LASGUSHIT për ditëlindje *
Ka lindur më 27 dhejtor 1899
(poezi)
Nga Përparim HYSI
Kush ta vrau shpirtin e bukur që lëshonte vetëm xixa?
Për tërë jetën rrije"strukur",sikur dilje që nga BIBLA!!!
Me kostumin e "roitur" vije rrotull si një KRISHT
Me një zemër të robitur,"vrisje natën",sillje dritë.
Ç'mbaje fshehur në "humnera",plot xehërorë që nuk i dhe
Prisje kohëra të"tjera", se gjenial nga mendja qe!
Bridhje vetëm, i pangrënë, i mbështetur përmbi stap
Oh sa"fjalë" le pa thënë,nga një kohë që qe farmak.
"Hija" të ndiqte tinëzare,për të futur nën lak
Bëje sikur s'shihje fare,duke ecur nëpër natë
Pa zë flisje si,me vete, ca lirika të ëmbla mjaltë
"Malaksur" me ujë liqeri,rrëzës së MALIT të THATË.
Ja,kështu, mbështetur stapit,si një shenjt, e si një KRISHT Ron, or rron, në zemrat tona! Rron i gjallë, përjetësisht!
* vetënm ditëlindje ka për LASGUSHIN.Nesër mbush plot 120-vjeç.
Tiranë, 26 dhjetor 2019
Hiqmet Mehmetaj Respekte per Lasgushin e madh ,respekte për z. Përparim Hysi qe e ka pērjetësuar ,respekte per prof. Fatmir Terziu qe mundëson botimet e njerëzve te shquar të letrave .