top of page

"Le të mos thonë"


Jane Hirshfield

"Le të mos thonë"

nga Jane Hirshfield*


Le të mos thonë: ne nuk e pamë.

Ne pamë.


Le të mos thonë: ne nuk e dëgjuam.

Ne kemi dëgjuar.

Le të mos thonë: nuk e shijuam.

Hëngrëm, u përdrodhëm.


Le të mos thonë: nuk u fol, nuk u shkrua.

Ne folëm,

dëshmuam me zëra dhe duar.

Le të mos thonë: ata nuk bënë asgjë.

Ne nuk mjaftuam.


Lërini të thonë, pasi duhet të thonë diçka:


Një bukuri parafine.

U dogj.


Le të thonë se ne u ngrohëm me të,

lexuar nga drita e saj, e lavdëruar,

dhe u dogj.



Shënim: Është autore e „The beauty“

(Përktheu F. Terziu)

31 views0 comments

Комментарии


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page