top of page

Libri i ri studimor: Influenca diskursive e krijimtarisë shqiptare në Suedi


Në vend të shtysës


Si i marrim përshtypjet tona të para nga një vend? E pyeta mikun tim në Tiranë, ai është në moshën time dhe familja e tij punonte në minierat e kromit. Aty punonte i ati, aty punonte daja dhe vetë ai. Ata kishin makineri shpimi nga Sandviken, nga Atlas Copco dhe ngarkuesi ishte nga Volvo. Babai i tij i tha se kjo ishte pajisja më e mirë e shpimit në botë. Dhe erdhi nga Suedia. Ky ishte takimi i tij i parë me vendin tim. Kështu fillon. relacioni. Për të, Suedia do të jetë gjithmonë solide dhe cilësore. Më vonë në jetë ai vendos të punojë për Suedinë, në Ambasadën tonë. Por mendoj se gjithçka filloi me pajisjet e shpimit në minierën e kromit.“ (Elsa Hà¥stad[1], ambasadorja e Suedisë në Shqipëri)





Kontaktin e parë me një grup turistësh suedezë rastësisht e kam hasur aty nga mezi i 1980-ës në lagjen „Kalatë Elbasanit, ku dukej se ishin përhumbur diku tek rrugica që të shpie tek Kisha e Kalasë. Të dytin me një libër që na e kishte sjellë në klasë një shoqja jonë e klasës F. Stafa, dhe që e lexonim pa ia ditur titullin, se ishte pa kapak. Ia dija atëherë, dhe sot ia mbaj mend vetëm emrin autorit, i cili ishte Sven Anders Göte Aurén[2]. Më pas pata siguruar një libërth, disa pjesë revistash dhe disa gjëra që sot janë pa ndonjë interes të veçantë nga disa suedezë që kishin ardhur si turistë dhe flinin në Hotel Turizmi „Skampa“ Elbasan e që i kisha nga një kushërira ime që punonte atje. Në fakt ishin vitet 80-të dhe mjaft turistë suedezë shiheshin në Elbasan. Këtë e përforcon edhe deklarimi i Ambasadores Suedeze në Tiranë, Elsa Hà¥stad, në 50 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Ishte koha kur ishin parë disa „shenja të dashurisë ndaj komunizmit në Suedi“ (Hastad, po aty). Sipas Ambasadores: “Por çfarë ishte ajo që i bëri suedezët të zbulonin Shqipërinë në vitet 1960? Në fillim, bëhej fjalë për shkëmbime politike dhe turizëm politik. Suedezët ishin të interesuar për komunizmin. Jo të gjithë, por disa.” Kjo duket në kohën e „solidaritetit“ dhe propagandës së tij. Pavarësisht nëse „solidariteti“ ishte një fjalë propagandistike dhe një praktikë e zbatuar lirshëm brenda mjedisit proshqiptar, ajo kohë ende sjell vëmendje dhe memorje të udhëtimeve që u quajtën turistike.

Pra, disa prej këtyre suedezëve të asaj kohe, kanë udhëtuar në Shqipëri në forma të kufizuara dhe kanë qenë intelektualë, shkrimtarë, gazetarë, madje edhe njerëz të thjeshtë. Por, dhjetra historianë në tridhjetë vitet e fundit kanë dokumentuar brutalitetin e regjimit komunist shqiptar, ndërsa që nga Lufta e Ftohtë është botuar dhe përkthyer një literaturë e gjerë mbi turizmin politik, që heton mendimin dhe agjenturën e ish-„udhëtarëve“ suedezë. Këta kanë qenë ndoshta vetë socialistë dhe ishin interesuar për vende të tjera të botës ku kanë pasur komunizëm, apo socializëm. “Ata kishin udhëtuar në ato kohë në ish-Bashkimin Sovjetik, Kamboxhia, vende të tjera komuniste, por edhe në Shqipëri[3]”, thekson ajo në këtë fjalë që gjendet në faqet diplomatike të Ambasadës në fjalë. Gjatë fundit të viteve 1960 dhe 1970, regjimet totalitare si Kamboxhia Demokratike, Republika Popullore e Kinës dhe Republika Popullore e Shqipërisë tërhoqën simpatitë e mijëra evropianëve, përfshirë shumë të rinj marksistë-leninistë nga Suedia (Turisti në Utopi[4]: Botuar në botimin e shtypur të Baltic Worlds Baltic Worlds 2019:2. Publikuar në Balticworlds.com më 19 qershor 2019.) Peter R. Prifti në vitin 1973 ka botuar një material interesant në lindje me këtë ku shpjegon edhe disa pikëpamje dhe ndikime të kësaj kohe në itinerarin e komunikimit dhe vizitës me qëllim të tillë. Prifti sqaron se krahas të tjerave dhe të tjerëve „janë shprehur nga suedezët“ edhe mendime të tilla propagandistike (1973: 243).

Në një kohë të afërt ishte dhe një grup inxhinierësh suedezë, që qëndruan në Elbasan, e që ishin pos një marrëveshjeje dypalëshe, por dhe në një pikë misterioze interesi midis dy vendeve. Por interesi, që dihet, ishte se inxhinierët suedezë, që kishin ardhur për të ndihmuar në disa punë të lëna përgjysëm nga kinezët, shikonin vetëm punët e tyre, sikurse ndodhte në atë kohë. Tjetra tej interesit dhe kurreshtjes, ishte natyrshëm nga bisedat, që na vinin në vesh nga ata që punonin me ta, kur thuhej se ata e shijonin shumë djathin kaçkavall shqiptar, që sikurse thuhej e hanin pa bukë, dhe jo si ne shqiptarët e asaj kohe racionimi.

Pastaj një fakt tjetër më ka ngacmuar me Suedinë. Në vitin 1980-të kisha mësues kujdestar në shkollë të mesme në Elbasan profesorin e gjuhës angleze Hysen Avllazagaj. Po në atë vit ai u tërhoq nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë së saj kohe për të shkuar Diplomat në Suedi. E kështu kërshëria e klasës në grup, pra kurreshtja jonë tjetër për Suedinë, ishte mes interesit dhe kërshërisë së punës së re, që do të merrte ish-mësuesi ynë, që ishte një nga më të dashurit për ne atë kohë. Dhe ne, natyrisht në grupe të vogla e shuanim kërshërinë kur mësonim jashtë librave, por bisedave me një mik të paharruar, babai i të cilit kishte qenë i lidhur fuqimisht me Zogun, F. Drinziu, mësonim më shumë, kur na fliste se marrëdhëniet e para diplomatike midis Suedisë dhe Shqipërisë ishin vendosur në vitet 20-30. Kjo ndodhi më saktë në vitin 1922 pas njohjes së Shqipërisë nga Suedia dhe kur në vitin 1923 u vendos prania e parë diplomatike shqiptare në Suedi.

E kjo ishte e thata jonë teorike, që na lidhte me atë kurreshtje, pos largimit të mësuesit kujdestar në atë territor. Të tjerat i kam mësuar më pas e tashmë kanë ardhur përforcur edhe nga Ambasadorja Elsa Hà¥stad, në citimin e mësipërm dhe po në atë burim kur ajo ka treguar se „Historia pas arsyeve që tërhoqën vëmendjen e Suedisë drejt Shqipërisë në vitet 1970, kur ky vend i vogël ballkanik ishte izoluar duke pasur pak lidhje me botën e jashtme kryesisht në shkëmbimet tregtare dhe ndarjen me Kinën në mesin e viteve 1970, gjë që paralajmëroi kohë të vështira ekonomike dhe një sundim më i rreptë i regjimit komunist, daton në vitin 1969. Gjithashtu, veprimtaria diplomatike e Shqipërisë ishte shumë e kufizuar dhe megjithëse kishte marrëdhënie zyrtare diplomatike me më shumë se 100 vende, kishte një prani të vogël të përfaqësive diplomatike në Tiranë.“ Sipas Ambasadores kuptohet se ajo arsyen e gjeti në „një dokument të vjetër të datës 25 qershor 1969 ku Ministria suedeze e Punëve të Jashtme i caktoi ambasadorit suedez në Paris të kontaktonte me ambasadorin shqiptar në Paris për të nisur procesin e hapjes së Ambasadës.“ Sipas këtij burimi „Argumenti kryesor ishte se Suedia kishte shënuar një rritje të turistëve suedezë që shkonin në Shqipëri“.

E kështu më tutje në rininë tonë të izoluar në Shqipërinë komuniste[5] ne dinim atë që na mësonte gjeografia. Asgjë më shumë, se sa kurreshtja personale për makinën ikonike „Volvo“, që na pëshpëritej se e kishte një të tillë vetë Enver Hoxha, e për çelikun suedez në disa brisqe rroje, që më vonë u pasuan nga „Astra“-t e preferuara të asaj, që vinin nga Çekosllovakia. Dhe sot, ndërsa marrëdhëniet midis dy shteve janë në një pikë ndryshe, Ambasadorja kërkon të theksojë se është koha për plane të tjea: “… më shumë muzikë, më shumë letërsi, dizajn dhe biznes më të qëndrueshëm suedez, sepse kjo është e ardhmja! Pra, edhe pjesëmarrje në Festivalin e Jazz-it, organizimi të një Festivali të Filmit Suedez dhe udhëtime nëpër Shqipëri në ‘turne’ suedezësh për të promovuar kulturën suedeze. Po ashtu dhe mbështetje për artistët suedezë që vizitojnë Shqipërinë dhe botimin e librave suedezë në shqip.“ (Hà¥stad, po aty). Dhe, ndërsa ky është vetëm fillimi, për Ambasadoren Hastad, ajo që na pikëtakon në këtë projekt që do të vazhdojë të zgjerohet më tutje në pjesë të tjera e format ndryshe të librit, është dashuria për librin, ajo që transmeton pikërisht diskursin e influencës dhe vetë influencën diskursive që krijohet mes një hapësire të tillë të librit.

Ajo që na bën të shkojmë më tutje është lidhje e herë-pas-hershme në fushën krijuese me anëtarët e komunitetit shqiptar që jetojnë, krijojnë dhe botojnë në Suedi. E kjo lidhje më së shumti nisi me botimin e Vëllimit të Parë “Kritika Ndryshe: Një vëzhgim në prozën dhe poezinë shqiptare” (Terziu, 2009). Në atë kohë njohja ishte e cunguar, reduktive dhe më pas kjo u bë më e zgjeruar kur në fokusin e interesit tim u futën emra të tjerë, falë aktiviteteve të mëdha e të ndjeshme që vinin nga shqiptarët në qytetin e Borås. E aty natyrshëm emri më i ndjeshëm i Sokol Demakut na bëri të shkojmë më tutje. Ai në fakt me një nga kërkimet e tij na ka ndihmuar dhe na ka dhënë si huazim një pjesë të tij për të na ardhur më tej në ndihmë në këtë sipërrmarje më të thelluar tashmë, që mendoj se do të vazhdoj me disa pjesë të tjera në të ardhmen.

Kështu, sipas Demakut mësojmë se shqiptarët në qytetin e Borås “datojnë qysh herët”, por gjithnjë sipas tij dhe mendimeve të përmbledhura në librin e tij ndjejmë se “ishte shumë e vështirë që njeriu të gjejë ndonjë gjurmë lidhur me jetën dhe veprimtarinë e tyre në këtë qytet, sepse nuk ekziston asfarë dokumentacioni lidhur me aktiv­itete që këta kanë zhvilluar”. Kjo e fundit na bën të shkojmë më tej dhe të ndjejmë më shumë ndjesi të mira në këto angazhime dhe lidhje, në këto botime që tashmë do të duhen më shumë për brezat dhe të ardhmen.

Ndaj i referohemi sërrish këtij autori të përkushtuar që na jep faktin se “koha kur ndoshta individët e parë janë vendosur në këtë qytet duhet të jetë diku kah vitet e 80-ta e jo më herët sikur kemi të bëjmë me nacionalietet tjera nga ish Jugosllavia, të cilat kanë arritur në këtë qytet dhe ende edhe sot jetojnë nga vitet 60-të, kur në këtë qytet ishte nevoja për fuqi punëtore në industrinë e tekstilit, sepse qyteti Borås është edhe qyteti i textilit në Skandinavi.” Demaku citon më tej “Gjatë vizitës që i bëmë Institutit të Migracionit të Suedisë me seli në Borås nga udhëheqësi i Institutit mësojmë se edhe këtu nuk mund të gjesh gjurmë që të ketë lënë dikush nga bashkëkombasit tanë në këtë vend. Në një kënd të Institutit është vendosur një fotografi me kornizë ku shkruan ”Kosova”, e asgjë më tepër.”

Demaku na vjen në ndihmë: “Nga Miguel Benito mësojmë se diku nga vitet 80 ky Institut do ketë pasur bashkëpunim me komunitetin shqiptar dhe se në atë kohë paskesh jetuar familja Gashi në Borås dhe se një djalosh nga kjo familje me emrin Hysen, do të ketë punuar një film do­kumentar lidhur me jetën dhe punën e komunitetit shqiptar në Borås, por Miguel nuk ka njohuri me tepër se si qëndron çështja me Hysen Gashin dhe dokumentarin e filmit të tij.” (po aty) Demaku thotë se “Ne u interesuam të kontaktojmë me familjen Gashi dhe në bazë të të dhënave të mbledhura nga bashkëkombasit tonë që edhe në atë kohë të kenë jetuar në Borås, mësojmë se Hysen Gashi para ca vitesh të jetë shpërngulur për në Zvicër ku ai tash atje jeton me familjen tij. Po bëhen përpjekje për kontakt me të për të mësuar me shunmë për dokumenatrin e tij. Gjatë viteve të 90-ta, në këtë qytet do të ketë funskionuar një Shoqatë Kulturore Shqiptare, ku do të ketë zhvilluar aktivitet kulturor për komunitetin shqiptar që edhe atëherë nuk ishte aq i pakët. Dëshmi në arkiva apo institucione tjera nuk ka, por vetëm në bazë të bisedave që njeriu zhvillon me bashkëkombas që edhe sot jetojnë në këtë qytet.” (Ibid)

Në këtë pikë duke rifalenderuar shkrimtarin dhe publicistin Sokol Demaku, mëndojmë se fjalët e tij na japin një panoramë më të ndjeshme e më elokuente spse sikurse thotë ai “Në bazë të bisedave të zhvilluara me bashkatdhetarët tanë, njeriu mëson se duhet të ketë pasur edhe poetë e shkrimtarë nga bashkëkombasit tanë, por puna dhe veprat e tyre do të jenë humbur apo zhdukur. Problemi si duket është në atë se ata që është dashur ta bartin barrën e aktiviteteve kulturore nuk kanë qenë sado të anga­zhuar dhe krejt kjo është pasojë e kësaj. Kjo shihet edhe sot kur në qytet dhe rrethinë jetojnë mbi 350, apo 400 familje, e duhet të ketë mbi 200 nxënës, por mësimet i vijon një numër simbolik i nxënësve shqiptarë. E si duket, defekti qëndron këtu, edhe pse të gjithë ata të cilët janë angazhuar në këtë drejtim, janë ata të cilët men­dojnë dhe dëshirojnë ta çojnë përpara realizimin e qëllimeve të parashtruar nga ana e kryesisë së QKSH “Migjeni” dhe nga ana e redaksisë së revistës dhe radios lokale. Por për fat të keq këta të cilët janë pishtarë të kulturës, gjuhës, traditës shqiptare në Skandinavi nga bashkëkombasit nuk gjejnë përkrahje tjetër, përveç asaj morale. Pra, qëllimi është që të ruhet kultura, tradita e gjuha e asgjë më tepër.” (Ibid)

Sakaq ndërsa isha në kohën e redaktimit të studimit më erdhi në ndihmë Ismail Rugova. Ai më shkruajti se në Suedi ka pasur shkrimtarë e poetë para viteve të 80-ta. Ai sqaron “Unë në Suedi kam emigruar në vitin 1983 dhe kam gjetur shkrimtarë të etaluar: Kosovë-Rexha Bala, Ramadan Rexhepi Osmani Të dy këta kishin studjuar në universitetin më prestigjoz të Suedisë, në Upsala. Kosova-Rexha Bala ka qënë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Suedisë dhe ka botuar disa përmbledhje. Një nga këto është “Bëlbëzime poetike”. Ndërsa Ramadan Rexhepi-Osmani, një nga prozatorët e parë të Kosovës, njihet si prozator dhe publiqist i njohur. Ramadani është shpallur edhe prozatori i vitit në Kosovë para 3-4 vitesh. Pastaj kemi poetin Hajdin Abazi, Shqiptar Osekun, e tani kemi edhe nga Shqipëria.

Nga ky burim mësojmë gjithashtu se në tetor të vitit 1984, Shoqata Shqiptaro-Suedeze, në Stokholm botoi fjalorin e parë Suedisht shqip nën redaktimin e Ullmar Qvick dhe Lase Morin, ku autor i fjalorit 3500 fjalësh ishte Ismail Rugova. Në Suedi vepron dhe jeton një nga historianët më të çmuar të kombit për periudhën e Luftës såe dytë Botërore, Prof.dr. Muhamet Shatri, i cili ka botuar tri libra shkencor me mbi 20.000 faqe, i njëjti është anëtar i Redaksisë për përpilimin e Enciklopedisë Shqiptare me akadimikët Beqir Meta dhe Marenglen Verli. Nga viti 1991-1996 është nxjerr revista Periodike "Qëndresa" me kryeredaktor Ramadan Rexhepi-OsmaniPër një informacion të përgjithshëm mbi historinë dhe shoqërinë shqiptare funksionon edhe libri ”Örnarnas land” (”Vendi i shqiponjave”-) i Shtëpisë Botuese Studiekamraten 1995, prej autorit Peter Dalhof-Nilse. Studiuesi dhe përkthyesi Hajdin Abazi shkruan në lidhje me këtë libër se „Problemet e veçanta që lidhen me gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi dhe në Kosovën aktuale, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi janë trajtuar hollësisht në librin e mësipërm të Dalhof-Nilsenit, në ”Kosova utan stjärna” (Kosova pa yll) – Shtëpia Botuese Karlsons 1993 të Soren Someliusit, dhe në ”Den albanska frågan” (”Çështja shqiptare”) - botuar nga Instituti i Politikës së Jashtme në serinë ”Världspolitikens Dagsfrågor” (”Çështjet aktuale në politikën botërore”) - 8-9 viti 1997 me autorë Orjan Styreshë e Sebastian Sheiman“. Gjithashtu Ullmar Qvicku, ka shkruar tre broshura kushtuar çështjes së Kosovës në kuadër të serisë së botimeve të Shoqatës Suedezo-Shqiptare. Punimet e vjetra mbi Shqipërinë, sipas Kvikut, sidomos ato nga Bengt Fyledal dhe Gyn Kesle - Jan Myrdal, parë në dritën e asaj, që sot dimë mbi regjimin e Enver Hoxhës, duhet të trajtohen si të vjetëruara.

Jo më kot e lamë për në fund, pasi ka një rëndësi mjaft të madhe, por që do të ndalemi më gjerë në një libër më vete. Kjo ka të bëjë me librin e autorit mjaft të njohur për shqiptarët Ullmar Qvick „Më shumë heroizma se sa grurë“ që është një përshkrim dokumentar i historisë dhe jetës shoqërore të shqiptarëve gjatë shekullit të XX, libër që u përkthye në shqip prej origjinalit në gjuhën suedeze: ”Mera hjältemod än vete” (Revista “Drita” në Treleborg, Suedi, viti 2004, 399 faqe. ISBN-91-631-5616-4), por me disa shtesa dhe ndryshime të vogëla, nga përkthyesi Hajdin Abazi dhe me korrektorë Shefki Osekun, Ullmar Qvickun. Përpunimi kompjuterik i këtij libri u bë nga Frashër Oseku dhe mësohet se libri u financua nga ABF-i në Treleborg-Suedi. Për të folur më shumë dhe për të njohur më mirë të mirënjohurin, Ullmar Qvick, na vjen në ndihmë shkrimi i Kryeredaktorit të “Dritës”, Shefki Oseku, të cilin e sjellim në respekt të kësaj, veprës së tij dhe lexuesve shqiptarë e suedezë në rastin më të mirë të mundshëm.

Ullmar Qvicku u lind më 13 qershor 1934, si fëmija i parë në një familje të varfër. Babai i tij ishte punëtor por me interesa intelektuale për artet, politikën, dhe natyrën. Nëna ishte shtylla e familjes. Me sakrificat e familjes Ulmari i ri i vazhdoi studimet në gjimnaz dhe në shkollën pedagogjike. Ai u interesua për çështjet ndërkombëtare, për gjuhë të huaja, dhe ky interesim u forcua përmes dëgjimit të radiostacioneve të botës. Në këtë mënyrë ai mori kontakt me Radio Tiranën, Radio Shkodrën dhe Radio Kukësin. Në vitin 1969 fillon intesivisht të mësoj gjuhën shqipe, përmes literaturës së bollshme që i vinte nga Shqipëria. Ndërkaq në vitet ’70, ’78, ’79, ’94, e vizitoi Shqipërinë, kurse në vitin ’95 mori pjesë në Seminarin Ndërkombëtar ”Shkodra ndër shekuj”. Po ashtu në vitet 1970 dhe 2004 merr pjesë në Seminarin për albanologët e huaj që organizohet në Prishtinë.

Gjatë viteve të ’70-ta Ulmari ka pasur kontakte të dendura me arbëreshët e Italisë. Ndërkaq më 1994 e ka vizituar edhe Maqedoninë Perëndimore. Edhe sot i ruan librat dhe fotografitë si dëshmi për këto kontakte. Pra, mëse një gjysmë shekulli kontakte me botën shqiptare nga Suedia!

Vlen të ceket se në Suedi, Ulmari prore ka qenë zëdhënës jozyrtar i Shqipërisë dhe i mbarë kombit shqiptar. Ishte bashkëpunëtor e më vonë edhe kryetar i Shoqatës Suedezo-Shqiptare, që u themelua në vitin 1970 e ku për 10 vjet u botua Buletini - një tribunë për shqiptarët dhe letërsinë shqipe. Që nga viti 1981 bashkëpunon me gazetën e re ”Albanien och vi” (Shqipëria dhe ne). Më 2002 Shoqata Suedezo-Shqiptare u shndërrua në Komitetin Shqiptaro-Suedez, ku Ulmari parreshtur e jep kontributin e tij. Pothuajse të gjitha përkthimet letrare nga shqipja në suedisht kanë kaluar nëpër duart e Ullmar Qvickut.

Ka botuar në suedisht një seri veprash të autorëve shqiptarë, të cilat i ka përkthyer me përkushtim. Ka bashkëpunuar në përpilimin e disa veprave tjera gjuhësore: tre fjalorë suedisht-shqip dhe një gramatikë të suedishtes në shqip. Në vitin 2004 nga Revista ”Drita” në Treleborg iu botua libri i tij dokumentar në gjuhën suedeze "Mera hjältemod än vete" (Më shumë heroizma se sa grurë), ku flitet për shqiptarët gjatë shekullit XX, e të cilin tashmë lexuesi e ka në dorë, përkthyer në shqip nga shkrimtari dhe veprimtari i mirënjohur, Hajdin Abazi.

Ullmar Qvicku në bashkëpunim me mikun e tij, Lars-Erik Morinin, kanë përgatitur sikurse cituam, fjalorin shqip-suedisht, të parin fjalor të këtij lloji. Ai ndihet krenar për emërtimin ”Shqiptar Nderi”, dhe për dekoratat e marra nga Zyra e Kosovës, në Suedi, si dhe nga Shoqata bëmirëse ”Nëna Tereze”, dega në Suedi. Ulmari është anëtar shumëvjeçar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Suedisë.

Është babai i katër fëmijëve. Tre prej tyre të lindur në martesat e mëparshme, ndërsa Arlinda, është një vajzë e talentuar suedezo-shqiptare, e cila u lind pas martesës së Ulmarit me Samkën, gocën pejane. Kënaqësia të cilën ai e përjeton nga frytet e punës së vet është shumë më e madhe se sa mundi që bën. Dhe kjo kënaqësi lumturohet veçmas nga jeta e tij familjare suedezo-shqiptare... (Shefki Oseku 20/ 02/ 2006, Treleborg-Suedi).

Natyrshëm sikurse e thamë në një nismë të tillë nuk mund të kapen dhe trajtohen të gjithë dhe të gjitha në këtë kontekst, por ama për emra të tijerë, sikurse janë Rexhep Jashari, që ka botuar disa përmbledhje poezish si dhe ka botuar, monografi për familjen Jashari në Prekaz, po ashtu ka botuar gramatikën krahasuese suedisht-shqip. Tjetër emër, që është mjaft produktiv është Qerim Kryeziu, poet dhe kritik letrar. Ka botuar dy kritika letrare, njëra mban titullin „Dy poetë, një univers frymëzime" (Entela Tabaku dhe Shqiptar Oseku), ka botuar disa përmbledhje poezish dhe një libër kushtuar shqiptarëve në Suedi. Një personalitet tjetër i letrave shqipe është nga më të mëdhenjtë e kohës së sotme, Qerim Raci: përkthyes, poet dhe prozator. Ka përkthyer Antolgjinë e 100 autorëve më të njohur suedez, dhjetra libra për fëmijë dhe të rinj, ka përkthyer Zanovicin, nga Suedishtja libër kushtuar Skendërbeut, botuar disa përmbledhje me poezi dhe prozë, por edhe poetja Teuta Haziri, tashmë e ndjerë, që ka marrë kritika të shkëlqyera në Tiranë dhe Prishtinë, disa nga poezitë e saj janë përkthyer në suedisht. Ka botuar për së gjalli disa përmbledhje poezish. Pas vdekjes nën redaktimin e Arjan Melmonashit është botuar përmbledhja me poezi me titull „Diçka që vjen me lotë“. Dhe natyrisht në të ardhmen do të ndalemi tek pjesa e dytë.

[1] Elsa Hà¥stad është ambasadorja e Suedisë në Shqipëri. Ky fjalim u mbajt gjatë një aktiviteti për të përkujtuar 50 vjet marrëdhënie diplomatike në Institutin Shqiptar për Studime Ndërkombëtare. [2] Sven Anders Göte Aurén, i lindur më 26 mars 1906 në Stokholm, vdiq më 2 mars 1985, ishte një gazetar suedez. Shkrimtari i madh suedez i fillimeve të shekullit 19-të në vitin 1936 boton librin për Shqipërinë „Europas Orijent“ Orijenti i Evropës. Kishte vizituar Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor. [3] Elsa Hà¥stad: “E kam gjetur arsyen në një dokument të vjetër të datës 25 qershor 1969 ku Ministria jonë e Punëve të Jashtme i cakton ambasadorit suedez në Paris të kontaktojë me ambasadorin shqiptar në Paris për të nisur procesin e hapjes së Ambasadës. Argumenti kryesor ishte se Suedia kishte shënuar një rritje të turistëve suedezë që shkonin në Shqipëri. Por çfarë ishte ajo që i bëri suedezët të zbulonin Shqipërinë në vitet 1960? Në fillim ishte shumë për shkëmbimin politik dhe turizmin politik. Suedezët ishin të interesuar për komunizmin. Jo të gjithë - por disa. Në Shqipëri, Hoxha kishte ardhur në pushtet disa vite më parë. Por Suedia ishte gjithashtu një vend shumë i ndryshëm nga Suedia që ne njohim sot. Pagat speciale për gratë u hoqën dhe Suedia nxori priftërinjtë e saj të parë, femra. Në të njëjtën kohë, një vajzë që mbante dhe një djalë në dorë në shkollë mund të merrte nota më të ulëta." (Ibid) [4] Turisti në Utopi është njëkohësisht një autobiografi e përqendruar në përfshirjen e autorit në aktivitetet e Partisë Komuniste të Punëtorëve Maoiste dhe proshqiptare të Norvegjisë [Arbeidernes Komunistparti (marksist-leninistene), e referuar më pas si “AKP(m-l)”], dhe gjithashtu një përpjekje për t'u pajtuar si me ata që jetuan realisht "utopinë" e komunizmit shqiptar dhe me të kaluarën e vetë autorit. [5] Utopia Staliniste në brigjet e Adriatikut: Turistët suedezë në Shqipërinë komuniste. (Francesco Zavatti; Universiteti Södertörn).

53 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page