top of page

Këngëtar dhe instrumentist virtuoz.


Albert Ahmati, është një këngëtarë dhe instrumentist virtuoz.

Nga Mentor Serjani

Aty ku fjalët dështojnë,flet muzika“

Hans Christian Andersen

Gjithmonë shkaku sjell pasojën,dhe shkak për të shkruar radhët e mëposhtme,u bë postimi nga ana e Bertit në facebook të videoklipit të tij më të ri "Luna Rossa".Po kush është Berti,cila është muzika e tij,kush është instrumenti i tij i preferuar, këngët e tij.Atëher,le ti zhvillojmë më poshtë në këndvështrimin tonë të thjesht dhe dashamirës,ashtu siç ne e perceptojmë dhe ndjejmë,sepse e verteta gjithmonë eshtë e veshtirë të thuhet nga njerëzit,ndërsa lajkat janë më të lehta,e pra le të themi të vërtetën.Me Bertin njihemi qysh në fëmijërinë e hershme,kur vinte në fshat në vendlindjen e babait të tij(Sasaj-Sarandë).Ne bashkmoshatarët e tij e prisnim me padurim,vinte nga kryeqyteti,sillte diçka të re,emocionet nga djemtë e bordurave të Tiranës,të rrugës së Dibrës, Kavajës, të Kombinatit etj.Sillte një këngë të re,një citat të ri për dashurinë , të cilat ne i shkruanim në blloqet e famshëm 30 - leksh,një pasuri e çmuar e jona dhe e kohës, "interneti" i ditëve tona.E shoqëronim në netët verore,në rrugët me kalldrëm apo plot gure,duke kënduar nga klubi në fund të fshatit e deri tek Mëni në qendër,serenatat bregdetare, duke imituar kështu serenatat e bukura korçare.Prishnim edhe qetësin e njerëzve duke u bërë edhe objekt i ndëshkimit nga ana e prindërve,apo organizatave të masave, që i quanin këto shfaqie të huaja dhe përqafim të artit dekadent borgjezo-revizionist.Karrierën e Bertit e penguan në atë kohë faktor nga më të ndryshmit që ishin prezent në një shoqëri të mbyllur post komuniste si e jona.Por gjithë ky art i ndrydhur,i tkurrur brenda shpirtit të tij do të shpërthente në demokraci dhe do të arrinte majat në moshën e pjekurisë se tij artistike me 25 këngët në dy- cd-të dhe videoklipin e tij më të ri"Luna Rosa''.Dhe kjo nuk mund të ndodhte,veç se në kryeqytetin e kulturës së Greqisë në Selanikun e bukur,falë ndihmës bujare të miqve të tij shqiptarë dhe grekë që kanë bërë të mundur sponsorizimin e këtyre evenimenteve të rëndësishme në jetën e këtij artisti.Jam krenar që një bashkëvendasi im në lëmin e muzikës arrin në nivele të tilla të lakmuara nga çdo artist,mendova se na mungonte si fshat,por ja që kemi një Albert,"Nje sa për njëmijë"sic thotë populli.Muzika,në tërsi,por edhe ajo e Albertit në veçanti është një shumicë tingujsh e radhitur me mjeshtëri nga e cila përftohet një melodi e caktuar.Stili i muzikës të Bertit është i veçantë për sa i përket bukurisë dhe vlerave estetike.Muzika e tij moderne shfaqet me një individualitet dhe origjinalitet të rrallë,ajo vjen e bukur,tërë shkëlqim dhe harlisje,si një formë e ndërgjegjes artistike muzikore që fillon nga muzika e lehtë deri tek modernia.Por çfare është muzika në vetvete,ajo lindi bashkë me njeriun më herët u këndua dhe me vonë u shkrua,duke luajtur një rol të rëndësishëm historik në ruajtjen dhe transmetimin e indetitetit kulturor dhe ngjarjeve të ndryshme të popujve.Nëpërmjet elementëve të muzikës të cilat janë melodia,harmonia,ritmi,artikulacioni,dinamika dhe kualiteti zanor,na vjen edhe Alberti i cili shpreh ndjenjat dhe mendimet e tij mes tekstit dhe tingujve.Përsa thash më lartë është me vend thënia e Konfucit :Prej muzikës lind ajo lloj kënaqësie,pa të cilën qenia njerëzore nuk mund të ekzistojë".Kitara instrumenti me të cilën Berti u dashurua qysh femijë,është një instrument shumë i vjetër muzikor ku mbi origjinën e saj ka shume mendime në rrethet akademike të artit botëror.Kitara bën pjesë në familjen muzikore kordfone dhe është instrumenti kryesor i flamengos,jazz,bluz,rock,pop etj.Kitara për Bertin ishte bërë"Një me të''pjesë e pandashme e trupit të tij e cila e tejkalonte në gjatësi e gjërësi,ishte me të vërtetë një atavizmë krenare në trupin e tij.Në ato vite ,si Berti dhe ne ishim të imët ,por Berti kishte një cilësi të veçantë nga ne,ishte gjigant i emocionit njerëzor.Berti ashtu si emrat e medhenj Chusk Berry dhe Jose Feliciano i dhan jetë nga jeta e tyre instrumentit të kitarës.Këngët e Bertit janë të shumta, më tepër i kushtohen dashurisë, nostalgjisë etj,ato shprehin edhe gjëndjen shpirtërore të autorit si përjetime dhimbje etj.Rritmi i këngëve të tij është adn-ja biologjike për të,notat janë valë me një gjatësi të caktuar,me një amplitudë dhe simetri të përpiktë siv shprehet Claude Debussy: se ..."Muzika është aritmetika e tingujve".Kenget e tij janë si një urë arti që bashkon nota,tinguj,vargje,të shprehura këto në tërësinë e vetë,me pak fjalë,një sintezë e emocionit.Në përfundim i uroj autorit suksese në karrierën e gjatë dhe të bukur të artit.Dëgjimi i këtj videoklipi për mua është një ushqim shpirtëror,ashtu siç është libri një ushqim mendor.

46 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page