top of page

Liderët botërorë shprehin ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Elizabeth II


Liderët botërorë shprehin ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Elizabeth II


“Çfarë zonje madhështore dhe e bukur ishte ajo”, nga Biden tek Trump e Macron, liderët botërorë shprehin ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Elizabeth II


Ndarja nga jeta e mbretëreshës Elizabeth II ka tronditur jo vetëm Mbretërinë e Bashkuar, por edhe mbarë botën. Reagime të shumta kanë ardhur nga politikanë botërorë, edhe pse kanë kaluar vetëm pak minuta që nga vdekja e monarkes.


Joe Biden


Presidenti i SHBA Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden thanë se Madhëria e saj “ishte më shumë se një monarke.

“Ajo përcaktoi një epokë. Në një botë me ndryshime të vazhdueshme, ajo ishte një prani e qëndrueshme dhe një burim ngushëllimi dhe krenarie për brezat e britanikëve.

Një admirim i vazhdueshëm për Mbretëreshën Elizabeth II bashkoi njerëzit në të gjithë Commonwealth-in. Shtatë dekadat e mbretërimit të saj historik dëshmuan një epokë përparimi të paparë me dinjitet njerëzor. Ajo ishte monarkja e parë britanike me të cilën njerëzit në mbarë botën mund të ndjenin një lidhje personale dhe të menjëhershme – pavarësisht nëse e dëgjuan në radio si një princeshë e re duke folur me fëmijët e Mbretërisë së Bashkuar, ose u mblodhën rreth televizorëve të tyre për kurorëzimin e saj. , apo shikuan Jubileun Platinum në telefonat e tyre. Dhe ajo nga ana e saj ia kushtoi gjithë jetën shërbimit të tyre”, tha Biden.


Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian


Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian, ka postuar këtë mesazh homazh në Twitter:

“Mendimet tona janë me familjen mbretërore dhe ato që vajtojnë për mbretëreshën Elizabeth në Britani e kudo në botë. Sapo u emërua si monarkë, ajo kurrë nuk dështoi të tregonte rëndësinë e parimeve në një botë moderne, me anë të shërbimeve të saj dhe përkushtimit.


Emmanuel Macron


Mesazh homazh për mbretëreshën Elizabeth ka ndarë edhe presidenti francez Emmanuel macron.

“Mbretëresha Elizabeth II mishëroi vazhdimësinë dhe unitetin e kombit britanik për më shumë se 70 vjet. E kujtoj si një mike të Francës, një mbretëreshë zemërmirë që ka lënë një emër të qendrueshëm në vendin dhe shekullin e saj”, tha Macron.


Boris Johnson


Ish-kryeministri britanik Boris Johnson postoi një deklaratë në Twitter pas njoftimit se Mbretëresha Elizabeth II kishte ndërruar jetë, duke thënë se kjo është dita më e trishtuar e vendit.

“Në zemrat e secilit prej nesh ka dhimbje për vdekjen e mbretëreshës sonë, një ndjenjë e thellë dhe personale e humbjes, shumë më intensive, ndoshta nga sa prisnim”, shkroi ai.


Ish- president i SHBA, Barack Obama


“Michelle dhe unë ishim me fat që njohëm Madhërinë e Saj dhe kjo do të thoshte shumë për ne. Kur sapo kishim filluar të kuptonim jetën si Presidente dhe Zonjë e Parë, ajo na priti në skenën botërore me krahë hapur dhe bujari të jashtëzakonshme.

Ne u mahnitëm nga ngrohtësia e saj, mënyra se si i qetësonte njerëzit dhe se si ajo solli humorin dhe sharmin e saj.

Si shumë të tjerë, Michelle dhe unë jemi mirënjohës që kemi qenë dëshmitarë të udhëheqjes së përkushtuar të Madhërisë së Saj dhe jemi të mahnitur nga trashëgimia e saj e shërbimit të palodhur dhe dinjitoz publik.

Mendimet tona janë me familjen e saj dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar në këtë kohë të vështirë”, thuhen në reagim.


Ish-presidenti amerikan Donald Trump


“Melania dhe unë do çmojmë kohën tonë së bashku me Mbretëreshën dhe kurrë nuk do të harrojmë miqësinë bujare të Madhërisë së Saj, mençurinë e madhe dhe sensin e mrekullueshëm të humorit. Çfarë zonje madhështore dhe e bukur ishte ajo—nuk kishte asnjë si ajo!

Mendimet dhe lutjet tona do të mbeten me popullin e madh të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa ju nderoni jetën e saj më kuptimplote dhe shërbimin e jashtëzakonshëm ndaj njerëzve.

Zoti e bekoftë Mbretëreshën, ajo mbretëroftë përgjithmonë në zemrat tona dhe Zoti e mbajttë atë dhe Princin Philip në kujdes të përhershëm”.


Ish- president i SHBA, George W Bush


George W Bush, ish-presidenti amerikan, ka thënë se ai dhe gruaja e tij Laura “ishin të nderuar që kishin njohur Madhërinë e Saj Mbretëreshën Elizabeth II”.

“Ajo ishte një grua me intelekt, sharm dhe zgjuarsi të madhe. Të kalosh kohë në Pallatin Buckingham dhe të pish çaj me Madhërinë e Saj – dhe Corgis-in e saj – është ndër kujtimet tona më të bukura të presidencës. Mbretëresha Elizabeth e udhëhoqi Anglinë në momente të errëta me besimin te populli i saj dhe vizionin për një të nesërme më të ndritshme. Bota jonë përfitoi nga vendosmëria e saj dhe ne jemi mirënjohës për dekadat e shërbimit të saj si sovrane. Amerikanët në veçanti vlerësojnë miqësinë e saj të fortë dhe të palëkundur. Laura dhe unë bashkohemi me bashkëqytetarët tanë për të dërguar ngushëllimet tona të përzemërta familjes mbretërore dhe popullit britanik”, thuhet në reagim.


Ish- presidenti i SHBA Bill Clinton:


“Hillary dhe unë vajtojmë për ndarjen nga jeta të mbretëreshës dhe bashkohemi me qytetarët në Britani e Commonuelth, dhe në të gjithë botë, në falendrimet për jetën e saj të jashtëzakonshme.

Gjatë mbretërimit të saj 70-vjeça, ajo drejtoi Britamninë

Përmes trasformimeve të mëdha me hijeshi dinjitet dhe përkujdesje për popullin.

Do të jemi përjetësisht mirënjohës për mirësinë që na ka treguar ndër vite, veçanërisht gjatë vizitës sonë në Buckingham në 1995 dhe 2000.

Mendomet dhe lutjet tona janë për familjen mbretërore dhe të gjithë njerëzit që madhëria e Saj ka frymëzuar gjatë një jete të eërë shërbimi.


Kryeministri belg Alexander De Croo


“Belgjika i dërgon ngushëllimet e saj familjes mbretërore britanike dhe popullit britanik.

U prehtë në paqe Mbretëresha Elizabeth II. Për më shumë se 70 vjet, ajo ishte një fener stabiliteti dhe dinjiteti për popullin britanik”, thuhet në reagim.


Tony Blair

Sir Tony Blair, ish- kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar midis 1997 dhe 2007, tha: Ne kemi humbur jo vetëm monarkun tonë, por edhe matriarkun e kombit tonë, figurën që më shumë se çdo tjetër e bashkoi vendin tonë, na mbajti në kontakt me natyrën tonë më të mirë. Personifikoi gjithçka që na bën krenarë që jemi britanikë.


13 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page