistojnē. Askush nuk jep një mendim.Të gjithë vuajmë vajtimin e një qeni!? Hajde moj kohë moderne ç'po na sjell!

Prisni do shohim shumë e më shumë!

                       Liljana Troqe 2025

68 views0 comments

Kommentarer


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page