top of page

Fatmir Terziu: LETRA(R)GJIA


LETRA(R)GJIA

Nga Fatmir Terziu

 

Shëtis. Dhe në gdhim habitem:

sa i gjatë një udhëtim që zgjat vetëm pesë minuta trend

në një itinerar të gjatë, të gjatë,

askush nuk e di sa udhëton, nuk e mban mend

në një natë.

Më flet Zarathustra

në këtë vakt

Volteri më quan injorant

afrohem më shumë tek Niçja më me takt

e truri më shpie diku më larg, më lart,

është punë e paqme shëtitja në një natë,

errësira,

na bën me një vullnet më të madh që zgjat

të kuptojmë kush është më e mira.

Në anën tjetër të dritës,

ndërsa më duhet Volteri,

nuk shoh zgjidhje deri nga mesi i ditës,

ky vakt është si ferri,

prej frikës,

shëtis e shëtis vetvetiu tek tmerri.

Fletët i palos:

A mjafton vetëm libri?

pyes veten por përgjigjen e gjej në fakt

tek dimri,

dimri është një katarakt

ku idetë dhe ëndrrat i gërryen shëtitja nga gjumi tek zgjimi

nga letrargjia në këtë rast.

9 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page