top of page

Letër e hapur


Letër e hapur drejtuar dy qeverive: të Shqipërisë dhe të Kosovës. Urgjentisht lirimin e bashkëpuntorit tonë - gazetari Dritan Goxhaj,pason padia ndaj qeverive…


Lajmi interaktiv

Për tu marë në hetime me kërkesë të një institucioni ndërkombëtar si Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë ,së pari kërkesa duhet të jetë mbështetur me vendim të plotëfuqishëm të prokurorisë miratuar nga Gjykata speciale e Kosovës në Hagë ,dhe të realizohet nga ana e organeve poashtu gjyqësore të shtetit ku kërkohet pala ,realizimi të shoqërohet në hetime nga organet e rendit pra të Policisë të atij shteti .Kolegu ynë gazetari investigativ -bashkëpuntori Dritan Goxhaj është marë në shtetin e Kosovës e cila vërtetë ,bashkëpunon me Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë .Por shoqërimin nuk është dashur ta bëjë Policia e Kosovës, për dy arsye:



Së pari: Shtetasi shqiptar Driton Goxhaj nuk ishte i arratisur ;

Së dyti: POLICIA E KOSOVËS nuk është anëtare e INTERPOLIT që të paraburgos njerës, që nuk bien në kompetencat e saja, që i bie era Kurdisje paraburgimi dhe involvimi të dy shteteve, për të kënaqur epshet e Serbisë .

Policia e Kosovës ka shkelur rregullat e Interpolit, e njohur si Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale. Interpoli është një organizatë ndërkombëtare e cila lejon policitë dhe autoritetet e zbatimit të ligjit nga më shumë se 190 vende të bashkëpunojnë në luftën kundër krimit ndërkombëtar. Qëllimi i saj është të ndihmojë në ndalimin dhe parandalimin e krimit të organizuar, trafiqeve të ndryshme, trafikimit të drogës, kërkesave për arrest të këshillave të tyre dhe shumë krimeve të tjera. Interpoli është një organizatë ndërkombëtare e policisë kriminale dhe ka disa kufizime dhe parime të veçanta për veprimet e saj. Disa nga veprimet që Interpoli nuk mund t’i ndërmarrë, përfshijnë:

1. Arrestimet dhe zbatimi i masave disiplinore: Interpoli nuk ka fuqi për të arrestuar persona ose zbatuar masat disiplinore kundër tyre. Për këtë qëllim, ai bashkëpunon me policitë dhe autoritetet e zbatimit të ligjit të vendeve anëtare, të cilat kanë këtë kompetencë.

2. Ndryshimi i legjislacionit vendas: Interpoli nuk ka fuqi për të ndryshuar ose ndikuar në legjislacionin e një vendi. Ky është një çështje që i përket vetëm institucioneve ligjore të atij vendi.

3. Ndalimi i fondeve financiare: Interpoli nuk ka rolin e bllokim financiar ose ndalimin e fondeve. Këto veprime varen nga institucionet financiare dhe ligjore të vendit.

4. Të ndërhyjë në çështje të brendshme politike: Interpoli ka një politikë të qartë për të mos ndërhyrë në çështje të brendshme politike të vendeve anëtare.

5. Të zbatojë procedura penale: Interpoli nuk është një organ gjyqësor dhe nuk ka kompetencë për të zbërthyer dhe zgjidhur çështje penale.

6. Ngritja e akteve ligjore kundër individëve: Interpoli nuk ka fuqi për të ngritur akte ligjore kundër individëve. Ai mund të publikojë njoftime të kërkuara nga vende anëtare për persona të caktuar, por vendimet për ndjekjen penale merren nga autoritetet ligjore të atyre vendeve.

Interpoli vepron në përputhje me Kushtetutën dhe rregulloret e saja dhe respekton sovranitetin dhe ligjin e vendeve anëtare. Qëllimi kryesor i Interpolit është të ndihmojë në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ndalimin e krimit ndërkombëtar, duke vepruar në përputhje me parimet e të drejtave të njeriut dhe ligjet ndërkombëtare.

KOSOVA NUK ËSHTË ANËTARE E INTERPOLIT, dhe pikë …

Veprimi për të cilin ngarkohet kolegu ynë, gazetari Dritan Goxhaj, të dhënat që ai i ka përmendur janë në faqet zyrtare interne publike të Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë …Çtë keqe ka këtu se citohen të dhënat publike?! …kjo është aftësia hulumtuese e bashkëpuntorit tonë Dritan Goxhaj …që ua sjell opinionin ….le ta mbyll Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë faqen zyrtare të gjykimit …

www.telegrami.mk, kërkon nga dy Qeveritë, nga ajo e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës që të abrogojnë 40 ditëshin e paraburgimit dhe laritjet ndaj qarqeve të caktuara politike që kontrollojnë Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë të mos e bëjnë me gazetarët …Në të kundërtën do të ngremë padi private ndaj dy Qeverive , me kompensim material dhe moral për z.Dritan Goxhaj

në:

1. Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJBE): GJBE është

organi kryesor gjyqësor i BE-së dhe është i përgjegjshëm për zgjidhjen e konflikteve ligjore midis vendeve anëtare, institucioneve të BE dhe individëve. Ajo ka kompetencën e të gjitha çështjeve që lidhen me interpretimin dhe aplikimin e Traktateve të BE-së, aktet ligjore të BE-së dhe vendimet e institucioneve të BE-së.

DHE KUPTOHET NË GJYKATËN E STRASBURIT si instancë e fundit

www.telegrami.mk

Mesut Shabani Tetovë


11 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page