Maria Rosário Pedreira u lind në Lisbonë në vitin 1959. Ajo u diplomua në Gjuhë të Huaja dhe Letërsi në Universitetin e atij qyteti në vitin 1982, i cili i lejoi asaj të mësonte portugalisht dhe frengjisht.
Ajo vazhdoi edhe kursin e Gjuhës në Institutin Italian të Kulturës në Portugali, me një bursë studimi nga qeveria italiane, frekuentoi një kurs veror në Universitetin e Perugias. Frekuentot për katër viti Institutin Goethe, përktheu e ligjëroi dhe që nga viti 1987 nisi karrierën botuese.
Jasteku i kuq, vepër e Francine Van Hove (Paris 1942)
LEXOJI, KËTA JANË EMRAT E GJËRAVE...
Lexo, këta janë emrat e gjërave
që më le - mua, librat , parfumin tënd
përhapur në dhomë, një ëndërr të përgjysmuar
dhe dyfish dhimbje,
puthje për gjithë trupin si therje të thella
që s’kanë për t’u mbyllur kurrë;
dhe libra, nostalgji,
çelësin e një shtëpie që s’ka qenë kurrë jona,
një rrobdëshambrë prej fanellate të kaltër
që e vesh, kur bëj këtë listë emrash :
libra, qeshje që s’arrij t’i vë në rregull,
dhe zëmëratë - një vazo orchidesh
që aq tepër i doje, pa e ditur unë pse
që mbase për këtë nuk u ktheva që t’i ujisja,
dhe librat, krevatin e parregulluar prej ditësh ,
një letër mbi jastëkun tënd
dhe shumë vuajtje, mjaft vetmi,
dhe në sirtar dy bileta për një film me dashuri
që s’e pe me mua, e libra të tjerë,
dhe një këmishë të zbardhur me të cilën fle natën, për të ndenjur më pranë teje,
dhe, nga të gjitha anët, libra, shumë libra ,
shumë fjalë që s’m’i the kurrë
para se të shkruaje letrën atë mëngjes,
dhe unë, unë që ende besoj që ti do të kthehesh,
të kthehesh, qoftë edhe vetëm për librat e tu.
Përktheu: Faslli Haliti
Comments