top of page

Lela Dardha Kokona: Rastësia mbreti i botës

Për nënë Tanen, ideja e takimit me z. Leka ishte një ëndërr e hershme. Ndjehej e freskët e plotë jetë,e gatshme të shijonte bukurinë dhe dashurinë e munguar prej vitesh të dashurit te saj .Aty,nën tingujt e kitarës dhe shijes së verës, do të ringjallte çdo kujtim të rinisë.Mori drejtimin drejt lokalit, ndërsa Gjergji qëndroi ta vëzhgonte . Tana dridhej nga emocionet. Pasi i buzëqeshi portierit , përshkoi oborrin e brendshëm me dekore të vjetra.

-- Mos ndoshta do t'i dukem e urryer dhe qesharake ? -Por prapë diçka filloi të çlirohej brenda saj.-- Buzëqeshi lehtë me vete. Fytyra iu vesh me një llojë pafajësie.-- Do të përpiqem ta zbusë me buzëqeshje,nëse do të ndeshem me brutalitetin e fjalëve të tij.-- Vazhdonte të mendonte Tana.Lëshonte Ofshama, ndjente atë pasion dashurie që nuk i kish shteruar .

" Dashuria eshte e vetmja energji në univers që njeriu nuk ka mundur ta manipulojë."--Mendonte teksa i qeshnin syte.Së fundi u përballë me z. Leka.Ndjeu një therje të fortë e rrahje të shpeshta të zemrës.I zgjatën dorën njëri -- tjetrit .Qendronin perballe e flisnin vetem me veshtrime. Atëherë, Tana theu heshtjen:

---Leka, gjithmon e kam admiruar nivelin e lart të bisedës tënde. Por sot, nuk po kuptoj,te kane humbur fjalet Leka?.Më duket sesa herë më hedh sytë, më gjykon,sikur të mos më kishe njohur më parë.Kjo nuk më duket e drejtë . Më gjete dhe më kërkove të takoheshim.

-- Duhet të sqarohemi një herë e mirë Tana, sesi kanë rrjedhur ngjarjet ,-- foli me një zë të shteruar.

- Tana, unë do të kisha jetuar më mirë vetëm në këtë botë ,sikur të mos kisha njohur ty.

Unë kurrë nuk do të arrija të të shkaktoja dhimbje ty !-- i tha Leka i zhgënjyer.-Dua të sqaroj ca gjëra që logjika ime si pranon dot.

-- Mirë Leka,po të dëgjoj,-- i tha Tana, duke u përballur me vështrimin e tij të egër e të ftohtë. Sytë e saj pasqyronin dashurinë që ndjente për të.

-- Ne jemi si dy kontinente që nuk mund të bashkohen dot,pas ndarjes së thellë nëntokësore. Ti e di mirë se me çfarë lloj dashurie të kam dashur Tana,por indiferenca jote pikërisht kur unë kisha aq shumë nevojë për ty, nuk falet,- Iu mblodh një lëmsh në fyt e s'po mundëte të fliste.Me pas, shpërtheu me një nervozizëm të papërmbajtur dhe me një shpirt të vrarë sa i dridheshin duart. Fliste ndërsa ndjente pulsin ti rrihte me gjëmime.

-Ti Tana, krijove një lidhje interesi me atë njeri të urryer, duke menduar se ai kishte para,-- i tha plotë urrejtje Leka,-- e në këtë mënyrë ,ai fitoi shumë të drejta mbi ty duke të quajtur si një objekt, që duhet t'i shërbente atij, se andaj të bleu, - mbaroi mendimin e tij Leka.

-- Kjo është hamendësia jote Leka.Atëherë, më dëgjo dhe ti me vëmendje çfarë do të them ,- nderhyri Tana.

-- Mirë po të dëgjoj, por mos u mundo të më bindësh se nuk kam të drejtë !.-- i foli Leka duke i zgjatur gishtin tregues .

-- Isha mes dy zjarresh ,mes dy të këqijave të mëdha Leka, zgjodha atë më të voglën. Babai më dha ultimatum:

-- " O me atë o me mua, e nëse ti zgjedh atë, pushkën e kam varur e do ta shkrep për atë në fillim, e më pas për ty."! -- fliste Tana duke u betuar.

-Ndërkohë, babai mori armën duke e mbushur me fishekë-- : " Ja e mbusha, e bëra gati!". E vari sërish në mur.Më dridheshin këmbët nga frika, sa u rrëzova pa ndjenja.Atëherë, mori armën me drejtimin nga shtëpia jote Leka.Ulërita me kuje ,por nuk donte të dinte.

-- Po Tana, me kujtohet kjo. Erdhi në oborrin tim duke ulëritur, sa kishte në kokë thirri: " Ore trim Leka! Dil në shesh e shit trimëri me burrat e jo me gratë, more burracak,njeri i pamoralshëm! Ti don të më mbulosh me baltën e turpit? Sa të jem i gjallë, ti s' bëhesh dhëndrri im" ! Ngriti armën, gjuajti lart për të treguar se me të nuk bëhej shaka.E shkrepi mbi mua ,por për fat më kapi vetëm në këmbë. :"Herë tjetër do ta drejtoj në kokë",- më tha. :"Shikoje po nuk e beson"! - Atëherë babai më detyroi të largohesha Tana.Aty kuptova se dashurija jonë mori fund përfundimisht.

Ah Tana, , se harrova,dhe babai im mori armën për ta gjuajtur për vetëmbrojtje, por unë i'a hoqa armën nga dora.

-- Si, nuk pate frikë ?

-- Jo se nuk pata ,por dihet se frika mposhtet duke u përballur.

-- Atëherë ne u larguam nga ai qytet Leka, kishim frikë nga ndonjë hakmarrje.Kaluan vite ,ti su bëre më i gjallë,..dhe pastaj...

-- Hë,çfarë më pastaj?- -Fliste dhe ndjente pulsin t'i rrihte me gjëmim.Në sytë e tij dallohej fare mirë, se e kaluara e përndiqte ende.

-- Nëse nuk ke më dashuri për mua Leka, të paktën ki respekt, një fjalë të mirë, një dorë të shtrënguar apo një buzëqeshje, e meritoj.Ki durim e më dëgjo të lutem! Nuk e kam të lehtë të flas -- i thoshte Tana..-- Ai thithte thelle cigaren dhe shikimin e ngulte me një buzëqeshje ironike.Sytë e saj ishin lëngëzuar nga lotët duke i mbajtur mrekullisht pa derdhur .

-- Po pse po buzëqesh Leka?-- e pyeti e hutuar dhe me një farë pafajësie duke e shikuar në sy.

-Ti Leka, di të lundrosh fort mirë në situata të vështira.Unë kam preferuar gjithmonë të jem e drejtë dhe e ndershme duke ti thënë gjërat siç janë.

-- Po po, e di që je e ndershme,e tregove veten.-- i fliste me ironi

-- Ndoshta jam në faj para teje Leka,por...

-- Si? Në faj ?Je në pabesi,në poshtërsi,je në tradhëti,në mashtrim...- -rreshtoi me zemërim Leka.-Ishte e tmershme ta shikoje në ato momente sesi u transformua në fytyrë, ndërsa fliste me shpërfillje,urrejtje të skajshme e vrazhdësi.

-Dëgjo Tana! Ti po më habit me qetësinë tënde,mos po më fsheh diçka?Nuk po më tregohesh e sinqertë!Mos mendon se kjo të rrit vlerat?-- Në ato momente iu ndez një dëshirë ndëshkimi.

-- Nuk ke dëshirë të më dëgjosh Leka?

-- E ç'më duhet mua tani ?Ik se nuk i duroj dot më gënjeshtrat e sheqerosura!. Buza ime nuk buzëqesh më siç gërmëzoja emrin tënd netëve të harruara.Ti ishe hidhërimi që më mundonte dhe në gjumë.Por dhe unë do të rifilloj të ngrihem përsëri,jeta është rilindje

Tana!-- dhe të gjithë muskujt e fytyrës i vinte në lëvizje nga emocionet e shumta.

-- Po gabon Leka!E kalove cakun,-- u shpreh e përlotur Tana.Ti po flet e sillesh si grezëza që i prishet foleja.

-- Po,dhe mua mu prish foleja -- ,iu përgjigj Leka.Ti e ngrite folezën tënde ,nuk pyete për mua.

-- Je i sigurt për këtë që thua Leka?

-- Pse don ta mohosh?

-- Sigurisht që s'është e vërtetë!

-- Si guxon dhe e mohon këtë fakt? Po ti ke djalin burrë moj, me atë!

-- Jo ,nuk është e vërtetë aspak kjo që thua ti!

-- Si? Mos të ka humbur gjë kujtesa Tana ?-- dhe lëkura i qe tendosur aq shumë,sa i shkëlqente e tëra e zverdhur-- Si u përvodhe që erdhe sot në takim,nuk kishe frikë nga ai?

Nga kush ?

-- Nga ai që ishte më i pashëm e më joshës e që adhuronte më shumë hiret e tua.-- fliste me një ton të ashpër e urryes, mblidhte e rrudhte vetullat.-- Unë i urrej njerëzit që vënë maska.

,--Ti je i zgjuar,e di, por duhet të kërkosh ndjesë për fyerjet.

-- Për cilat fyerje e paske fjalën?

-- Për gjithçka që the Leka.-- Ai u ngrit e kapi nga xhaketa duke i thënë:

--E ç'na hynë ne punë tani falja? Nuk ka pranga që ta mbaj lidhur dashurinë për jetën dhe lirinë për të dashuruar.Flitet për lirinë e zgjedhjes,për të ndjekur ëndrrat e lumturisë .Fuqia e dashurisë mund gjithçka që e pengon.Por njeriu qenka i aftë të bashkëjetojë me dhimbjen ,sado e thellë që të jetë ajo.Ti nuk meriton të të them as emrin tënd, -vazhdonte ta shtrëngonte nga krahu me urrejtje, sa ajo e largoi me forcë.

-- Ti nuk e di çvuajtje shpirtërore kam kaluar Leka! E gjitha ndodhi për shkak të kohës në të cilën jetonim Leka! Ti ishe një djalë i padëshiruar për atë kohë ,thyeje çdo tabu të asaj shoqërie.Nga presioni i vazhdueshëm i shoqërisë dhe prindërve të mi. Për atë kohë ti ishe "jashtë orbite" ,o të lutem më lër të flas edhe se e kam të vështirë.S'di nga tia filloj Leka ! -- Shpërtheu në vaj.-- Po e lemë me kaq sonte e flasim më gjatë herë tjetër,-- u ngrit nga karrigia.

-- Jo Tana,s'kam ndërmend të të takoj prap, por fol ç'ke për të thënë,po duroj të të dëgjoj.-- Lotët e saj gurgullonin papushim,sikur rridhte uji i kristaltë nga një burim.

-- O Zot,ç'po ndodh kështu me nënën time?-- u habit Gjergji. A thua ai është z. Leka?-- dhe menjëherë vendosi një paralele me bisedën e bërë atë ditë.Habia e tij kaloi çdo parashikim.

-- Po kjo do të jetë arsyeja që është sëmurur babai që vdiq aq i ri ,sa nuk arrita t'i thërrisja " baba "-- mendonte me vete Gjergji.-- O Zot më kthjello, më zgjo nga ky makth! Më bëj të kuptoj se jam në një ëndërr të keqe!-- mbeti me sy shqyer e gojë hapur.Të jetë kaq e degjeneruar nëna ime?-- iu duk sikur shpërtheu një bombë në copa e në grimca të vogla.Atëherë Gjergji nuk duroi,u duk para tyre i nervozuar, i zhgënjyer totalisht nga nëna e tij. Nëna ngriu si një copë akulli .Ai i ndezur nga zemërimi, mori karriken ta gjuante Z. Leka:

-- Prandaj paske ardhur atë ditë në lokal, për tu afruar me mua dhe më pas me nënën time? E unë budallai të besova verbërisht.

-- Nëna e tij filloi ta qetësonte, kur pa se nuk e lëshonte karrigen e ngritur lart .

-Të lutem Gjergji ,mos i fol ashpër e ule atë karrike!

-- i fliste me lot në sy,

- Të lutem biri im!

-- Po ti, si lejon veten të bëhesh lodër në dorën e tij? Pranon të na mbulosh me turp për këtë palaço ?

-Gjergji qëndronte i zbehtë ,i përhumbur e logjika nuk i funksionote më.Nuk ishte më vetvetja. E ngriti dorën përfundimisht për ta goditur duke turfulluar nga urrejtja e tërbimi.

-- Mos Gjergji mos, ai është babai yt i vërtetë ! Mos e ngri dorën mbi babain tënd bir! Bëhu i mëshirshëm, i arsyeshëm biri im!

-E tmerruar u shkëput, ra në karrike.Leka dhe Gjergji mbetën me sy të hakërryer duke vështruar njëri - tjetrin në kulmin e tmerrit dhe habisë.Gjergji uli dorën krejt i turbulluar.

-- Jo Gjergj,nuk kam qenë e martuar, të kam gënjyer duke të thënë se, babai u sëmurë e iku nga kjo botë pa lindur ti...

-Gjergji mbeti i zhgënjyer, i shastisur. Nuk po i besonte veshëve për çka dëgjoi. Në moment iu duk se thinjat e nënës po ndrisnin.

-Ti Gjergj je mishërimi më i plotë i natyrës fisnike të babait tënd.Jeta jonë birë është një dramë e trishtë. Dua që ato t'i mbyll brenda një pusi të thellë duke i mbuluar e shtrënguar grykën nën morsën e dhimbjes.

-Përgjat një segmenti kohorë, ndjeu nevojën e një këshillimi të një psikologu. Ngrinte kokën duke kundruar babanë e tij me një interes të ringjallur. E shigjetonte me shikime kureshtare.

-- O Zot ! Mirë thonë filozofët, "Rastësia është mbreti i botës ", biri im ! - Leshoi zerin i cliruar Z. Leka .

Që pas asaj dite,Gjergji ,Tana e Leka e pinin kaRastesia mbreti i botes

Që pas asaj dite,Gjergji ,Tana e Leka e pinin kafenë në lokalin e tyre të quajtur -- " KAFE GJERGJI. "fenë në lokalin e tyre të quajtur -- " KAFE GJERGJI. "

12 views0 comments

Comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page