Murat GASHI
VËSHTRIM PËR LIBRIT POETIK "DIELLI MBI FLOKNAJË" TË AUTORIT ENVER SULAJ
POETI QË SHFAQ MALLIN DHE DHIMBSHURINË
Libri poetik "Dielli mbi Floknajë " i poetit Enver Sulaj, u botua këto ditë nga SHB "PROKULTRPRESS” në Prishtinë.
‘Sonte po numëroj yjet në qiell/Pas përcëllimës tropikale/M'u dogj kupa e kresë…’
Libri poetik i autorit Enver Sulaj, "Dielli mbi Floknajë " që u botuar këtyre ditëve, në fund të shkurtit dhe fillim marsit, më dha një frymëzim tjetër për të dhe një vështrim. Që në fillim të librit më ra në sy poezia e parë me titull: Sa shumë të dua, e cila në vete, shpreh shpirtit të poetit. Kështu poeti e fillon librin me vargjet e lira, me një stil sa figurative aq edhe stilistike, ku shpreh mallin e tij për kohën e ikur.
‘Sa shumë i dua ata sy/Krahët e mi s'e zënë në përqafim horizontin para meje/Dua të eci këtë natë skaj më skaj qytetit/T'i takoj miqtë e vjetër, t'ua shoh thinjat e flokëve /E rrudhat e ballit /Të flas me ta për dashuritë që s’janë më /Se ato ne i vramë /Pastaj vramë edhe veten’.
Që në fillim të librit poetik "Dielli mbi Floknajë" të autorit Enver Sulaj, në vargjet e para poeti, shfaq mallin dhe dhembshurinë e rinisë së tij, për t'u takuar me miqtë e gjeneratës dhe, t'i shoh ata dhe vetën se si ju ka ik koha e rinisë përmes flokëve të thinjura dhe rrudhat e ballit, ku me metaforën artistike thotë se ato ne i vramë; por e vramë edhe vetën. Këtu poeti Enver Sulaj si duket e mallkon kohën e ikur, por dhe veten, të cilët nuk janë parë në mes veti shumë vite.
Bota poetike e poetit Sulaj, nuk ndalet vetëm këto vargje të lira që pasqyruam në fillim, por janë një botë e tij e brendshme, ku pastaj i eksploron te lexuesit dhe pasqyron gjendjen e tij shpirtërore brenda vetvetes.
Për nga tematika dhe rrethanat e kohës, këtë poetikë mund ta identifikojmë si një poetikë lirike, ndërsa për nga stilistika dhe zhanri poetik, na del një libër poetik modern, me një gjuhë shumë të kthjellët, ku poeti i përjeton dhe i trajton problemet e jetës, që na kanë kapluar damarin e shpirtit njerëzor. Për të kuptuar më lehtë lexuesi, titulli i librit poetik "Dielli mbi Floknajë" është një titull metaforik, që kërkon zemrën e lirisë në subjektin lirik. Ndërkaq, në poezitë, poeti pasqyron librin kur objektin e trupit e paraqet me kwto vargje: Zemra e vogël. Duke pritur kthimin Duke pritur kthimin... As natë As ditë Në këtë pritje Rrufetë çajnë lisat Sytë e përlotur Shohin veç zemrën e vogël Tek lulet për pak ngrohtësi Në këtë botë të madhe Ku s'gjen njeri... Figuracionin poetik në këto vargje, poeti fuqishëm që ndërlidh zemrën e vogël me botën e madhe ku jetojmë. Pastaj, ai e sheh botën e vet se si po ikin nga njeri - tjetri. Këtu poeti duket se ka një dhembshuri shpirtërore për vendin, atdheun që po zbrazet, jo për shkak të dashurisë por për shkak se rinia nuk ka perspektivë nga hipokrizia e tepruar, e cila ia ka ngulfatur frymëmarrjen dhe e ka katandisur atdheun e çliruar me gjak. Pra, libri poetik i autorit Enver Sulaj "Dielli mbi Floknajë " është një libër poetik, që lidh shpirtëroren shqiptare, përmes ndjenjës së dashurisë, dhimbjes, por krenar, duke mos kaluar entitetin e vet dhe vendlindjen për asnjë çast si në vijim: Sa shumë i dua ata sy, duke pritur lajmin, lëkur gjarpri, pelerinë turpi, marrëzira në kohë paqeje, kohë dilemash, poemë për liri, lutje etj.
Unë si lexues dhe lexuesit tjerë në përgjithësi përmes këtyre vargjeve të poetit, shohim shtrirje të gjerë motivore, jo vetëm shpirtëroren, humanizmin e tij, por edhe vargjet poetike moderne - postmoderne, të cilat nuk dallohen nga ato poezi "botërore ", veç se poezitë e Poetit Sulaj, janë të shkruar me një frymë e motiv tjetër shpirtëror. Te poezitë e autorit, kemi të bëjmë me tematikën poetike që lexuesi sheh një ndjenjë të veçantë të dashurisë, dhimbjes por krenar në vendin ku jeton poeti. Pra kemi të bëjmë, përveç elementeve poetike që i ka shpreh poeti, dhimbjen, humanizmin, kemi edhe dashurinë atdhetare të cilat me figurat të fuqishme artistike i shpreh. Libri poetik i Enver Sulaj, zdrukthurohet, jo në bazë të cikleve por si një tërësi, universale të unifikuar artistikisht, ku poeti i shpreh qartë temat dhe motivet që i identifikon subjektet lirike - objektet, të veçantë në krijimtarinë dhe mendimit shpirtëror. Poeti Enver Sulaj, për nga stili i thurjeve të vargjeve dhe për nga përdoromi i figurave stilistike është një poet i ri modern dhe bashkëkohor, që në qasje tek lexuesit krijon përshtypje se është një poet Rilindas, ndërsa në krijimet e tij artistike është poet bashkëkohor modern i këtij mileniumit të ri, sepse vargjet poetike të Enver Sulaj, Janë të thurura me figura metaforike moderne, ku përveç tyre vijnë në shprehje edhe dhimbja patologjike e atdheut, epiteti, e shumë figura tjera. Këto vargje, të këtij stili modern i gjejmë edhe te dy libra tjera poetike, të botuar më parë si: " Nyjë në ujë ( poezi ) botuar NB " RILINDJA " PRISHTINË 1997, dhe ZJARRMIJA E STINËS ( poezi ), botuar SHB " LUMBARDHI " Prizren 2016. Me vargjet artistike poeti Enver Sulaj, nuk do të ndalet por do të vazhdon edhe me botime tjera, sigurisht me figura të reja metaforike dhe pse jo me stilizim më të avancuar posmoderne. Ka dorëshkrime poetike dhe publicistike që presin dritë e natyrës në hapësirë të hapur ku lexuesit mezi presin që t'ju bie në dorë për ta ushqyer shpirtin e tyre. Autorit, Enver Sulaj, i urojmë shëndet të mirë e jetë të gjatë, dhe suksese në krijimtarinë e tij letrare poetike, ku letërsia shqiptare pasurohet me thesar të çmuar. Respekt pafund!...
Comments